U-17: Elbasani ndal Shkëndijën e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2014 | 15:05

U-17: Elbasani ndal Shkëndijën e Tiranës

Barazim dhe spektakël
ELBASANI – SHKËNDIJA E TIRANËS 2-2
GOLAT: Shabani 36′, Veli 49’/ Osmanollaj 24′, Noka 78′
ELBASANI: Dashi, Dushku, Cani, Shehi, Meka, Stojku, Shabani, Bullari, Panganika, Veli, Çela. (U aktivizuan: Avduli, Dalipi, Ruci). Trajner: S.Dalipi
SHKËNDIJA E TIRANËS: Mehidri, Gjergji, Mongjonas, Kastrati, Gjeçi, Golemi, Kallupaj, Osmanollaj, Koka, Ivani, Mici. (U aktivizuan: A.Haruni, M.Haruni, Noka). Trajner: K.Sterjo
GJYQTARË: D.Kasa, H.Lila, Q.Çopa (Kavajë)

Paratërinjtë e Elbasanit dhe ata të Shkëndijës së Tiranës kanë ndarë nga një pikë, teksa ndeshja përfundoi në barazim 2-2. Në një sfidë të hapur dhe me rivalitet, të parët shënojnë miqtë me anë të Osmanollajt në minutën e 24-t, për t’u barazuar më pas shifrat nga Shabani. Në pjesën e dytë ka edhe nga një gol për të dyja ekipet, teksa fillimisht shënon Veli dhe më pas Noka.
Vladimir Mema

Përmbysje e Partizanit
PARTIZANI – FLAMURTARI 2-1
GOLAT: Hoxha 8′, Rami 72’/ Sino 3′
Partizani: Selmani, Ngjela, Myftari, Qesari, Hasanaj, Hoxha, Bregu, Bajramaj, Çema, Vllacaj, Mersini. (U aktivizuan: Gjuzi, Lika, Balili, Taipi, Rami). Trajner: N.Çoçlli
FLAMURTARI: Sali, Beqaj, Shkurti, Myslymi, Dule, Deliaj, Zotaj, Tushi, Sino, Selami, Sadushi. (U aktivizuan: Muçaj, Lazaj). Trajner: G.Mezani
GJYQTARË: E.Kaso, A.Koçiaj, A.Vila (Durrës)
KARTONË TË VERDHË: Rami / Beqaj, Sino

Partizani ka arritur një fitore me përmbysje ndaj Flamurtarit. Falë golit të Ramit të futur si zëvendësues në minutat e fundit, të kuqtë kanë marrë tri pikë të artë, duke qenë tashmë më të qetë në luftën për mbijetesë. Vlonjatët kanë shënuar të parët me Sinon, ndërsa kundërpërgjigja e “demave” ka ardhur 5 minuta më vonë me Hoxhën. Në minutën e 72-të, Rami ka shënuar golin vendimtar.
Erjon Hamitaj

Besa bind në derbi
BESA – TEUTA 3-1
GOLAT: Hoxha 36′ (11-m), Çela 75′, Bizhdili 79’/ Mara 17′
BESA: Dajsinani, Cara, Uka, Shaba, Brahimi, Bizhdili, Gjuzi, Sula, E.Hoxha, Metolli, Çela. (U aktivizuan: Deliu, Habili, Berberi, Shima). (U aktivizuan: Habili, E.Deliu, Shima, Berberi). Trajner: I.Duro
TEUTA: Golike, Bashhysa, Lila, Seferi, Hajdini, Vila, Trimi, G.Hoxha, Gripshi, Mara, Përkeqi. (U aktivizuan: Domi, Shaba, Postija, Xhillari). Trajner: G.Begeja
GJYQTARË: D.Dosti, G.Balliu, K.Berberi (Berat)
KARTON I VERDHË: Seferi

Besa ka fituar derbin e paratërinjve kundër Teutës. Të besuarit e trajnerit Ilir Duro janë kthyer te fitorja pas një loje mjaft të bukur. Në ndeshjen e djeshme ishin miqtë që befasuan në fillim me Marën. Më pas kavajasit e vegjël gjejnë barazimin me Hoxhën nga penalltia. Këmbëngulja vazhdon dhe Besa shënon dy gola mjaft të bukur me Çelën fillimisht, e më pas me Bizhdilin në limit.
Feriz Ferizaj

