U-17: Vllaznia shpallet kampione dimri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2012 | 12:48

U-17: Vllaznia shpallet kampione dimri

Kuqeblutë e mbyllin me “X” në shtëpi
VLLAZNIA-TEUTA 0-0
VLLAZNIA: Harlicaj, Jakaj (Nikaj 41′), Hakaj, Tahiraga, Krymi, Hepaj (Kopliku 59′), Myftia, Shkambi, Çinari, Dyca, Hasani (Rraboshta 70′). Trajner: E.Çaku
TEUTA: Vata, A.Mara, Syziu, Basha, Përlleshi, Myrtollari, Ballgjini, Myrtezani (E.Mara 62′), Bardhi (Hajdini 60′), Gripshi, Qehajaj (Prifti 75′). Trajner: L.Sejdini
GJYQTARË: K.Bajramaj, L.Mema, E.Karaj (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Tahiraga/ Ballgjini

Një javë para përfundimit të fazës së parë, skuadra e paratërinjve shkodranë, e cila drejtohet nga trajnerët Entri Çaku dhe Nefail Zhejani, është shpallur kampione e dimrit. Pavarësisht se nuk ka arritur ta mbyllë me fitore përballjen me Teutën, ekipi shkodran ka përfituar nga hapi fals i ndjekëses më të afërt, Dinamo dhe kësisoj ka ruajtur diferencën në +5 pikë. Takimi i djeshëm ndaj durrsakëve ka përfunduar me rrjeta të paprekura. Edhe pse loja ka qenë e mbizotëruar nga shkodranët, goli mungoi. Sulmuesit krijuan shumë raste shënimi, mirëpo përballë portierit Vata nuk mundën ta dërgonin topin në rrjetë. Teuta nga ana tjetër u mbrojt mirë dhe në disa raste e rrezikoi seriozisht portën vendëse me anë të kundërsulmit. Për trajnerët Çaku dhe Zhejani ky ka qenë takimi i 100-të në drejtim të ekipit U-19. Deri më tani ata kanë koleksionuar 69 fitore, 14 barazime dhe 17 humbje. Që në sezonin e parë Çaku dhe Zhejani e shpallën kampione Vllazninë U-17.
Admir Uruçi

Përmbysje e Partizanit
PARTIZANI – SHKËNDIJA E TIRANËS 2-1
GOLAT: Qordja 63′, 65’/ Ivani 20′
PARTIZANI: Pinari, Lila, Bejtja, Lena, Sulaj, Vata, Vllakaj, Marku, Qordja, Bermeta, Hoda. (U aktivizuan: Shehu, Myslimi, Hasani). Trajner: A.Duro
SHKËNDIJA E TIRANËS: Hoxha, Musli, Biduli, Teqja, Lila, Kalaja, Kadriu, Agolli, Ivani, Drizi, Lokaj. (U aktivizuan: Trebicka, Mema, Brahimllari). Trajner: L.Pinari
GJYQTARË: O.Ferataj, E.Hatiaj, Q.Shehaj (Patos)
KARTONË TË VERDHË: Lila 31′, 82′ (2), Vllakaj 73′, Qordja 45′, Shehu 73’/ Teqja 36′
KARTON I KUQ: Lila 82′

Partizani ka arritur një fitore me përmbysje ndaj Shkëndijës së Tiranës. Pjesa e parë ka përfunduar 0-1 për ekipin e drejtuar nga trajneri Luan Pinari. Megjithatë, Shkëndija nuk ka mundur dot ta ruajë golin e shënuar nga Ivani. Në pjesën e dytë, Qordja ka qenë heroi i të kuqve, teksa ka realizuar dy herë brenda një harku të shkurtër kohor. Në fund Lila i Partizanit u ndëshkua me të kuqe.
Erjon Hamitaj

Tris i Shkëndijës së Durrësit
SHKËNDIJA E DURRËSIT – LAÇI 3-0
GOLAT: Hyka 10′, Xhakoni 18′, Shytermeja 50′
SHKËNDIJA E DURRËSIT: Hoxha, Deliallisi, Llaha, Konduri, Behari, Nexha, Uka, Tufa, Çyrbja, Hyka, Xhakoni. (U aktivizuan: Shytermeja, Vishkulli, Metra). Trajner: A.Domi
LAÇI: Laska, Dika, Bardhi, Trungshi, Thana, Lepuri, Dedgjoni, Mardhoqi, Pjetri, Lika, Hoxhaj. (U aktivizuan: Kalthi, Taçi, Jushi). Trajner: N.Tarazhi
GJYQTARË: E.Hazizaj, E.Begaj, E.Plepi (Fier)
KARTONË TË VERDHË: Hoxhaj, Dika

