U-17: Shkëndija nuk fal, ngec Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2013 | 12:40

U-17: Shkëndija nuk fal, ngec Partizani

Përmbysje në dy minuta
DINAMO – SHKËNDIJA E TIRANËS 1-2
GOLAT: Bego 22’/ Jakaj 61′, Lila 63′
DINAMO: Xhafaj, Arbana, Jaçe, Bego, Mujollari, Rada, Arifi, Mehaj, Nora, Zefi, Xhabrahimi. (U aktivizuan: Shkurtaj, Muraku, Marini). Trajner: Xh.Lloshi
SHKËNDIJA E TIRANËS: Merdanaj, Ndreu, V.Mema, Teqja, Kalaja, Lila, K.Mema, Agalliu, Trebicka, Drizi, Ivani. (U aktivizuan: Upe, Mekolli, Jakaj). Trajner:L.Pinari
GJYQTARË: O.Kuka, E.Karaj, A.Subashi (Tiranë)
KARTON I VERDHË: Mehaj

Shkëndija e Tiranës ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Dinamos, duke përmbysur rezultatin në dy minuta. Blutë e vegjël vijojnë të zhgënjejnë, ndërkohë që dje, edhe pse kaluan në avantazh me Begon, u treguan të pafuqishëm për të ruajtur fitoren. Në pjesën e dytë Jakaj dhe Lila shënuan në minutat 61 dhe 63, duke i dhënë tri pikë të çmuara Shkëndijës së Pinarit.
Erjon Hamitaj

Të kuqtë, “KO” në Durrës
SHKËNDIJA E DURRËSIT – PARTIZANI 2-0
GOLAT: Uka 12′, Çyrbja 65′
SHKËNDIJA E DURRËSIT: Hoxha, Nezha, Llalla, Deliallisi, Behari, Metra, Henëza, Vishkulli, Xhakoni, Uka, Shytermja. (U aktivizuan: Cyrbia). Trajner: A.Domi
PARTIZANI: Pinari, Bejtja, Zagani, Bermeta, Zeneli, Hoda, Shehu, Qilimi, Qordja, Hasa, Vllasaj. (U aktivizuan: Vata, Sulaj, Myslymi). Trajner: A.Duro
GJYQTARË: I.Myrtaj, F.Thorja, G.Ramaj (Shkodër)
KARTONË I VERDHË: Behari
KARTON I KUQ: Pinari

Pas barazimit të një jave më parë ndaj kryesuesve të Vllaznisë, Shkëndija e Durrësit regjistroi dje një fitore të pastër ndaj Partizanit. Që në minutën e 12-të vendësit kaluan në avantazh me Ukën. Deri në mbyllje të pjesës së parë të dy ekipet kanë pasur raste të pastra, por nuk shënuan më gola. Në 40- minutëshin e dytë, kur pritej reagimi i Partizanit, Çyrbia dyfishoi shifrat.
Roland Gjini

Tris i bardhebluve
TIRANA – SKËNDERBEU 3-0
GOLAT: Lleshi 25′, Peçi 50′, Jazaj 65′
TIRANA: Hasani, Myrtaj, Llagami, Kasneci, Kokopaçi, Doko, Haxhia, Lleshi, Halili, Jazaj, Peçi. (U aktivizuan: Çupi, Mahmutaj, Oranlliu, Sala). Trajner: L.Sengla
SKËNDERBEU: Harti, Lika, Zyfo, Dajko, Isa, Hoxhaj, Shabanllari, Xhansi, Koxhaj, Fermolli, Xheli. (U aktivizuan: Osmani, Pona, Kote). Trajner: G.Liçi
GJYQTARË: K.Sheko, T.Kasaj, M.Llukmani (Vlorë)
KARTONË TË VERDHË: Halili 22’/ Zyfo 34′, Dajko 60′, Shabanllari 75′

Tirana ka fituar me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Skënderbeut, në një ndeshje ku bardheblutë kanë dominuar. Goli i parë u shënua nga Lleshi në minutën e 25-të. Korçarët u munduan të reagonin, por nuk kishin forcën e duhur. Në pjesën e dytë Tirana është më e qartë në lojën e saj dhe arrin të shënojë dy gola të tjerë, fillimisht me Peçin dhe më pas me Jazajn, që vulosi triumfin.
Erjon Hamitaj

Parakalim i Elbasanit
ELBASANI – TEUTA 3-1
GOLAT: Topuzi 10′, 18′ (11-m), Suvaria 67’/ Mara 32′
ELBASANI: Kalemani, Kasa, Suvaria, Gorica, Beqiri, Bodurri, Bërdufi, Veli, Alla, Topuzi, Mema. (U aktivizuan: Hida, Lleshanaku, Stojku). Trajner: S.Dalipi
TEUTA: Vata, Mara, Syziu, Myrtollari, Qehajaj, Përlleshi, Taullai, G.Myrtollari, Bardhi, Hyka, A.Qehajaj. (U aktivizua edhe Çimka). Trajner: L.Sejdini
GJYQTARË: E.Bastari, M.Shazivari, D.Tomorri (Tiranë)