Dinamo ia del në Fier
APOLONIA – DINAMO 0-2
GOLAT: Dreni 44′, Qato 76′
APOLONIA: Hysaj, Velo, Naçi, Çelaj, Hysi, Dosti, Zeqo, Agalliu, Mehmeti, Berisha, Mehmetaj. (U aktivizuan: Qosja, Tomorri, Hëna). Trajner: O.Çuko
DINAMO: Beka, Bala, Mulaj, Memushi, Sina, Dreni, Sino, Qato, Brezaj, Cervanaku, Harizaj. (U aktivizuan: Shazivari, Xhepa, Abazaj). Trajner: Xh.Lloshi
GJYQTARË: H.Llapra, T.Kasaj, A.Hysesani (Vlorë)

Dinamo merr tri pikë të arta në Fier dhe ruan distancën me ekipet e fundit të tabelës. Apolonia nuk ka mundur të shfrytëzojë faktorin fushë, teksa ka rezistuar vetëm në pjesën e parë. Dreni dhe Qato janë autorët e golave për blutë. Në pjesën e dytë Dinamo krijoi epërsi ndaj Apolonisë dhe në këtë mënyrë arriti të shpërblehej me dy gola. Fierakët janë ende larg pritshmërisë.
Mikel Mbriçaj

Olimpiku bën detyrën
OLIMPIKU – POGRADECI 2-0
GOLAT: Hoxha 17′, Gjalpi 42′ (11-m)
OLIMPIKU: Selgjekaj, Spahiu, Gjalpi, Omeri, Gazheli (Metaj 60′), Shehu (Sefa 41′), Hoxha, Bardhi, Lekgegaj (Gjinaj 57′), Lajthia (Vata 48′), Basha (Daja 71′). Trajner: Sh.Berberi
POGRADECI: Sulollari, Tota (Demiri 51′), Veizi (Çekiçi 62′), Muhollari, Manellari, Izellari, Molla, Kozmallari, Hajrulla (Elezi 71′), Zeka (Dervishi 41′), Shukulli (Çollaku 55′). Trajner: F.Fetollari
GJYQTARË: E.Bajrakurti, B.Pjetrushi, F.Pjetrushi (Lezhë)

Olimpiku ka fituar pastër 2-0 ndaj Pogradecit dhe ka lënë pas dy ekipe në tabelën e klasifikimit. Ekipi i Berberit ia ka dalë edhe pa Aurel Shimën e dëmtuar. Në minutën e 17-të është Alban Hoxha që lëshon një predhë nga rreth 20 metra, duke shënuar golin e avantazhit. Fraksioni i dytë nis me një 11-metërsh. Mateo Gjalpi ekzekuton bukur, duke dyfishuar shifrat për Olimpikun.
Abdulla Dushku

Shkëndija nuk fal
SHKËNDIJA E DURRËSIT – KUKËSI 3-1
GOLAT: Frroku 21′, Shytermja 50′ (11-m), 69’/ A.Germizi 56′
SHKËNDIJA E DURRËSIT: Gjuzi, Perkolaj, Mustafaj, Xhakolli, Shala, Uka, Kutrolli, Ajdini (Përgjoni 75′), Frroku (Ferruku 71′), Troka (Cane 57′), Shytermeja. Trajner: E.Furrxhi
KUKËSI: Batusha, H.Germizi, Lleshi, A.Germizi, Kovaçi (Çekrezi 25′), F.Mica, Domi, Jonuzi, S.Mica, Haxhiu, Brika; Trajner: A.Belaj
GJYQTARË: M.Troka, E.Hasanaj, A.Buzi (Fier)
KARTONË TË VERDHË: Kutrolli, Uka/ A.Germizi
KARTONË TË KUQ: Lleshi, Haxhiu

Shkëndija e Durrësit i është kthyer fitores pas humbjes një javë më parë ndaj Skënderbeut. Ndeshja ka qenë e mbushur me tension, aq sa gjyqtarit Troka i është dashur të nxjerrë dy herë kartonin e kuq. Pjesa e parë mbyllet 1-0 me gol të Frrokut, ndërsa sapo fillon e dyta Shytermeja dyfishon shifrat. 6 minuta më pas kuksianët ngushtojnë në 2-1, por Shytermeja vulos fitoren 3-1.
Roland Gjini

