U-17: Vllaznia rikthehet me goleadë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2012 | 12:29

U-17: Vllaznia rikthehet me goleadë

Kuqeblutë, pa mëshirë me ballshiotët
VLLAZNIA – BYLISI 6-0
GOLAT: Shkambi 9′, Kopliku 14′, 29′, Ahmeti 45′, Nikaj 65′, Pashaj 75′ (aut)
VLLAZNIA: Sherri, Rrustemaj, Krymi, Nikaj, Hakaj, Tahiraga (Kolaj 55′), Myftia, Shkambi, Kopliku, Ahmeti, Hasani (Lushaj 41′). Trajner: E.Çaku
BYLISI: Gjikondaj, Anastasi, Pashaj, Hasani, D.Mehmeti, Xhafaj, Prifti, K.Mehmeti (Behari 41′), Fejzaj, Asimetaj (Llanaj 48′), Kollozi (Ferko 50′). Trajner: T.Byzyka
GJYQTARË: A.Pici, E.Hamiti, E.Gjoka (Lezhë)

Pas humbjes një javë më parë ndaj Shkëndijës së Tiranës, dje Vllaznia u është kthyer fitoreve duke mposhtur Bylisin në shtëpi me rezultatin e thellë 6-0. Skuadra e drejtuar nga dyshja Çaku- Zhejani ka aktivizuar në këtë takim një formacion me shumë ndryshime. Sfida ka pasur pak histori, pasi ballshiotët nuk kishin forcën e duhur për të rezistuar. Janë shënuar nga tre gola për secilën pjesë. U deshën vetëm nëntë minuta për të zhbllokuar ndeshjen, teksa Shkëmbi kaloi në avantazh Vllazninë. Më pas Kopliku ka realizuar një dygolësh, duke i çuar shifrat në 3-0. Në pjesën e dytë është Ahmeti që vetëm 5 minuta pas startit të saj ka shënuar edhe golin e katërt. Ndërsa në të 65-tën minutë Nikaj i çon shifrat 5-0. Megjithatë, falë presionit të vazhdueshëm ekipi shkodran ka arritur të shënojë edhe golin e gjashtë. Në fakt ishte një autogol i Pashajit të Bylisit, i cili në përpjekje për të larguar topin nga zona e dërgoi atë në rrjetë.
Admir Uruçi

Dinamo parakalon Teutën
DINAMO – TEUTA 3-0

GOLAT: Arifi 23′, Xhabrahimi 42′, Jaçia 58′
DINAMO: Xhafa, Arbana, Jaçia, Muhollari, Bega, Braçaj, Muçmata, Rada (Dedja 60′), Qato (Nora 66′), Xhabrahimi (Mehja 50′), Arifi. Trajner: Xh.Lloshi
TEUTA: Vata, Mara, Syziu, Myrtollari (Hajdini 53′), Basha, Përlleshi, Ballgjini (Hanxa 47′), Myrtezai, Bardhi, Qehajaj, Gripshi (Mara 52′). Trajner: L.Sejdini
GJYQTARË: R.Muska, E.Morina, M.Shazivari (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Arbana, Mehja/ Syziu

Fitore bindëse e Dinamos në përballjen ndaj Teutës. Skuadra e trajnerit Xhaferr Lloshi ka realizuar tri herë kundër ekipit pretendent nga Durrësi. Arifi, Xhabrahimi dhe Jaçia janë bërë protagonistë për blutë. Miqtë janë munduar të reagojnë, por nuk kanë pasur as fatin me vete. Fitorja e Dinamos ka qenë më se e merituar, pasi tashmë blutë parakalojnë në tabelë Teutën.
Erjon Hamitaj

