U-17: Shkëndija e Tiranës nuk di të ndalet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2013 | 11:33

U-17: Shkëndija e Tiranës nuk di të ndalet

Vendosin golat e Korës
TEUTA – SHKËNDIJA E TIRANËS 0-2
GOLAT: Kora 77′, 80+1′
TEUTA: Vata, Bashhysa, Lica, Kalemi, Mitralozi, Ndraxhi, Hoxha, Trimi, Hyka, Gripshi, Vila (Hajdini 55′). Trajner: G.Begeja
SHKËNDIJA E TIRANËS: Mehidri, Moqi (Noka 65′), Domgjonaj, Kastrati, Haruni, Kaçupaj, Osmanllari, Kora, Goleci (Rupi 50′), Ivani, Mici. Trajner: K.Sterjo
GJYQTARË: E.Bodeci, E.Sinanaj, E.Gjoni (Elbasan)
KARTONË TË VERDHË: Lica/ Moqi, Kastrati

Paratërinjtë e Shkëndijës së Tiranës janë të pandalshëm, edhe pse në Durrës morën një fitore shumë të vuajtur përballë Teutës. I gjithë takimi thuajse është luajtur në ekuilibër të plotë, me të dyja ekipet që patën mundësi për shënim. Një mosmarrëveshje e mbrojtjes vendëse tri minuta nga fundi i takimit shfrytëzohet mirë nga Kora. Ky i fundit dyfishon shifrat sërish në limit.
Roland Gjini

Laçi thyen Tiranën
LAÇI – TIRANA 3-2
GOLAT: K.Lika 40′, Jushi 47′, Baboçi 53’/ Koldashi 26′, Joti 61′ (11-m)
LAÇI: Halili, Baboçi, A.Stojani, Jushi, Doçi, K.Lika, Yzeiraj, Gjoni, R.Lika, Balozi, Bushpepa. (U aktivizuan: Përgjoka, Ndoci, Haxhiu, Kaçi). Trajner: N.Tarazhi
TIRANA: Cara, Tole, Omeri, Nuriu, Joti, Prendi, Koldashi, Demaj, Halili, Morina, Doko. (U aktivizuan: Çema, Sadiku, Boravia). Trajner: A.Gallo
GJYQTARË: B.Grepi, A.Vila, K.Cenaj (Durrës)
KARTONË TË VERDHË: K.Lika, Bushpepa, Jushi, Yzeiraj (2);
KARTON I KUQ: Yzeiraj

Paratërinjtë e Laçit kanë marrë tri pikë mjaft të vlefshme ndaj bashkëmoshatarëve të tyre nga Tirana. Bardheblutë arritën të gjenin golin të parët me anë të Koldashit, pas ekzekutimit të një goditjeje dënimi, por Laçi reagoi shpejt, duke barazuar fillimisht me kapitenin Lika. Pjesa e dytë bëhet edhe më e luftuar, por bardhezinjtë realizojnë me Jushin e Baboçin.
Vladimir Prenga

Mjaftojnë katër minuta
OLIMPIKU – PARTIZANI 0-2
GOLAT: Mersini 2′, Bregu 4′
OLIMPIKU: Lushi, Daja, Kaimi, Gjalpi, Bushi, Hoxha (Malkollari 46′), Trimi, Metaj (Sefa 60′), Çervanaku (Shima 66′), Lekgegaj, Mehmeti. Trajner: A.Baze
PARTIZANI: Selimi, Hasanaj, Rami, Ngjela, B.Qurdeci, Bajrami (Taipi 41′), Bregu, Hodaj (R.Qurdedi 67′), Lika, Vllaca (Gjoshi 80′), Mersini. Trajner: N.Çoçlli
GJYQTARË: R.Zeneli, L.Prifti, Sh.Sina (Lushnjë)
KARTONË TË VERDHË: Daja 16’/ Selimi 77′