Skënderbeu fiton në Laç
LAÇI – SKËNDERBEU 1-2
GOLAT: Baboçi 63′ (11-m)/ Gjançi 15′, Tona 78′
LAÇI: Halili, Balozi, Jushi, Lika, Yzeiraj, Mërdhoqi, Bushpepa, Gjoni, Stojani, Baboçi, Kashnjeti. (U aktivizuan: Haxhiu, Doçi).Trajner: N.Tarazhi
SKËNDERBEU: Gaqi, Zyberi, Menko, Qeleshi, Lika, Mako, Foto, Gjergo, Kote, Osmani, Gjançi. (U aktivizuan: Isa, Tona, Kita). Trajner: G.Liçi
GJYQTARË: B.Dragusha, J.Podgorica, K.Shemo (Shkodër)
KARTONË TË VERDHË: Mako, Gjançi, Tona

Skënderbeu ka mundur Laçin me rezultatin 1-2, falë një goli të shënuar në fund nga Tona. Miqtë kishin udhëtuar drejt Laçit për të bërë më të mirën dhe këtë e tregojnë që në fillimin e takimit, kur gjejnë rrugën e rrjetës me anë të Gjançit. Ky avantazh ruhet nga miqtë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, Laçi barazon me Baboçin nga penalltia, por Tona në fund u jep fitoren miqve.
Vladimir Prenga

Lushnja, e pandalshme
LUFTËTARI – LUSHNJA 1-3
GOLAT: Çani60’/ Jonuzi37′(11-m), 40′, Kapxhiu75′ (11-m)
LUFTËTARI: Qyrani, Halilaj (Shabani 41′), Hala, Matushi, Lengo (Çela 41′), Llavadaniti, Koshi (A.Buxaj 50′), Puci, Mahmutaj, Bajo (Skënduli 61′), Çani. Trajner: A.Çulli
LUSHNJA: Hila, Dervishi, Çela, Kadiu, Kaja, Zhunga (Xhuneri 78′), Jonuzi (Barolli 79′), Gorovelli, Parangoni (Zdrava 68′), Kapxhiu (Qyka 79′), Kasapi. Trajner: A.Hysko
GJYQTARË: E.Avdi, A.Bello, A.Kacorri (Sarandë)
KARTONË TË VERDHË: Matushi, Hala, Llavdaniti, Mahmutaj/ Kapxhiu 60′.

Lushnja ka dalë me tri pikë të arta nga Gjirokastra. Luftëtari nuk ia ka dalë të marrë qoftë edhe një pikë, pavarësisht lojës së bukur që zhvilloi. Jonuzi dy herë dhe Kapxhiu një herë kanë qenë protagonistë për miqtë. Dy gola janë shënuar me penallti, ndërsa për Luftëtarin realizoi Çani. Pas kësaj humbje, bluzinjtë pozicionohen në vendin e fundit, ndërsa Lushnja në krye.
Tomorr Shehu

Tomori thyen Vlorën
TOMORI – VLORA 3-2
GOLAT: Pupa 22′, Dragoti 43′, Ramadani 51’/ Veizi 11′, 28′
TOMORI: Çela, Xherimeja, Myrtaj, Sherifi, Hoxha, Papa, Dragoti, Shinko, Ajdinaj, Ramadani, Pupa. (U aktivizuan: Lamaj, Dobra, Shulla). Trajner: S.Dule
VLORA: Nuraj, Dervishi, Jazaj, Tahiri, Azizaj, Mataj, Veraj, Velaj, Qarri, Majallia, Veizi. (U aktivizuan: Jaso, Sina). Trajner: L.Gjondeda
GJYQTARË: O.Yzeiraj, Xh.Gjata, F.Behari (Patos)
KARTONË TË VERDHË: Tahiri 13′, Jazaj 53′

Tomori ka arritur të fitojë me përmbysje përballë ekipit të Vlorës. Djemtë e drejtuar nga Santiljano Dulaj janë gjetur në disavantazh dy herë gjatë pjesës së parë, pas golave të Veizit. Mirëpo, Pupa ka shkurtuar diferencën në 2-1. Me fillimin e pjesës së dytë beratasit do të shënojnë me Dragotin, ndërsa golin e fitores do ta realizojë Enea Ramadani në minutën e 51-të.
Bojken Dalipaj

