U-17: Dhunë në Elbasan, goditet arbitri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2013 | 12:11

U-17: Dhunë në Elbasan, goditet arbitri

SKAMPINI – BURRELI 3-0
(e ndërprerë në minutën e 41-të)
GOLAT: Halili 9′ (11-m), Hushi 20′, Tafa 27′
SKAMPINI: Popa, Leskaj, Halili, Sharra, Dyrmishi, Hoxholli, Çopja, Hushi, Xhafa, Haxhia, Balla. (U aktivizua: Tafa). Trajner: A.Skënderi
BURRELI: Koça, Beqiri, Dervishi, Milkurti, Hasa, Pasha, Boça, Tanushi, Stafasani, Gjonaj, Canameti. Trajner: V.Gjonaj
GJYQTARË: E.Alliaj, F.Behari, Xh.Gjata (Patos)
KARTONË TË KUQ: P.Gjonaj 41′, Hasa 41′

Rikthehet dhuna në kampionatin e moshave. Ndeshja Skampini-Burreli, e vlefshme për kampionatin e Kategorisë së Parë për paratërinj, nuk ka arritur të mbyllet me kohën e rregullt, pasi është ndërprerë nga gjyqtari në minutën e parë të pjesës së dytë. Goditjet ndaj anësorit Behari dhe kryesorit Alliaj nga ana e futbollistëve miq kanë sjellë edhe këtë pasojë, që mund t’i kushtojë vërtet shumë skuadrës matjane. Gjatë gjithë kohës miqtë kontestonin gjykimin dhe lëshonin fyerje ndaj tyre, aq sa në minutën e 27-të të pjesës së parë trajneri Vladimir Gjoni përjashtohet me karton të kuq dhe del nga pankina. Me të filluar 45-minutëshi i dytë lojtarët matjanë kapen që në aksionin e parë me anësorin Behari, ku nuk mungojnë fyerjet. Lojtarët shkojnë drejt tij për ta goditur dhe ia kanë arritur qëllimit. Këtu ndërhyn kryesori për të qetësuar situatën dhe ndëshkon direkt dy lojtarë miq me kartonë të kuq, pikërisht P.Gjonajn dhe Hasën. Duke parë se situata nuk po qetësohej, gjyqtari ndërpret përfundimisht ndeshjen, ndërkohë që lojtarët miq nxirren me polici nga fusha, pasi nuk donin ta linin takimin në mes. Për sa i përket lojës së zhvilluar në 40 minutat e para, ajo u dominua tërësisht nga vendësit, që shënuan tri herë me Halilin, Hushin dhe Tafën.
VLADIMIR MEMA

Derbi nuk ka fitues
PARTIZANI – TIRANA 1-1
GOLAT: Gjoshi 62’/ Koldashi 69′ (11-m)
PARTIZANI: Selmani, Rami, Hasanaj, Qesari, Ngjela (Qurdedi 64′), Bajrami, Bregu (Shehu 70′), Hadaj (Taipi 60′), Lika (Gjoshi 56′), Mersini (Balili 66′), Vllaca. Trajner: N.Çoçlli
TIRANA: Cara, Kuka, Bajo, Nuri, Koldashi, K.Prendi (Sadiku 61′), Joti (Hoxhaj 55′), Dema, Doka, Halili (L.Prendi 52′), Morina (Çema 46′). Trajner: A.Gallo
GJYQTARË: E.Kotomelo, A.Meçani, M.Kotherja (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Hadaj, Hasanaj, Qesari

Në derbin kryeqytetas të paratërinjve ndërmjet të kuqve të Partizanit dhe bardhebluve të Tiranës nuk pati fitues. Edhe pse ka pasur një epërsi të lehtë ekipi i kuq, rastet kanë qenë më të shumta dhe më të rrezikshme për Tiranën. Gjithsesi, goli i parë u shënua nga Gjoshi për Partizanin, por në minutën e 69-të Koldashi ktheu në gol një penallti, duke barazuar rezultatin.
Abdulla Dushku