Tirana bën detyrën
TIRANA – LUSHNJA 2-0
GOLAT: Doko 4′, Halili 32′
TIRANA: Hysalliu, Xhepa, Llagami, Kasneci, Myrtaj, vHaxhia, Doko, Peçi, Halili, Lleshi, Muçollari. (U aktivizuan Hoxhaj, Viali, Jazaj). Trajner: L.Zengla
LUSHNJA: Hila, Çela, Zaimi, Liçka, Dervishi, Zeqo, Junuzi, Ismaili, Gordovelli, Kapexhiu, Hasalla. (U aktivizuan Muça, Sakaj). Trajner: A.Hysko
GJYQTARË: Xh.Mema, L.Koçi, R.Mersinasi (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Xhepa/ Zaimi, Gordovelli

Tirana e ka zgjidhur ndeshjen me Lushnjën që në pjesën e parë. Goli i shpejtë i Dakos dhe më pas i Halilit pa u mbyllur ende 40 minutëshi i kanë dhënë qetësinë e duhur ekipit të Zenglës për të administruar rezultatin deri në fund. Pjesa e dytë ka pasur raste të shumta për shënim nga të dyja skuadrat, por sulmuesit nuk janë treguar të qartë përpara portave. Gjithçka u mbyll 2-0.
Erjon Hamitaj

Zhgënjejnë të kuqtë
POGRADECI – PARTIZANI 3-0
GOLAT: Balli 61′, 74′, Manellari 66′
POGRADECI: Baçi, Hidri, Laraku, Blacëri, Manellari, Hila, Balli, Berberi, Lena, Liçkollari, Fejzollari. (U aktivizuan: Yzellari, Pilinci). Trajner: F.Fetollari
PARTIZANI: Pinari, Bejtja, Lila, Lena, Vata, Shehu, Hoda, Mislimi, Qordja, Marku, Bermela. (U aktivizuan: Ibro, Hasani). Trajner: A.Duro
GJYQTARË: E.Kello, K.Zguro, E.Demiri (Korçë)

Pogradeci ka mposhtur Partizanin në shtëpi, duke marrë një fitore bindëse me rezultatin 3-0. Në fakt, të tre golat janë shënuar në pjesën e dytë. 40 minutat e para ishin të barabarta, por edhe pse nuk munguan rastet për shënim, gol nuk pati. Pogradeci e kërkoi më shumë fitoren dhe zhbllokoi rezultatin me Ballin. Ky i fundit shënoi sërish, ndërsa Manellari vulosi fitoren.
Pëllumb Starova

Në Durrës s’ka fitues
SHKËNDIJA E DURRËSIT – SKËNDERBEU 1-1
GOLAT: Nezha 1’/ Zyfo 45′
SHKËNDIJA E DURRËSIT: Hoxha, Deliallisi, Llana, Konduri, Xhakoni, Nezha, Uka, Tufa, Metra, Behari, Hyka. (U aktivizuan: Çyrbja, Pepa, Salillari). Trajner: A.Domi
SKËNDERBEU: Harti, Zyfo, Koxhaj, Stërmolli, Shabanllari, Kote, Korça, Hoxhaj, Gjançi, Tona, Dajko. (U aktivizuan: Dervishi, Pino, Fejzolli). Trajner: G.Liçi
GJYQTARË: E.Guçi, S.Met’hoxha, F.Greca (Lushnjë)
KARTONË TË VERDHË: Xhakoni/ Shabanllari

Shkëndija e Durrësit dhe Skënderbeu kanë ndarë nga një pikë. Ekipi korçar pati meritën jo vetëm që balancoi epërsinë e rivales së saj durrsake, por me pak vëmendje mund të shpërblehej më shumë. Ndoshta goli i Nezhës mund të jetë më i shpejti i kompeticionit të kësaj grupmoshe, pasi sapo u shkelmua topi, është parë që sfera të pushojë në rrjetë. Për miqtë barazoi Zyfo.
Bujar Qesja

