U-17: Shkëndija gjunjëzon shkodranët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2013 | 12:56

U-17: Shkëndija gjunjëzon shkodranët

Mjafton goli i Golecit
SHKËNDIJA E TIRANËS – VLLAZNIA 1-0
GOLI: Goleci 15′
Shkëndija e Tiranës: Mehidri, Moqi, Domgjonaj (Ropi 71′), Kastrati, M.Haruni (Jahja 80′), Kaçupaj, Osmanollaj (Noka 66′), Koka, Goleci (Bali 73′), Ivani, Mici (A.Haruni 65′). Trajner: K.Sterjo
VLLAZNIA: Vjerlla, Premçi, Bala, Frangaj, Zeqaj, Kola, Rajçeviç, Dema, Alla (Blinishti 56′), Herri, Velaj (Pusi 64′). Trajner: A.Noga
GJYQTARË: A.Zdrava, E.Danaj, E.Kume (Elbasan)
KARTONË TË VERDHË: Kaçupaj, Goleci, Kastrati/ Zeqaj

Shkëndija e Tiranës dhe Vllaznia kanë zhvilluar një ndeshje të bukur të shtunën në kompleksin e Kamzës. Vendësit fituan minimalisht, falë golit të Golecit në minutën e 15-të, duke hequr qafe një rival direkt në luftën për titull. Tashmë Shkëndija kryeson e vetme, e shkëputur me 5 pikë, teksa ndjekës më të afërt ka skuadrën që përfaqëson shkollën e mjeshtërisë së Durrësit.
Abdulla Dushku

Tirana bën detyrën
TIRANA – OLIMPIKU 3-2
GOLAT: Doka 14′, Morina 21′, Halili 38’/ Avdillari 55′, Shima 74′
TIRANA: Cara, Demaj (Isai 67′), Kuka, Tola (K.Prendi 41′), Nuriu, Joti (Doksani 41′), Koldashi, Doka, Halili, Morina, Sadiku. Trajner: A.Gallo
OLIMPIKU: Novakaj, Kaimi, Gazheli (Mehmeti 56′), Bushi, Daja, Trimi (Malkollari 76′), Baze, Çervanaku, Lekgegaj, Metaj, Bardhi (Avdillari 41′). Trajner: A.Baze
GJYQTARË: M.Shabanaj, E.Kaso, L.Cani (Tiranë)

Tirana ka fituar ndaj Olimpikut, duke zgjidhur gjithçka që në pjesën e parë, ku arriti të shënonte 3 gola. Fillimisht realizoi Albi Doka, më pas Klei Morina dhe Grend Halili. Në pjesën e dytë Olimpiku ka shkëlqyer, sidomos me Avdillarin, që me t’u futur në fushë ka shkurtuar diferencën në 3-1. Më pas do të jetë Aurel Shima, edhe ky i futur në pjesën e dytë që vulosi ndeshjen.
Abdulla Dushku

Teuta fundos Dinamon
DINAMO – TEUTA 0-1
GOLI: Hyka 74′
DINAMO: Xhafaj, Kalemi, Mulaj, Bala, Sina, Nazari (Marinaj 51′), Sino (Hasaj 61′), Gjuzi (Sterkaj 41′, Muraku 57′), Qato, Dreni, Abazaj (Lajthia 70′). Trajner: Xh.Lloshi
TEUTA: Vata, Seferi, Bashhysa, Hajdini (Shala 72′), Ndraxhi, Hoxha, Hyka, Gripshi, Dakoli, Vila (Marra 50′), Trimi (Domi 80′). Trajner: G.Begeja
GJYQTARË: S.Bebja, Xh.Mani, M.Kotherja (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Mulaj, Dreni/ Bashhysa, Gripshi

Një fitore plotësisht e merituar e ekipit durrsak, Teuta, në përballjen me Dinamon. Ka qenë Klajdi Hyka, ai që ka kërcyer mbi portierin dinamovit, duke shënuar një gol të shkëlqyer në minutën e 74-t. Edhe pse dinamovitët e kanë kërkuar golin vazhdimisht me Klinti Qaton, nuk ia kanë dalë mbanë. Nëse Dinamo nuk mundi të shënonte, këtu pa dyshim ka meritë edhe portieri durrsak Vata.
Abdulla Dushku