Haxhiu vendos
SKAMPINI – SHKËNDIJA B. E TIRANËS 0-1
GOLI: Haxhiu 23′
SKAMPINI: Popja, Qosja, Leskaj, Sharra, Dyrmishi, Xhaja, Haxhia, Halili, Hyseni, Marashi, Çopja. (U aktivizuan: Bajrami, Tatoshi). Trajner: A.Skënderi
SHKËNDIJA B. E TIRANËS: Gjonaj, Lamaj, Xhaferaj, Hamati, Vathi, Kratellari, Boshati, Luga, Haxhiu, Morina, Xhixha. (U aktivizua: Çomo). Trajner: Sh.Kumbarçe
GJYQTARË: M.Sina, K.Miska, J.Sulko (Lushnjë)

Shkëndija B. e Tiranës për paratërinj ka mundur Skampinin në transfertë 1-0. Ka mjaftuar një gol i Haxhiut në minutën e 23-të për të vulosur shifrat. Ndonëse vendësit janë përpjekur për të gjetur golin e barazimit, nuk ia kanë arritur dot. Në përgjithësi ka qenë një lojë e barabartë për të dyja kampet, ku nuk munguan rastet për shënim, por sulmuesit gabuan shumë përpara portës.
Vladimir Mema

Butrinti i falet Gumës
BUTRINTI – ALBPETROLI 1-0
GOLI: Guma 62′
BUTRINTI: Zani, Lala, Guma, Meta, R.Piro (M.Piro 70′) Xarba, Konomi, Hoxha, Zotaj (Tusha 65′), Pashuni, Muçaj (Rexhaj 60′). Trajner: S.Bogdo
ALBPETROLI: Gjikondaj, Ferko, D.Mehmeti, Hoxha, Asimetaj, K.Mehmeti, Hyka (Lapshi 41′), Zyka, Fasko (Sulaj 46′), Zjaçja, Saliaj. Trajner: E.Yzeiri
GJYQTARË: K.Hoxha, G.Aliko, M.Bejko (Gjirokastër)
KARTON I VERDHË: Saliaj

Sarandjotët marrin tri pikë me meritë në përballjen me Albpetrolin. Butrinti e kërkoi golin që në fillim të takimit, por edhe miqtë nuk ndenjën pas, teksa organizuan disa sulme të rrezikshme. Në pjesën e dytë, falë edhe skemës sulmuese 4-3- 3, sarandjotët realizuan me kapitenin Guma. Deri në fund Butrinti administron mirë rezultatin dhe ndeshja mbyllet 1-0.
Gerlad Bregu

BRIAN’S – SHKODRA 2-1
GOLAT: Feta: 20′, 65’/ Kurtaj 30′
BRIAN’S: Geci, Gjoni, Kushi, Ndoi, Feta, Marku, Smaçi, Pjetri, Pema, Zogaj, Ndoka. (U aktivizuan: Miloti, Gjinaj); Trajner: Gj.Filipi
SHKODRA: Visaraj, Çoçaj, Toma, Kazani, Ndreaj, Kurtaj, Berlokaj, Gjegjaj, Bulka, Hoxhaj, Lulashi. Trajner: R.Piraniqi
GJYQTARË: K.Prenga, E.Çuni, E.Perloshi (Laç)
Preng Gjikola

Barazim dhe spektakël
ELBASANI – SHKËNDIJA E TIRANËS 2-2
GOLAT: Shabani 36′, Veli 49’/ Osmanollaj 24′, Noka 78′
ELBASANI: Dashi, Dushku, Cani, Shehi, Meka, Stojku, Shabani, Bullari, Panganika, Veli, Çela. (U aktivizuan: Avduli, Dalipi, Ruci). Trajner: S.Dalipi
SHKËNDIJA E TIRANËS: Mehidri, Gjergji, Mongjonas, Kastrati, Gjeçi, Golemi, Kallupaj, Osmanollaj, Koka, Ivani, Mici. (U aktivizuan: A.Haruni, M.Haruni, Noka). Trajner: K.Sterjo
GJYQTARË: D.Kasa, H.Lila, Q.Çopa (Kavajë)