Tjetër fitore e Shkëndijës së Durrësit në shtëpi, teksa “viktima” e radhës ishte ekipi i Laçit. Gjithçka është siguruar brenda 18 minutave të pjesës së parë, kur shënuan Hyka dhe Xhakoni. Edhe në pjesën e dytë vazhdoi dominimi i skuadrës së shkollës së mesme sportive “Bernardina Qerraxhia”, duke thelluar avantazhin me anë të Shytermesë. Djemtë e Tarazhit pranuan humbjen në Durrës.
Bujar Qesja

Hap fals i Dinamos
DINAMO – LUSHNJA 0-0
GOLAT: s’ka
DINAMO: Xhafaj, Arbana, Jaçe, Mujollari, Bego, Braçaj, Elezi, Arifi, Basha, Rada, Muçmata. (U aktivizuan: Mehaj, Petro, Xhabrahimi). Trajner: Xh.Lloshi
LUSHNJA: Hila, Çela, Liçka, Zaimi, Rrogozi, Dervishi, Gorovelli, Jonuzi, Kapxhiu, Zeqo, Hasalla. Trajner: A.Hysko
GJYQTARË: L.Ziu, E.Mustafaji, A.Bame (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Braçaj/ Rrogozi, Gorovelli, Hasalla
KARTONË TË KUQ: Bego/ Hasalla

Nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola ndeshja mes Dinamos dhe Lushnjës. Skuadra e Xhaferr Lloshit nuk ka qenë në ditën e saj më të mirë, teksa kishte mundësinë t’i afrohej Vllaznisë. Miqtë kanë luajtur me kujdes në mbrojtje, ndërsa blutë nuk kanë qenë të saktë përpara portës. Edhe Lushnja nuk ka qëndruar pasive në sulm, por nga ana tjetër Dinamo ka goditur shtyllën.
Erojn Hamitaj

Besa ngjitet e treta
BESA – ELBASANI 3-1
GOLAT: Rroci 17′, Lushkja 26′, 65’/ Panganika 52′
BESA: Curri, Kashami, Osmani, Arkaxhiu, Kullolli, Gavardari, Muzhaqi, Rroci, Gixho, Kapedani, Lushkja. (U aktivizuan: Qerolli, Teferici). Trajner: Y.Teliti
ELBASANI: Kalemaj, Kasa, Gorica, Suvaria, Beqiri, Mema, Alla, Bërdufi, Veli, Tupi, Stojku. (U aktivizuan: Hasa, Panganika, Kalemi). Trajner: S.Dalipi
GJYQTARË: E.Prifti, F.Greca, N.Sina (Lushnjë)
KARTONË TË VERDHË: Lushkja/ Bërdufi

Besa-Elbasani ka qenë ndër ndeshjet më të bukura të zhvilluara deri më tani në Kavajë për kampionatin e paratërinjve. Falë lojës së fortë dhe aksioneve të bukura të të dy ekipeve, u zhvillua një takim për t’u pasur zili, teksa u shënuan katër gola. Fitorja u buzëqeshi kavajasve, 3-1. Rroci fillimisht dhe më pas Lushkja dy herë shënuan për Besën, e cila tani e shikon veten në vendin e tretë.
Feriz Ferizaj

Gjunjëzohen kryesuesit
BUTRINTI – MAMURRASI 2-0
GOLAT: Stefani 35′, Hysotoçi 38′
BUTRINTI: Kuçi, K.Çipa (Grembi 60′), Sadikaj, J.Çipa, Ahmeti, Hysotoçi, Braculla, Jonuzaj, Stefani (Ahmeti 55′), Hoxha (Dadaj 50′), Mahmutaj (Iljazi 70′). Trajner: L.Risti
MAMURRASI: Gjonaj (Geci 77′), Marlloci, Vocaj, Fetaj, Marku, Maleca, Gjinaj (Filipaj 60′), Aliaj (Lleshi 41′), Marku, Gjoni, Ndreshaj. Trajner: V.Sokoli
GJYQTARË: B.Bejko, E.Nelaj, P.Avdi (Gjirokastër)
KARTONË TË VERDHË: Jonuzaj 60’/ Marlloci 18′

Pas 13 javësh kampionat, më në fund kryesuesit e Mamurrasit kanë humbur. Butrinti bëri një paraqitje të mirë dhe arriti të fitonte 2-0. Për sarandjotët kanë mjaftuar golat e Stefanit në minutën e 35-të dhe të Hysotoçit në minutën e 38-të. Butrinti ka humbur edhe një penallti me anë të Stefanit, i cili goditi traversën dhe topi doli jashtë. Një paraqitje të mirë bëri edhe Mahmutaj.
Gerald Bregu