Përmbysje e vlonjatëve
FLAMURTARI – ELBASANI 2-1
GOLAT: Kaçani 30′, Sino 79’/ Bërdufi 20′
FLAMURTARI: Sali, Hoxha, Boni, Velaj, Gjinaj, Deliaj, Kaçani (Zeka 66′), Llambi, Livanaj (Veizi 65′), J.Hysenaj, Dhrami (Dervishaliaj 79′). Trajner: D.Sadedini
ELBASANI: Kalemani, Kora, Suvaria, Garica, Beqiri, Mena, Alla, Bërdufi, Boduri, Topuzi (Hasa 80′) Kalemi. Trajner: S.Dalipi
GJYQTARË: O.Veizaj, E.Hatia, Q.Shehaj (Patos)

Flamurtari ka arritur një fitore me përmbysje ndaj Elbasanit në fushën e vet. Ka qenë një takim që dhuroi shumë emocione, teksa miqtë e nisën më mirë lojën dhe kaluan në avantazh me anë të Bërdufit. Megjithatë, vlonjatët barazuan shpejt me një eurogol të Kaçanit. Në pjesën e dytë Elbasani kishte më shumë raste, por do të ishin sërish vlonjatët që do shënonin, këtë herë me Sinon.
Altin Pavllo

Besa, e papërmbajtshme
BESA – LAÇI 6-0

GOLAT: Lushkja 2′, S.Kapidani 8′, Kashami 15′, Osmani 28′, A.Kapidani 31′, Muzhaqi 62′
BESA: Curri, Kashami, Arkaxhiu, Kullolli, Osmani, S.Kapidani, Gavardari, Muzhaqi, Gixho, Lushkja, A.Kapidani. (U aktivizuan: Teferici, Teliti, Qerolli). Trajner: Y.Teliti
LAÇI: Hoxhaj, Thana, Mardhoci, Dedgjonaj, Laska, Trumi, Dika, Pjetri, Lepuri, Kashnjeti, Lika. (U aktivizuan: Jushi, Taçi, Kalfi). Trajner: N.Tarazhi
GJYQTARË: E.Hazizaj, E.Hidërshaj, Sh.Shehu (Fier)

Diferencat mes Besës e Laçit u konstatuan që në 15 minutat e para, kur verdhezinjtë e vegjël shënuan lehtësisht tre gola. Nga ky moment, këta të fundit e ulën ritmin e lojës, por miqtë nuk patën fuqi të reagonin. Megjithëse me një marsh të ulët, kavajasit shënuan edhe tre gola të tjerë. Protagonistë u bënë Lushkja, S.Kapidani, Kashami, Osmani, A.Kapidani dhe Muzhaqi.
Feriz Ferizaj

Tomori s’fal në shtëpi
TOMORI – BESËLIDHJA 2-1
GOLAT: Vrioni 27′, Selamaj 70’/ Dushku 88′
TOMORI: Shehu, Buba, Selamaj, Karkanjozi, Dodoveci, Vrioni, Gremshi, Rustaj, Elezi, Zhopi, Kule. Trajner: B.Fatia
BESËLIDHJA: Kola, S.Marku, Miria, Kola, A.Marku, Malaj, Dushku, Dedgjonaj, Nikolli, Mosheqaj, Gjini. Trajner: O.Gjurashaj
GJYQTARË: Sh.Balliu, E.Qama, Xh.Olldashi (Poliçan)
KARTONË TË VERDHË: Dodoveci/ Nikolli, S.Marku, A.Marku

Tomori rikthehet te fitorja pas dy humbjeve radhazi. Dje beratasit dominuan kundër Besëlidhjes, teksa goli i parë për ta do të vinte në minutën e 27-të, kur Vrioni kaloi vendësit në avantazh. Skuadra beratase vazhdon të tregojë superioritet edhe gjatë fundit të kësaj pjese, duke kërkuar sërish golin. Megjithatë, goli i dytë erdhi në minutën e 70-të me Selamajn.
Elton Çela