Shkëndija D., e dyta
SHKËNDIJA E DURRËSIT – PARTIZANI 2-1
GOLAT: Shytermja 59′, Torra 79’/ Balili 80+3′
SHKËNDIJA E DURRËSIT: Gjuzi, Shala, Xhakolli, Pepkolaj (Cërriku 72′), Mustafaj, Uka, Cane, Kutrolli, Frroku, Ajdini, Shytermja (Torra 70′). Trajner: E.Furrxhi
PARTIZANI: Selmani, Rami, Qesari, Hasanaj, Ngjela, Bajrami, Bregu (Qurdedi 66′), Hadaj (Taipi 59′), Vllaca, Mersini (Gjoshi 51′), Lika (Balili 73′). Trajner: N.Çoçlli
GJYQTARË: E.Begaj, A.Konomi, E.Jahaj (Fier)

Vijon ecuria e mirë për 17-vjeçarët e Shkëndijës së Durrësit. Këta të fundit dje mposhtën 2-1 Partizanin. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar dhe me kryeqytetasit që patën raste më të pastra shënimi. Në pjesën e dytë vendësit e shtojnë presionin dhe në minutën e 59-të kalojnë në avantazh me Shytermjan. Reagon Partizani, por ata që shënojnë janë sërish durrsakët me Torrën.
Roland Gjini

Në Kukës nuk ka fitues
KUKËSI – FLAMURTARI 1-1
GOLAT: Demhasa 86’/ Zotaj 89′
KUKËSI: Batusha, Elezi, Duraku, Gjuta, Lleshi, Mici, Elezkurtaj (Onuzi 70′), Domi, Dida, Demhasa, Kotarja. Trajner: A.Bela
FLAMURTARI: Qirko, Çela, Hajdini, Myslimi, Dule, Deliaj, Shkurti (Beqaj 74′), Shehu (Xhaferraj 68′), Lazaj (Selami 78′), Sino, Zotaj. Trajner: G.Mezani
GJYQTARË: E.Hushi, G.Vogli, I.Ujka (Fushë-Krujë)
KARTONË TË VERDHË: Dule, Çela

Pas një loje shumë më të mirë, Kukësi sërish nuk ka arritur të fitojë përballë Flamurtarit. Vendësit kanë shënuar në minutën e 86-të me Demhasën, por kur pritej të mbyllej ndeshja, vlonjatët barazuan me Zotajn. Në minutat shtesë kuksianët e vegjël kanë bërë gjithçka për të shënuar golin e dytë, por ka qenë e pamundur të marrin më shumë se 1 pikë, kjo edhe për meritë të Flamurtarit.
Jonuz Hallaçi

Besa ngec ndaj Laçit
BESA – LAÇI 1-1
GOLAT: Çela 15’/ Mardhoci 79′ BESA: Dajsinani, Shaba, Uku, Brahimaj, Sula, Mërhori, Efica, Metolli, Çela, Bizhdili, Hoxha. (U aktivizuan: Deliu, Shima, Berberi, Gjuzi). Trajner: I.Duro LAÇI: Halili, Mardhoci, Pavliqoti, Jushi, Baboçi, Bushpepa, Lika, Stojani, Doçi, Lika, Gjoni. (U aktivizuan: Haxhiu, Balloshi, Kaçi, Perdoda, Ndoci). Trajner: N.Tarazhi GJYQTARË: J.Metani, K.Gjyli, M.Sadikaj (Durrës) Verdhezinjtë e vegjël kanë humbur dy pikë të arta në fund të takimit. Në minutën e 79-të, nga një pakujdesi, Besa pëson gol dhe lë dy pikë. Ka qenë një lojë mjaft e bukur nga të dy ekipet, ku që në minutën e 15-të Çela kaloi në avantazh Besën. Rastet më të mira i kanë kavajasit, por kur mendohej se ndeshja do të mbyllej 1-0, Mardhoci tronditi Besën, duke barazuar rezultatin.
Feriz Ferizaj