Të kuqtë kanë marrë një fitore të pastër në fushën e Olimpikut, duke e siguruar atë brenda 4 minutave të para. Kanë qenë dy gola të njëpasnjëshëm, ku fillimisht ka shënuar Rigers Mersini dhe më pas kapiteni i skuadrës, Mario Bregu. Partizani pati mundësi të tjera të shënonte sërish, por traversa dhe portieri Kristi Lushi janë bërë pengesë për ekipin e Çoçllit. Abdulla Dushku

“Poker” i vlonjatëve
FLAMURTARI – ELBASANI 4-1
GOLAT: Zotaj 9′, Sino 30′, 37′, 52’/ Hida 54′
FLAMURTARI: Sali, Hajdini, Myslimi, Zotaj (Bocaj 70′), Shehu, Sino, Deliaj, Dule (Çakërri 73′), Shkurti (Maze 65′), Xhaferraj (Tushi 22′), Lazaj (Beqaj 55′). Trajner: G.Mezani
ELBASANI: Dashi, Panganika, Shehi, Kalemi (Kamberaj 65′), Shabani (File 41′), Stojko, Veli (Karaj 41′), Hida, Hidri (Peqini 41′), Bullari, Cani. Trajner: S.Dalipi
GJYQTARË: O.Grabova, E.Grabova, E.Begaj (Fier)
KARTONË TË VERDHË: Tushi 80’/ Hida 80′

Flamurtari ka fituar thellësisht 4-1 ndaj Elbasanit, në një ndeshje ku spikati Sino, i cili realizoi tre gola. Fillimisht ishte Zotaj që kaloi në avantazh vlonjatët, ndërsa pa u mbyllur ende pjesa e parë, Sino shënoi dy gola të tjerë. Hida shkurtoi diferencën për Elbasanin në 3-1, por më pas Sino preu çdo shpresë të miqve për të dalë me pikë nga transferta e Vlorës.
Altin Pavllo

Skënderbeu nuk fal
SKËNDERBEU – BESA 2-1
GOLAT: Kote 4′, Tona 78’/ Bizhdili 80′
SKËNDERBEU: Dramolli, Qeleshi, Menko, Isa, Zyber, Lika, Make, Tona, Osmani, Gjançi, Kote. (U aktivizuan: Kita, Fejzolli, Myrteza). Trajner: G.Liçi
BESA: Dajsinani, Metolli, Uku, Shaba, Sula, Efica, Merhori, Shima, Bizhdili, Hoxha, Çela. (U aktivizuan: Deliu, Gjuzi) Trajner: I.Duro
GJYQTARË: G.Kamolli, V.Tole, A.Doce (Pogradec)

Skënderbeu arrin të fitojë përballë Besës, duke zhvilluar një lojë të mirë, veçanërisht në pjesën e parë. Që në minutat e para korçarët do të kalojnë në avantazh me anë të Kotes, që mbetet një ndër më të mirët e ekipit dhe inspirues në sulmet bardhekuqe. Një tjetër gol që do t’i japë avantazhin e dyfishtë Skënderbeut erdhi në minutën e 78-të, kur Kote pason për Tonën dhe ky i fundit shënon.
Llazi Saro

Pogradeci bën tris
POGRADECI – APOLONIA 3-1
GOLAT: Liçkollari 4′, 66′, Manellari 33’/ Tomorri 39′
POGRADECI: Baçi, Çollaku, Veizi, Manellari, Liçkollari, Mukollari, Yzellari, Molla, Kozmallari, Kelo, Selko. Trajner: F.Fetollari
APOLONIA: Bala, Metohu, Turtulli, Naçi, Velo, Sulaj, Troka, Lizaj, Mehmeti, Tomorri, Berisha. Trajner: O.Çuko
GJYQTARË: E.Kello, R.Paramoni, K.Zguro (Korçë)

Pogradeci nuk gabon në shtëpi, teksa mund Apoloninë në një lojë bindëse. Liqenorët shënuan dy gola që në pjesën e parë, fillimisht me Liçkollarin dhe më pas me Manellarin. Në fundin e kësaj pjese miqtë shkurtojnë diferencën me Tomorin. Pjesa e dytë foli më tepër për vendësit, që thelluan avantazhin me golin e Liçkollarit, i cili realizoi dy herë në portën e fierakëve.
Pëllumb Starova

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"