U-17: Goleadë e Tiranës dhe Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2013 | 12:22

U-17: Goleadë e Tiranës dhe Dinamos

Bardheblutë shkatërrojnë Elbasanin
TIRANA – ELBASANI 6-0
GOLAT: Halili 4′, Mahmutaj 52′, 54′, Jazaj 56′, Myrta 62′, Sala 79′
TIRANA: Hysali, Myrta, Kopaçi, Llagami, Kasneci, Doko, Haxhia, Lleshi, Jazaj, Halili, Sala. (U aktivizuan: Mahmutaj, Ccema, Llupi). Trajner: L.Sengla
ELBASANI: Dashi, Mukja, Bërdufi, Gorica, Beqiri, Hasa, Mema, Lleshanaku, Stojku, Kalemi, Panganika. (U aktivizuan: Meka, Kamberi). Trajner: S.Dalipi
GJYQTARË: O.Kuka, A.Bame, A.Stojku (Tiranë)

Tirana ka fituar me rezultatin e thellë 6-0 ndaj Elbasanit. Paratërinjtë bardheblu, të drejtuar nga Luan Sengla, kanë shpërthyer në pjesën e dytë, ndërkohë që në 40 minutat e para shënuan vetëm një gol. Që në minutën e 4-t, Halili e ka kaluar në avantazh Tiranën. Pas pësimit të këtij goli, elbasanasit janë zgjuar, duke u munduar të balancojnë lojën. Megjithatë, rezultati nuk ndryshon dhe skuadrat shkojnë në pushim me rezultatin 1- 0 për Tiranën. Fillimi i pjesës së dytë ka qenë i tëri për bardheblutë. Për 4 minuta janë shënuar tre gola të shpejtë, që kanë për autor Mahmutajn dhe Jazajn. I pari arriti të shënonte një dopietë, ndërkohë që Myrat dhe Sala vulosën triumfin e thellë. Miqtë, edhe pse u munduan të shënonin të paktën golin e nderit, nuk ia arritën. Sulmi i Elbasanit ka lënë për të dëshiruar. Pas kësaj fitoreje Tirana përforcoi pozitat në vendin e tretë. Ecuria e bardhebluve gjatë këtij sezoni ka qenë për t’u admiruar.
Erjon Hamitaj

Blutë bëjnë “poker”
DINAMO – LAÇI 4-0
GOLAT: Qato 35′, 47′, Martinaj 68′, Mersini 70′
DINAMO: Halili, Arbana, Nora, Dedja, Mujollari, Qato, Arifi, Braçaj, Elezi, Xhabrahimi, Zefi. (U aktivizuan: Martini, Mersini, Jacce). Trajner: Xh.Lloshi
LAÇI: Hoxha, Pjetri, Dedgjonaj, Tromshi, Lepuri, Ndoka, Mardhoqi, Bardhi, Laska, Thana, Lika. (U aktivizuan: Kalthi, Bushpepa, Jushi). Trajner: N.Tarazhi
GJYQTARË: L.Haxhiu, M.Shabanaj, S.Paja (Tiranë)

Dinamo i rikthehet fitores në kampionat, teksa dje ka mposhtur Laçin me rezultatin 4-0. Në minutën e 35-të Qato realizoi golin e avantazhit, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë dyfishoi shifrat. Më pas, lojtarët e aktivizuar nga stoli, si Martinaj e Mersini, kanë shënuar për të siguruar 3 pikëshin. Në mbrojtje Braçaj është i pakalueshëm, duke fituar çdo dyluftim me lojtarët laçianë.
Erjon Hamitaj