Paratërinjtë e Elbasanit dhe ata të Shkëndijës së Tiranës kanë ndarë nga një pikë, teksa ndeshja përfundoi në barazim 2-2. Në një sfidë të hapur dhe me rivalitet, të parët shënojnë miqtë me anë të Osmanollajt në minutën e 24-t, për t’u barazuar më pas shifrat nga Shabani. Në pjesën e dytë ka edhe nga një gol për të dyja ekipet, teksa fillimisht shënon Veli dhe më pas Noka.
Vladimir Mema

Përmbysje e Partizanit
PARTIZANI – FLAMURTARI 2-1
GOLAT: Hoxha 8′, Rami 72’/ Sino 3′
Partizani: Selmani, Ngjela, Myftari, Qesari, Hasanaj, Hoxha, Bregu, Bajramaj, Çema, Vllacaj, Mersini. (U aktivizuan: Gjuzi, Lika, Balili, Taipi, Rami). Trajner: N.Çoçlli
FLAMURTARI: Sali, Beqaj, Shkurti, Myslymi, Dule, Deliaj, Zotaj, Tushi, Sino, Selami, Sadushi. (U aktivizuan: Muçaj, Lazaj). Trajner: G.Mezani
GJYQTARË: E.Kaso, A.Koçiaj, A.Vila (Durrës)
KARTONË TË VERDHË: Rami / Beqaj, Sino

Partizani ka arritur një fitore me përmbysje ndaj Flamurtarit. Falë golit të Ramit të futur si zëvendësues në minutat e fundit, të kuqtë kanë marrë tri pikë të artë, duke qenë tashmë më të qetë në luftën për mbijetesë. Vlonjatët kanë shënuar të parët me Sinon, ndërsa kundërpërgjigja e “demave” ka ardhur 5 minuta më vonë me Hoxhën. Në minutën e 72-të, Rami ka shënuar golin vendimtar.
Erjon Hamitaj

Besa bind në derbi
BESA – TEUTA 3-1
GOLAT: Hoxha 36′ (11-m), Çela 75′, Bizhdili 79’/ Mara 17′
BESA: Dajsinani, Cara, Uka, Shaba, Brahimi, Bizhdili, Gjuzi, Sula, E.Hoxha, Metolli, Çela. (U aktivizuan: Deliu, Habili, Berberi, Shima). (U aktivizuan: Habili, E.Deliu, Shima, Berberi). Trajner: I.Duro
TEUTA: Golike, Bashhysa, Lila, Seferi, Hajdini, Vila, Trimi, G.Hoxha, Gripshi, Mara, Përkeqi. (U aktivizuan: Domi, Shaba, Postija, Xhillari). Trajner: G.Begeja
GJYQTARË: D.Dosti, G.Balliu, K.Berberi (Berat)
KARTON I VERDHË: Seferi

Besa ka fituar derbin e paratërinjve kundër Teutës. Të besuarit e trajnerit Ilir Duro janë kthyer te fitorja pas një loje mjaft të bukur. Në ndeshjen e djeshme ishin miqtë që befasuan në fillim me Marën. Më pas kavajasit e vegjël gjejnë barazimin me Hoxhën nga penalltia. Këmbëngulja vazhdon dhe Besa shënon dy gola mjaft të bukur me Çelën fillimisht, e më pas me Bizhdilin në limit.
Feriz Ferizaj

VLLAZNIMI – BESËLIDHJA 3-2
GOLAT: Kakini 9′, 74′ (11-m), Dallnezi 36’/ Hila 19′, Gega 22′
VLLAZNIMI: Hila, G.Kraja, Bajraku, Kakini, Gerdani, S.Kraja, Dallnezi, Dibra, Gogla, Lugjaj, Smakaj. (U aktivizuan: Peroviç, Marku, Laçaj, Mema, Beqi). Trajner: A.Xhahysa
BESËLIDHJA: Prendi, Kasneci, Malaj, Kaçaçi, Gazulli, Nikolli, Gega, Prendi, Luka, Lushaj, Hila. Trajner: O.Gjurashaj GJYQTARË: E.Hushi, I.Ujka, G.Vogli (Fushë-Krujë)
Admir Uruçi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"