Pogradeci bën surprizën
ELBASANI – POGRADECI 1 -2
GOLAT: Stojku 3’/ Selko 7′, Liçkollari 62′
ELBASANI: Topuzi, File, Cani, Shehi, Panganika, Shabani, Hida, Bullari, Kalemi, Stojku, Peqini. (U aktivizuan: Veli, Kamberi, Meka). Trajner: S.Dalipi
POGRADECI: Baçi, Molla, Yzellari, Laraku, Kozmallari, Mukollari, Kelo, Manellari, Liçkollari, Dervishi, Selko. (U aktivizuan: Laraku, Çekiçi). Trajner: F.Fetollari
GJYQTARË: M.Sina, F.Greca, M.Bitri (Lushnjë)

Paratërinjtë elbasanas janë mundur minimalisht në shtëpi nga bashkëmoshatarët e tyre të Pogradecit. Të parët që kanë kaluar në avantazh, kanë qenë djemtë e Dalipit, teksa Stojku kaloi në avantazh Elbasanin. Mirëpo, katër minuta më pas Selko barazoi shifrat për liqenorët dhe pjesa e parë u mbyll 1-1. Në pjesën e dytë Liçkollari shënoi golin e fitores për Pogradecin.
Vladimir Mema

Apolonia, për turp
APOLONIA – SKËNDERBEU 1-3
GOLAT: Mehmeti 25’/ Velo 16′ (aut), Gjançi 39′, Kote 52′
APOLONIA: Matyçi, Metohu, Velo, Çelaj, Haxhiraj, Sulaj (Troka 61′), Mehmeti, Zeqo (Maloku 67′), Mehmetaj, O.Zeqo, Hëna. Trajner: O.Çuko
SKËNDERBEU: Traulli, Kristi, Fejzullai (Isa 67′), Lika (Myrtezaj 78′), Qeleshi, Haka (Kita 67′), Gjergo (Tona 60′), Zyberi, Osmani, Gjançi, Kote. Trajner: B.Vila
GJYQTARË: E.Tafili, A.Kacorri, E.Halili (Memaliaj)

Apolonia sërish nuk arrin të shfrytëzojë faktorin fushë, duke koleksionuar humbjen e 14-të në shtëpi. Fierakët janë skuadra e vetme e kampionatit që nuk kanë marrë ende pikë. Këtë herë ishte Skënderbeu që mori fitoren ndaj Apolonisë në Fier. Pjesa e parë u mbyll 1-2 për korçarët, teksa Velo shkaktoi fillimisht autogol, ndërsa Mehmeti barazoi. Gjançi dhe Kote nderuan më pas miqtë.
Mikel Mbriçaj

Vendos Kratellari
SHKËNDIJA B. E TIRANËS – BRIAN’S 1-0
GOLI: Kratellari 27′
SHKËNDIJA B. E TIRANËS: Gjonaj, Paraj, Luga, Lamaj (Xhaferraj 41′), Vathi, Bushati, Mala, Haxhiu, Kratellari, Morina, Xhixha. Trajner: Sh.Kumbarçja
BRIAN’S: Geci, Pëllumbi, Bushi, Gjoni, Fetaj, Gjinaj (Dedgjonaj 52′), E.Marku (Nekaj 80′), Smaçi (Lleshi 76′), Xh.Marku, Prodani, Miloti (Gjoka 70′). Trajner: V.Sokoli
GJYQTARË: A.Stolaj, K.Zharkalli, J.Gjata (Tiranë)

Një ndeshje e fortë dhe e baraspeshuar ka qenë ajo ndërmjet Shkëndijës B. të Tiranës dhe Brian’s. Në pjesën e parë skuadra vendëse ka dominuar, duke shënuar edhe golin e vetëm, me anë të talentit Erjon Kratellari. Më tej, çdo gjë ka qenë e barabartë dhe miqtë e kanë kërkuar golin e barazimit, por për meritë të portierit Gjonaj nuk është shënuar në portën e Shkëndijës.
Abdulla Dushku