Në Shkodër s’ka fitues
VLLAZNIA – SKËNDERBEU 2-2
GOLAT: Kabuni 55′, 70’/ Dajko 18′, Hoxhaj 28′
VLLAZNIA: Sherri, Nikaj, Jakaj, Gjinaj, Bruçi (Kabuni 50′), Vecaj, Kolaj, Lushaj(Hepaj 45′), Blinishta (Hyseni 60′), Kopliku, Ujkaj. Trajner: E.Çaku
SKËNDERBEU: Marti, Fejzolli, Dajko, Isaj, Lika, Kote, Shabanllari, Gjonçi, Hoxhaj, Stermolli, Osmani. Trajner: G.Liçi
GJYQTARË: K.Vargu, G.Koka, B.Pjetrushi (Lezhë)

Vllaznia është ndalur në Shkodër në një barazim 2-2 me Skënderbeun. Kampionët janë prezantuar në këtë takim me një formacion ndryshe, teksa u është dhënë më shumë hapësirë lojtarëve që kanë qenë në stol gjatë këtij sezoni. Në pjesën e parë korçarët kanë shënuar dy gola të shpejtë me Dajkon dhe Hoxhajn, por shkodranët kanë reaguar me dygolëshin e Kabunit.
Admir Uruçi

Tris i Flamurtarit
FLAMURTARI – PARTIZANI 3-2
GOLAT: Llambro 12′, Dhrami 20′, Zekaj 77’/ Hasa 1′, Qilimi 55′
FLAMURTARI: Rrapaj, Hoxhaj, Veliaj, Gjinaj, Dule, Llambro, Selami, Mehmeti, Zekaj, Deliaj, Dhrami. (U aktivizuan: Aliaj, Gavani). Trajner: D.Sadedini
PARTIZANI: Pinari, Lila, Zogani, Masha, Bejtja, Qyrbja, Hoda, Shehaj, Qilimi, Hasa, Bermeta. (U aktivizuan: Llazi, Çepani). Trajner: A.Duro
GJYQTARË: O.Bedini, Q.Shehaj, F.Dehari (Patos)

Paratërinjtë e Flamurtarit kanë arritur një fitore të merituar përballë Partizanit. Miqtë e kanë nisur më mirë takimin, duke arritur të shënojnë që në start me anë të Hasës. Nuk do të vononte reagimi i vlonjatëve të vegjël, që përmbysën rezultatin brenda 20 minutash, duke realizuar dy herë me anë të Llambros dhe Dhramit. Edhe pjesa e dytë do të ishte fotokopje e asaj të parës.
Altin Pavllo

Bindin pogradecarët
POGRADECI – SHKËNDIJA E TIRANËS 2-1
GOLAT: Berberi 12′, Kelo 34’/ Drizi 17′
POGRADECI: Baci, Blacëri, Liçkollari, Lena, Balla, Laraku, Berberi, Hila, Yzellari, Kelo, Hadri. Trajner: F.Fetollari
SHKËNDIJA E TIRANËS: Merdanaj, Teqja, Mema, Upe, Mushi, Drizi, Kalaja, Lani, Brahimllari, Trebicka, Ivanaj. Trajner: L.Pinari
GJYQTARË: E.Kelo, R.Paramani, K.Zguro (Korçë)

Pogradeci ka fituar në shtëpi ndaj Shkëndijës së Tiranës, duke bindur në lojë. Fillimi ishte i bukur për liqenorët, të cilët me anën të kapitenit Berberi kaluan në avantazh pas një goditjeje standarde. Miqtë nuk vonojnë të barazojnë me Drizin, por Pogradeci reagon menjëherë. Pa u mbyllur pjesa e parë është Kelo që rikthen avantazhin. Më pas vendësit e administruan mirë lojën.
Pëllumb Starova

Teuta fiton derbin
SHKËNDIJA E DURRËSIT – TEUTA 1-2
GOLAT: Behari 26’/ Përlleshi 20′, Hajdini 75′
SHKËNDIJA E DURRËSIT: Hoxha, Nezha, Deliallisi, Llaha, Behari, Xhakoni, Metra, Lika, Vishkulli, Nenza, Shytermja. (U aktivizua: Çyrbia). Trajner: A.Domi
TEUTA: Vata, Mara, Syziu, Myrtollari, Basha, Përlleshi, Myrtezani, Taullai, Bardhi, Hyka, Gripshi. (U aktivizuan: T. Qehajaj, Prifti, Hajdini). Trajner: L.Sejdini
GJYQTARË: B.Qato, B.Grepi, L.Koçi (Durrës)