Spektakël i Turbinës
TURBINA – SHKUMBINI 7-0
GOLAT: Gica 14′, 27′, 74′, Halili 21′, Dyrmishi 38′, 70′, Tata 75′
TURBINA: Zuna, Duraku, F.Bilali, Sollaku, Ballkoçi, D.Bilali, Kullolli, Idrizi, Tata, Gica, Halili. (U aktivizuan: Qosja, Dyrmishi). Trajner: F.Bilali
SHKUMBINI: Koni, Kosta, Ballhysa, Gjevori, Korra, Elezi, Gjuzi, Sulkja, Jashari, Gjini, Lluca. Trajner: Ç.Saja
GJYQTARË: G.Kamolli, V.Tola, A.Doce (Pogradec)

Paratërinjtë cërrikas kanë shpartalluar 7-0 Shkumbinin. Sulmuesi Gica bëri një tripletë, ndërsa Dyrmishi realizoi një dopietë. Nga ana tjetër, Halili me Tatën hipotekuan këtë fitore bindëse për ekipin e Bilalit. Në të vetmen mundësi që patën miqtë për të realizuar golin e nderit, Qosja priti penalltinë. Loja u dominua nga vendësit, të cilët synojnë ngjitjen në Superiore këtë sezon.
Vladimir Mema

BUTRINTI – LUFTËTARI 1-2
GOLAT: Dadaj 13’/ Peçi 8′, Reçka 11′
BUTRINTI: Shuli (Kuçi 20′), Grembi, Sadikaj, Çipa, Ahmeti (Iljazi 41′), Braculla, Jonuzaj, Zotaj (Ahmeti 41′), Hysotoçi, Stefani, Dadaj. Trajner: L.Risti
LUFTËTARI: Roko, Matushi, Peçi, Hina, Vasi (Mejdi 45′), Shehu, Puci, Reçka (Mamutaj 71′), Braho (Graçi 78′), Koshi (B.Buxaj 52′), Hyka. Trajner: A.Çulli
GJYQTARË: E.Halo, E.Tafili, B.Nuçellari (Memaliaj)
KARTONË TË VERDHË: Grembi 73′, Sadikaj 80’/ Vasi 43′, Puci 77′, Mejdi 83′

Luftëtari merr një fitore shumë të rëndësishme në Sarandë ndaj Butrintit vendës. Skuadra bluzi shënoi që në fillim dy gola të shpejtë me anë të Peçit dhe Reçkës. Të dy golat erdhën si një pasiguri e portierit Shuli, i cili u zëvendësua në minutën e 20-të me Kuçin. Vendësit shkurtojnë diferencën me anë të Dadajt, i cili me kokë realizoi në minutën e 13-të, por kjo nuk mjaftoi.
Gerlad Bregu

Mamurrasi, pa frena
APOLONIA – MAMURRASI 1-2

GOLAT: Braka 71′ (11-m)/ Gjinaj 24′, Elmazi 36′
APOLONIA: S.Hënza, Nasi, Jakupi, Metohu, Turtulli, Braka, Sulaj, Madini, Çoba, Troka, Majaci. (U aktivizuan: Velo, Hyseni, Sadiku). Trajner: L.Musha
MAMURRASI: Gjonaj, Fetahaj, Vocaj, Sinani, Alla, Idërshaj, Marku, Gjoni, Elmazi, Xh.Marku, Gjinaj. (U aktivizuan: Mardhoci, Nekaj). Trajner: V.Sokoli
GJYQTARË: D.Dosti, G.Halilaj, K.Berberi (Berat)

Mamurrasi kryesues nuk di të ndalet as në Fier, teksa mposht Apoloninë me rezultatin 1-2. Ndeshja ka nisur më mirë për vendësit, që i janë afruar disa herë golit, por mamurrsakët kanë shfrytëzuar mirë dy episode, duke shënuar me Gjinajn dhe Elmazin. Më pas pjesa e dytë ka folur tërësisht për fierakët, të cilët kanë sulmuar gjithë kohës, por shënuan vetëm një gol me Brakën.
Mario Gjika

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"