Paratërinjtë elbasanas kanë mundur 3-1 bashkëmoshatarët e tyre nga Durrësi, duke i kaluar kështu në tabelën e klasifikimit. Ka vendosur një dopietë e Topuzit, si edhe goli i Suvarias për fitoren e verdhebluve. Golin e vetëm për miqtë e realizoi Mara në minutën e 32-të, por që nuk i shërbeu Teutës. Ndeshja ka qenë e ekuilibruar, me verdheblutë që bënë diferencën në rastet që patën.
Vladimir Mema

Rikthehet Flamurtari
FLAMURTARI – TËRBUNI 3-2
GOLAT: Dhrami 28′, 64′, Deliaj 54’/ Çokaj 74′, Fangaj 81′
FLAMURTARI: Rrapaj, Hoxha, Bani, Velaj, Gjinaj, Koçani, Dule, Llambi, Zekaj, Deliaj, Dhrami. (U aktivizuan: Aliaj, Mehmeti, Gavani). Trajner: D.Sadedini
TERBUNI: Aliaj, Vistari, Troshani, Fangaj, Mata, Dani, Gunga, Hasanaj, Smakaj, Çokaj, Kapaklija. Trajner: R.Piraniqi
GJYQTARË: A.Kamberaj, E.Pasha, O.Yzeiri (Patos)

Flamurtari i është rikthyer fitores në kampionat, pas asaj humbjeje të javës së kaluar në Laç. Dje kuqezinjtë e drejtuar nga Dritan Sadedini kanë mposhtur Tërbunin, por jo pa vështirësi. Edhe pse kanë shënuar tre gola me Dhramin dy herë dhe Deliajn një herë, vlonjatët janë befasuar në pjesën e dytë, kur miqtë ngushtuan diferencën në 3-2. Megjithatë, vlonjatët fituan.
Altin Pavllo

Goleadë në Kavajë
BESA – BYLISI 6-0
GOLAT: Krasniqi 5′, Deliu 7′, 22′, 67′, S.Kapidani 36′, 44′
BESA: Veliu, Arkaxhiu, Muzhaqi, Osmani (Rroci 60′), Kashami, Gavardari, S.Kapidani, Gixho (Qerolli 56′), Deliu, Lushkja, Krasniqi. Trajner: Y.Teliti
BYLISI: Gjikondaj, Ferko, E.Zyka, Xhafaj, Hasani, Asimetaj, D.Mehmeti, K.Mehmeti, E.Mehmetaj (Behari 57′), Malaj, O.Zyka. Trajner: T.Byzyka
GJYQTARË: A.Zdrava, E.Sinanaj, E.Shkodrani (Elbasan).

Besa ka mundur thellë Bylisin, duke dominuar në çdo aspekt. Deliu tri herë, S.Kapidani dy herë dhe goli i Krasniqit shkatërruan ekipin nga Ballshi. Organizatori Lushkja dhe sulmuesi Krasniqi bënë diferencën. Ka qenë loja e tyre që nxori në pah vlerat e sulmuesit potent Deliu, i cili shënoi një tripletë. Më shumë se fitorja, mjaft e pëlqyeshme u shfaq loja në tërësi e kavajasve.
Feriz Ferizaj

“Ringjallet” Shkumbini
SHKUMBINI – KUKËSI 2-1
GOLAT: Lluca 17′ (11-m), Ballhysa 33′ (11-m)/ Domi 78′
SHKUMBINI: Rrushi, Kosta, Ballhysa, Gjuzi, Gjini, Elezi, Saja, Jashari, Lluca, Dalliu, Sulkja. Trajner: Ç.Saja
KUKËSI: A.Cengu, Lleshi, Gërmizi, Elezi, E.Cengu, Sulmataj, Breçani, Ngjeçi, Istrefi, Domi, Cenaj. Trajner: A.Bela
GJYQTARË: A.Robo, E.Danaj, E.Gjoni (Elbasan)

Skuadra e paratërinjve të Shkumbinit ka arritur një fitore të merituar përballë Kukësit. Peqinasit e kanë nisur mjaft mirë takimin dhe në pjesën e parë arritën të shënonin dy herë me anë të Llucës dhe Ballhysës, të cilët nuk kanë gabuar nga pika e penalltisë. Pjesa e dytë ka qenë më e ekuilibruar dhe kuksianët kanë shënuar në fund me Domin, por pa arritur dot barazimin.
Fatmir Ahmeti

Ada trondit Turbinën
TURBINA – ADA 1-2
GOLAT: Halili 18’/ Gjergji 52′, Malesija 76′
TURBINA: Zuna, Duraku, Kullolli, Mezini, Sollaku, F.Bilali, Ballkoçi, D.Bilali, Tata, Idrizi, Halili. (U aktivizuan: Qosja, Gica, Haxhia). Trajner: F.Bilali
ADA: Hoxha, Gjergji, Halilaj, Zyle, Kakshi, Mema, Belhuli, Puka, Dibra, Banka, Malesija. (U aktivizuan: Gerdani, Bajraku, Ndou, Kraja). Trajner: A.Xhahysa
GJYQTARË: M.Sino, F.Greca, K.Misa (Lushnjë)