Vlonjatët bëjnë tris
VLORA – LUFTËTARI 3-0
GOLAT: Tushi 2′, Veizi 25′, 46′
VLORA: Nuraj, Mataj (Taleshi 65′), Qarri (Krytha 78′), Veizi, Muka, Dervishi, Tushi (Veraj 55’), Skënderaj, Mata, Veshaj, Velaj (Aliaj 60’). Trajner: B.Shabani
LUFTËTARI: An.Buxaj, Matushi, Halo (Halilaj 50′), Lengo, Koshi, Puci, Bajo (Ksera 53’), Çela (A.Buxaj 55’), Llavdaniti, Çani, Mahmutaj. Trajner: A.Çulli
GJYQTARË: O.Ferataj, Xh.Gjata, F.Behari (Patos)

Vlora ka mposhtur pastër me rezultatin 3-0 gjirokastritët e Luftëtarit. Që në start 17-vjeçarët vlonjatë kanë kontrolluar totalisht lojën dhe kanë shënuar me Tushin. Pas pësimit të golit, miqtë u munduan që të organizoheshin dhe arritën të rrezikonin, por pa mundur të realizojnë. Sakaq, vendësit janë më konkret në lojën e tyre dhe arrijnë të shënojnë dy gola të tjerë me Veizin.
Altin Pavllo

BURRELI – VLLAZNIMI 1-1
GOLAT: Pasha 60′ (11-m)/ S.Kraja 15′
BURRELI: Koca, Beqiri, Dervishi (Muharremi 41′), Hasa (Canameti 48′), Milkurti, Pasha, Boça (Brahasani 72′), Tanushi, Cevani, Stafasani (Tusha 78′), Gjoni. Trajner: V.Gjoni
VLLAZNIMI: Hila, E.Kraja (Lugjaj 45′), Ura (Lacej 55′), Mema, Bajraku, Bilali (Marku 74′), Syjavei, Behluli, Malësia (Beqiri 88′), S.Kraja, Dallnesi. Trajner: A.Xhahysa
GJYQTARË: V.Nikolli, E.Përleshi, A.Kadiu (Laç)
Dritan Kurti

KASTRIOTI – SKAMPINI 1-4
GOLAT: Kullaj 55’/ Bajrami 5′, Balla 15′, 60′, 72′
KASTRIOTI: Lika, Bakiu, B.Dallaku, Kuka, Caca, Kau (Kullaj 41′), Merlika, Balla, Rusi, L.Dallaku, Çela. Trajner: A.Kuka
SKAMPINI: Qosja, Halili, Leskaj, Sharra, Hoxholli, Dyrmishi, Nushi, Çopja, Bajrami, S.Balla, Marashi. Trajner: A.Skënderi
GJYQTARË: B.Dragusha, D.Gërmusha, I.Myrtja (Shkodër)
Murat Aruçi

SHKODRA – BESËLIDHJA 2-1
GOLAT: Vistaraj 5′, Bungu 49’/ Kasneci 35′
SHKODRA: Zeqiraj, Gjeçaj, Mali, Troshani, Vistaraj, Sadiku, Bandula, Ulndreaj, Çoçja, Kurtaj, Bungu, Trajner: R.Piraniqi
BESËLIDHJA: Lesi, Luka, Kaçaçi, Nikolli, Gazulli, Malaj, Lushaj, Prendi, Gega, Kasneci, Hila. Trajner: O.Gjurashi
GJYQTARË: F.Borova (Shkodër), B.Pjetrushi, F.Pjetrushi (Lezhë)
Admir Uruçi

SHKUMBINI – BUTRINTI 3-0
GOLAT: Çela 5′, Ballhysa 18′ (11-m), Jashari 58′
SHKUMBINI: Zeka, Kosta, Gjevori, Jashari, Ballhysa, Sulkja, Lamkja, Saja, Xho.Çela, Lluca, Qejvani. (U aktivizuan: Cani, Xhu.Lluca, Rrushi). Trajner: A.Bashvogli
BUTRINTI: Zani, Lala, Çipa, M.Piro, Guma, R.Piro, Meta, Zotaj, Pashuni, Hoxha, Koçia. (U aktivizuan: Konomi, Mema, Rexhaj). Trajner: S.Bogdo
GJYQTARË: Q.Çopa, G.Metani, D.Kasa (Kavajë)
Fatmir Ahmeti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"