Olimpiku thyen Kukësin
KUKËSI – OLIMPIKU 3-5
GOLAT: Istrefaj 22′, Lleshi 40′, Sulmata 65’/ Spahiu 10′, 27′, Gjeçi 18′, 60′, Shima 85′
KUKËSI: A.Cengu, Gërmizi, Lleshi, Elezi, Muja, Istrefaj, Cenaj, Sulmata, E.Cengu (Domi 50′), Breçani, Demhasa (Ngjeçi 75′). Trajner: A.Bela
OLIMPIKU: Prençi, Gjalpi, Bushi, Spahiu, Prifti, Reka, Gjeçi, Jakupi, Basha (Reçi 46′, Mano 53′), Grori, Shima. Trajner: I.Qurku
GJYQTARË: I.Myrtja, G.Ramaj, J.Podgorica (Shkodër)
KARTONË TË VERDHË: Prençi 55′, Grori 70′, Jakupi 78′

Paratërinjtë e Kukësit kanë luajtur ndeshjen e parë pa futbollistin Ilirjan Thaçi, i cili u nda nga jeta pikërisht në fushën e futbollit një javë më parë. Bashkëmoshatarët e tij e kanë kujtuar me një minutë heshtje dhe kanë luajtur me shirita të zinj në krah. Megjithatë, Kukësi ka humbur në fushën e vet ndaj Olimpikut. Miqtë kanë qenë superiorë, duke shënuar që në fillim.
Jonuz Hallaçi

Vlonjatët, “poker” ndaj bardhebluve
FLAMURTARI – TIRANA 4-1

GOLAT: Aliaj 10′, Llambro 63′, 65′, Dhrami 67’/ Lleshi 78′
FLAMURTARI: Saliaj, Hoxha, Xhinaj, Velaj, Deliaj, Llambi, Koçani, Dervishaliaj, Livanaj, Dhrami, Aliaj. (U aktivizuan: Gavrani, Memaj, Selami). Trajner: D.Sadedini
TIRANA: Halliu, Muçollari, Llagami, Kapaci, Kasneci, Rada, Doko, Haxhia, Halili, Peçi, Lleshi. (U aktivizuan: Çepa, Jazaj, Lala). Trajner: L.Zengla
GJYQTARË: D.Kasa, Q.Çopa, G.Sulko (Kavajë)

Flamurtari dhe Tirana kanë dhuruar një ndeshje mjaft të bukur dje në kompleksin e sportiv të Pyllit të Sodës. Pavarësisht reshjeve të shiut, lojtarët e të dyja skuadrave kanë sfiduar gjithçka. Në fund rezultati i buzëqeshi Flamurtarit, që fitoi 4- 1. Vlonjatët kaluan të parët në avantazh me anë të Aliajt, i cili do të spikaste në këtë takim. Pjesa e parë përfundoi 1-0. Në 40 minutat e dyta protagonist u bë Llambro për vlonjatët. Ky i fundit arriti të shënonte dy gola të shpejtë, ndërkohë që Dhrami në minutën e 67-të i çoi shifrat në 4-0. Kur pritej të mbyllej takimi, bardheblutë shënuan me anë të Lleshit golin e nderit. Kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme për Flamurtarin, që tashmë e shikon veten në vendin e nëntë, duke lënë pas Tiranën. Gjithsesi, trajneri Sadedini nuk është i kënaqur nga ky pozicion, por skuadra premton shumë dhe në fazën e dytë pritet kthesa në rezultate. Gjatë fazës së parë kuqezinjve u ka munguar vazhdimësia.
Altin Pavllo

Tërbuni nuk fal ndaj Skënderbeut
Tërbuni i Pukës ka arritur një fitore të pastër ndaj Skënderbeut me shifrat 3-0. Skuadra e trajnerit Rudi Piraniqi ka treguar edhe një herë se e meriton të jetë mes 6 ekipeve më të mira të grupmoshës U-17. “Nuk jemi pretendent për vendet e para, por jam i lumtur që po stërvis një grup futbollistësh të talentuar, të cilët premtojnë shumë për të ardhmen”, – është shprehur trajneri Piraniqi për “Panorama Sport”. Ndërkohë, në takimin e djeshëm loja është dominuar nga Tërbuni. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0, teksa shënoi Hasanaj. Në 40 minutat e dyta pukjanët dyfishuan rezultatin me një penallti, e cila u kthye në gol nga Bunga. Për të vulosur fitoren mendoi Çokaj afër fundit. Pas 14 javëve kampionat Tërbuni renditet i teti me 22 pikë.
Ditmir Pema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"