Teuta arrin të triumfojë në derbin përballë Shkëndijës së Durrësit. Takimi ishte shumë i fortë, me të dy ekipeve që kërkonin të dilnin fitimtar. Pas 20 minutash lojë, Teuta kalon në avantazh me Përlleshin. Mirëpo, Shkëndija i barazon shifrat me Beharin pas 6 minutash. Në pjesën e dytë Teuta shfaqet më e rrezikshme dhe Hajdini shënon golin e fitores për të besuarit e Sejdinit.
Roland Gjini

Gola për të… tërë
OLIMPIKU – KUKËSI 5-4
GOLAT: Reka 10′, Gjeçi 30′, 80′, Shima 35′, Saphiu 73’/ Elezi 20′, Lleshi 33′ (11-m), Ngjeçi 46′, Domi 80′
OLIMPIKU: Prençi, Gjalpi (Gjipali 54′), Bushi (Hakaj 54′), Jakupi, Grori, Prifti, Muçollari (Reçi 60`), Reka, Shima, Spahiu, Gjeçi. Trajner: I.Qyrku
KUKËSI: A.Cengu, Germizi, Muja (Domi 55′, Duraku 81′), Pashaj, Elezi, E.Cengu, Cenaj, Istrefaj (Cena 80′), Lleshi, Ngjeçi, Sulmataj. Trajner: A.Bela
GJYQTARË: A.Zdrava, E.Danaj, E.Shkodrani (Elbasan)
KARTONË TË VERDHË: Shima 32′, Bushi 35′

Një ndeshje mjaft e fortë dhe e bukur me plot gola, ka qenë kjo e paratërinjve të Olimpikut dhe Kukësit. Skuadra e drejtuar nga Irakli Qyrku ka marrë një fitore në limitet e ndeshjes. Kevis Gjeçi i Olimpikut spikati me një dopietë në 9 golat e fiksuar në këtë takim, ndërsa 7 të tjerët u shënuan nga Reka, Shima e Spahiu nga vendasit dhe Elezi, Ngjeçi, Lleshi e Domi për miqtë.
Abdulla Dushku

Besa, vetëm barazim
BESA – LUSHNJA 2-2
GOLAT: Kullolli 22′, Osmani 38’/ Hasalla 34′, Dervishi 58′ BESA: Veliu, Teferici, Rroci, Osmani, Arkaxhiu, Rrogozhina, Gixho, Gavardari, Kapidani, R.Çela, Kullolli. (U aktivizuan: Qerolli, Qose, Muça). Trajner: Y.Teliti
LUSHNJA: Shurdhi, D.Çela, Pepa, Zaimi, Liçka, Dervishi, Gorovelli, Kasapi, K.Çela, Sagajeva, Hasalla. (U aktivizuan: Kadiu, Jonuzi). Trajner: A.Hysko
GJYQTARË: K.Ceko, R.Malaj, T.Kasa (Vlorë)
KARTONËTËVERDHË: Osmani, Qerolli/ Shurdhi, Zaimi

Ka qenë një ndeshje e bukur dhe me emocione ajo midis Besës dhe Lushnjës. Fillimisht verdhezinjtë kaluan në avantazh me Kullollin, por miqtë barazuan me Hasallën. Ky rezultat nxiti Besën, që arriti të kalojë sërish në avantazh me Osmanin. Megjithatë, në pjesën e dytë miqtë barazuan sërish me Dervishin.Pavarësisht përpjekjeve të Besës, rezultati mbeti i njëjtë.
Feriz Ferizaj