Turbina është mundur minimalisht në shtëpi nga Ada me rezultatin 1-2. Ndonëse fillimisht shënuan vendësit me anë të Halilit në minutën e 18-të, ata nuk ditën të mbrojnë avantazhin dhe në pjesën e dytë miqtë kthyen gjithçka në favor të tyre. Fillimisht realizoi Gjergji dhe katër minuta nga fundi Malesija i dhuroi fitoren Adës. Pavarësisht humbjes, Turbina bëri një lojë të mirë.
Vladimir Mema

Gjonaj nderon lezhjanët
BESËLIDHJA – BUTRINTI 2-1

GOLAT: Mosheqaj 56′, Gjonaj 80’/ Iliazi 70′
BESËLIDHJA: Geci, Kola, Malaj, A.Marku, Zefaj, Prenga, Mosheqaj, Dedgjonaj, Gjonaj, Dushku, G.Marku. (U aktivizuan: Dodaj, Miria). Trajner: O.Gjurashi
BUTRINTI: Kuçi, Grembi, Çipa, Ahmeti, Sadikaj, Zotaj, Braculla, Iliazi, Ahmeti, Stefani, Dadaj. (U aktivizuan: Llambri, E.Hoxha, R.Hoxha). Trajner: L.Risti
GJYQTARË: K.Prenga, E.Çuni, V.Nikolli (Laç)

Besëlidhja ka marrë tri pikë ndaj Butrintit, duke fituar 2-1. Loja që në fillim u kontrollua nga lezhjanët, të cilët sulmuan portën mike, por pa rezultat konkret. Pjesa e dytë ishte edhe më e fortë se e para. Mosheqaj shënon për Besëlidhjen në minutën e 56-të. Pas pësimit të golit, sarandjotët zgjohen dhe barazojnë me Iliazin. Mirëpo, në fund të takimit Gjonaj nderon lezhjanët.
Preng Gjikola

“Poker” i vlonjatëve
VLORA – TOMORI 4-0
GOLAT: Vezi 20′, Zotaj 37′, 65′, Hoxha 75′
VLORA: Sali, Velikaj, Xhaferri, Kapaj, Gjyzeli, Skënderaj, Pllaka, Hoxha, Veizi, Malaj, Matodashi. (U aktivizuan: Vezaj, Guraj, Muka). Trajner: L.Gjondeda
TOMORI: Qypi, Rusataj, Korani, Elezi, Selamaj, Baba, Dragodi, Kuli, Dodorea, K.Hoxha, Sherifi. Trajner: B.Fatia
GJYQTARË: E.Hazizi, Sh.Shehu, A.Konomi (Fier)

Vlora ka arritur një fitore të thellë ndaj Tomorit me rezultatin 4-0. Vendësit e kanë kontrolluar lojën që në fillim. Pjesa e parë u mbyll 2-0 falë golave të Veizit dhe Zotajt. E dyta ishte një fotokopje e së parës. Vendësit, me anë të sulmeve të vazhdueshme, shënuan sërish me Zotajn dhe afër fundit me Hoxhën. Pas këtij triumfi vlonjatët janë ngjitur në vendin e katërt.
Altin Pavllo

Indinjohen te Gramozi: Ekipet nuk na respektojnë
Një irritim tepër i madh ka ndodhur ditën e djeshme në stadiumin “Gramozi”. Shumë prindër të futbollistëve të ekipit U-17, me të drejtë kanë dashur që fëmijët e tyre të tërhiqen përfundimisht nga ekipi, pasi shumica e skuadrave nuk e respektojnë Gramozin, duke mos udhëtuar drejt Ersekës. Kështu ndodhi edhe me Kastriotin e Krujës, që dje nuk u paraqit për të zhvilluar ndeshje. “Jemi të indinjuar, pasi gjatë gjithë fazës së dytë, përveçse një takimi me Apoloninë, nuk kemi mundur t’i shohim fëmijët tanë në fushë. Gramozi po udhëton çdo javë për të luajtur jashtë fushe, ndërsa në Ersekë ekipet nuk e marrin mundimin të vijnë. Edhe pse e dimë që kostoja do të jetë e lartë, pasi fëmijët tanë nuk mund të luajnë më, ne si prindër dhe si qytetarë do t’i kërkojmë FSHF-së që, nëse nuk merren masa për këto ekipe, nuk do t’i lejojmë djemtë tanë të udhëtojnë në asnjë qytet”, – janë shprehur për “Panorama Sport” një grup prindërish. Ndërkohë, trajneri Aliko deklaroi: “Nuk na nevojitet trepikëshi në tavolinë, pasi dëshira jonë dhe e gjithë tifozëve është që të luajmë dhe ta meritojmë fitoren në fushë”.
Koço Lilo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"