U-17: Kampionët bëjnë blof, turpërohet Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2013 | 11:41

U-17: Kampionët bëjnë blof, turpërohet Partizani

Kampionët bëjnë blof
Teuta – Vllaznia 2-1
GOLAT: Gripshi 22′, Mara 39’/ Kabuni 12′
TEUTA: Vata, Mara, Syziu, Myrtezani, Basha, Përlleshi, Myrtollari, Taullai (Hajdini 49′), Bardhi, Hyka (Prifti 74′), Gripshi (Salillari 68′). Trajner: L.Sejdini
VLLAZNIA: Harlicaj, Rustemaj, Tahiraga, Beci, Myftia (Hepaj 45′), Shkambi (Baca 60′), Krymi, Çinari, Dyca, Hasami, Kabuni (Rraboshta 65′). Trajner: E.Çaku
GJYQTARË: D.Kasa, Q.Çopa, G.Metani (Kavajë)
KARTONË TË VERDHË: Taullai, Myrtollari/ Harlicaj

Teuta ka mposhtur dje kampionët e saposhpallur të Vllaznisë. Durrsakët luajtën më mirë përballë një kundërshtari jo shumë të motivuar. Edhe pse vendësit po dominonin në lojë, shkodranët kaluan në avantazh me Kabunin. Teuta nuk u dekurajua nga ky gol, por ushtroi presion dhe barazoi me Gripshin. Në fundin e pjesës së parë, Mara për Teutën shënoi golin e avantazhit dhe të fitores.
Roland Gjini

Turpërohet Partizani
SHKËNDIJA E TIRANËS – PARTIZANI 6-0
GOLAT: Drizi 13′, 36′, 38′, Lila 43′, Ivani 59′, V.Mema 71′
SHKËNDIJA E TIRANËS: Merdanaj, Ndreu, Biduli, Teqja, V.Mema, Lila, K.Mema, Agolli, Kadriu, Ivani, Drizi. (U aktivizuan: Myzyri, Trebicka). Trajner: L.Pinari
PARTIZANI: Pinari, Sulaj, Lila, Zagani, Lena, Vata, Qilimi, Myslimi, Vllacaj (Shehu 41′), Hasa, Qordja. Trajner: A.Duro
GJYQTARË: E.Bastari, E.Mustafaj, J.Gjata (Tiranë)
KARTON I VERDHË: Shehu 54′

Një ndeshje pa objektiv ka qenë ajo ndërmjet Shkëndijës së Tiranës dhe Partizanit, por skuadra e shkollës së mjeshtërisë sportive, “Loro Boriçi” është treguar e pamëshirshme ndaj të kuqve. Ekipi i drejtuar nga Luan Pinari ka shënuar 6 gola. Ka qenë i talentuari Aldo Drizi, i cili me tripletën e tij ka shkëlqyer, si në golat e realizuar, por edhe për anën e tij teknike.
Abdulla Dushku

Tirana thyen vlonjatët
TIRANA – FLAMURTARI 2-0
GOLAT: Salaj 46′, Çema 79′ TIRANA: Hysaliu, Myrtaj, Llagami, Kopaçi, Kasneci, Haxhija, Doko, Lleshi, Mahmutaj, Salaj, Halili. (U aktivizuan: Koldashi, Çema, Çupi). Trajner: L.Sengla
FLAMURTARI: Rrapaj, Gjinaj, Mehmeti, Bani, Hoxhaj, Veliaj, Hysenaj, Veizi, Livanaj, Dervishaliaj, Dhrami. (U aktivizuan: Leka, Myslymi, Laja). Trajner: Sh.Idrizi
GJYQTARË: R.Muska, A.Stojku, J.Andrea (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Myrta, Çema

Tirana ka mposhtur Flamurtarin me rezultatin e pastër 2-0. Ka qenë një ndeshje e bukur, në të cilën vlonjatët kanë rezistuar mjaft. Goli i parë për bardheblutë është shënuar në minutën e 46-të nga Salaj. Loja është ekuilibruar, pasi edhe miqtë patën raste për shënim. Megjithatë, kur po afrohej fundi i takimit, Çema shënoi golin e sigurisë, duke vulosur fitoren e skuadrës së Senglës.
Erjon Hamitaj

Në Elbasan s’ka fitues
ELBASANI – BESA 0-0
GOLAT: S’ka
ELBASANI: Dashi, Kasa, Bërdufi, Gorica, Beqiri, Hida, Mema, Kalemi, Stojku, Topuzi, Mukja. (U aktivizuan: Cani, Shehi). Trajner: S.Dalipi
BESA: Curri, Arkaxhiu, Teferici, Rrogozhina, Osmani, Kapedani, Kapidani, Çela, Rroci, Gixho, Gavardari. (U aktivizuan: Qose, Musa, Gaca). Trajner: Y.Teliti
GJYQTARË: R.Zeneli, M.Sina, L.Prifti (Lushnjë)

Janë ndalur në një barazim pa gola paratërinjtë elbasanas me ata kavajas, në takimin që u luajt dje në kompleksin “Shefqet Lamçja”. Loja ka qenë përgjithësisht e barabartë, por me verdheblutë e Dalipit që kanë shtyrë më shumë përpara, edhe pse nuk kanë arritur dot të realizojnë. Edhe miqtë kanë pasur rastet e tyre, por ashtu si Elbasani u treguan të mefshtë para portës.
Vladimir Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"