Apolonia feston në fund
APOLONIA – KASTRIOTI 3-2
GOLAT: G.Hënza 17′, Majaci 63′, Belliu 72’/ Xhaferri 31′, Vogli 38′
APOLONIA: S.Hënza, E.Braka, Velo, Turtulli, Hyseni, Sulaj, S.Mehmeti, G.Hënza, Majaci, Belliu, Berisha. Trajner: L.Muzha
KASTRIOTI: Reci, Demerxhiu, Alla, Çela, Kau, Xhaferri, Ziti, Tupi, Cani (Tabaku 41′), Keqi, Vogli. Trajner: Sh.Rustemi
GJYQTARË: M.Sino, F.Greca, K.Misa (Lushnjë)

Apolonia ka arritur një fitore të bukur 3-2 ndaj Kastriotit, në ndeshjen e fundit për këtë sezon. Edhe pse kanë qenë në disavantazh në pjesën e parë, bardhejeshilët kanë gjetur forca që ta përmbysin rezultatin. Në pjesën e dytë fierakët shënuan me Majacin dhe Belliun. Pas kësaj fitoreje, Apolonia parakalon Kastriotin, duke i bërë një mbyllje të bukur kampionatit.
Mikel Mbriçaj

Në Lezhë mjafton Dushku
BESËLIDHJA – ADA 1-0
GOLI: Dushku 36′
BESËLIDHJA: Prendi, Dedgjonaj, Mosheqaj, Prenga, Gjonaj, Dedaj, Kola, A.Marku, Dushku, Malaj, Zefaj. (U aktivizuan: Nikolli, Lleshi, G.Marku, Miria, Geci). Trajner: O.Gjurashi
ADA: G.Hoxha, Gjergji, Zyle, Hysejni, M.Hoxha, Vatakani, Ndou, Kërçini, Isufi, Kraja, Banka. (U aktivizuan: Mema, Uka, Malilaj, Puka, Dibra). Trajner: A.Xhahysa
GJYQTARË: L.Jubani, S.Ahmetaj, I.Myrtaj (Shkodër)
KARTONË TË VERDHË: Zefaj 7′, G.Marku 16’/ Hysejni 6′, Isufi 18′, Dibra 51′

Besëlidhja ka mposhtur Adën, teksa i ka mjaftuar një gol i Dushkut. Loja që në fillim u dominua nga vendësit, por edhe miqtë organizuan sulme në drejtim të portës lezhjane. Në minutën e 36-të Besëlidhja bën presion të fortë dhe Dushku nuk fal. Me këtë gol përfundoi fraksioni i parë. Edhe pjesa e dytë ishte e bukur, por munguan golat, ndërkohë që lezhjanët goditën edhe traversën.
Preng Gjikola

Në Ersekë ka zhgënjim
Edhe pse ishte premtuar se ekipi i Turbinës do të udhëtonte drejt Ersekës për të zhvilluar ndeshjen e fundit, dje ka qenë e kotë pritja e futbollistëve të Gramozit. Ka ndodhur kështu, pasi miqtë nga Cërriku nuk kanë mbërritur në Ersekë. Por, ajo çka i shqetëson më shumë drejtuesit dhe sportdashësit kolonjarë, që i ndjekin me interes këta djem të rinj, është fakti se këtë herë në Ersekë nuk ka mbërritur as treshja e gjyqtarëve të takimit. “Mosardhja e tyre është komanduar nga FSHF apo vetë gjyqtarët nuk kanë dashur të udhëtojnë në Ersekë, duke e ditur se këtu për shumë javë ekipet mike nuk mbërrijnë?”, – pyesin të shqetësuar drejtuesit e Gramozit. Në këto kushte duhet ndërhyrja e menjëhershme e FSHF-së, për të gjetur një mënyrë tjetër zhvillimi të kampionatit, pasi gjatë këtij sezoni shumica e skuadrave nuk e ka respektuar.
Koço Lilo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"