Shkëndija bie në Vlorë
FLAMURTARI – SHKËNDIJA E TIRANËS 4-1
GOLAT: Sino 17′, 60′ (11-m), Shehu 68′, 79’/ Noka 60 (11-m)
FLAMURTARI: Qirko, Xhaferri, Hajdini, Myslymi, Dule, Deliu, Shehu, Sino, Shkurti, Selami, Zotaj. (U aktivizuan: Lazaj, Tushaj, Bolaj.) Trajner: G.Mezani
SHKËNDIJA E TIRANËS: Mehidri, Moqi, Kastrati, Domgjonaj, M.Haruni, Osmonallaj, Koka, A.Haruni, Selmani, Mici, Ivani. (U aktivizuan: Noka, Goleci, Tafa). Trajner: K.Strejo
GJYQTARË: A.Buzi, H.Troka, G.Hajno (Patos)

Flamurtari ka shkatërruar Shkëndijën e Tiranës, duke i shkaktuar një humbje të thellë 4-1 në ndeshjen e fundit të fazës së parë. Vlonjatët kanë qenë në një ditë të shkëlqyer, teksa spikatën Sino e Shehu, të cilët shënuan nga dy gola. Golin e nderit për miqtë e realizoi Noka me penallti. Gjithsesi, përtej kësaj humbjeje, Shkëndija e Tiranës ruan kryesimin dhe shpallet kampion dimri.
Altin Pavllo

Dinamo bën surprizën
VLLAZNIA – DINAMO 0-1
GOLAT: Qato 79′
VLLAZNIA: Vjerdha, Kukaj, Frangaj, Balaj, Zogaj, Blinishta, Rajçeviç, Mujaxhi, Dema, Hebaj, Vecaj. (U aktivizuan: Kaçubeli, Pusi). Trajner: A.Noga
DINAMO: Xhafaj, Bala, Muhaj, Pojaku, Kalemi, Nazari, Abazaj, Simo, Qato, Dreni, Marinaj. (U aktivizuan: Sterkaj, Lajthija, Muraku). Trajner: I.Binjaku
GJYQTARË: F.Pjetrushi, A.Pici, B.Pjetrushi (Lezhë)

Vllaznia ka humbur minimalisht 0-1 ndaj Dinamos, me një gol të shënuar në fund nga Qato. Një humbje disi e papritur për kuqeblutë, të cilët kanë paraqitur një lojë të mirë, sidomos në pjesën e dytë. Në 40 minutat e para miqtë nga kryeqyteti kanë qenë më shumë pranë zonës vendëse dhe në dy momente kanë tronditur edhe shtyllën me anë të Qatos dhe të Marinajt.
Admir Uruçi

Stojku nderon Elbasanin
SKËNDERBEU – ELBASANI 0-1
GOLAT: Stojku 56′
SKËNDERBEU: Dramolli, Qeleshi, Menko, Isa, Zyber, Lika, Make, Tona, Osmani, Gjançi, Kote. (U aktivizuan: Kita, Fejzolli, Myrteza). Trajner: G.Liçi
ELBASANI: Topuzi, File, Cani, Shehi, Panganika, Shabani, Hida, Bullari, Kalemi, Stojku, Peqini. (U aktivizuan: Veli, Kamberi, Meka). Trajner: S.Dalipi
GJYQTARË: G.Kamolli, V.Tole, A.Doçe (Pogradec)

Skënderbeu mposhtet nga Elbasani në një ndeshje ku ka shpërdoruar shumë. Loja shfaqi plot raste, sidomos gjatë pjesës së parë, ku korçarët e dominuan atë. Në pjesën e dytë vendësit ndëshkohen në minutën e 56-të me anë të Stojkut. Më pas Skënderbeu nuk gjen forca të reagojë për të kthyer rezultatin. Kështu verdheblutë largohen me tri pikë të rëndësishme nga Korça.
Llazi Saro

Në Durrës s’ka… gola
TEUTA – SHKËNDIJA E DURRËSIT 0-0
GOLAT: S’ka
TEUTA: Vata, Seferi, Hajdini, Bashkhasa, Lila, Ndraxhi, Vila, Hoxha, Trimi, Mara, Hykaj. Trajner: G.Begeja
SHKËNDIJA E DURRËSIT: Gjuzi, Frroku, Xhakalli, Pepkolaj, Mustafaj, Uka, Cane, Torra, Kutrolli, Ajdini, Shytermeja. Trajner: E.Furrxhi
GJYQTARË: A.Merdanaj, K.Kasaj, B.Seferi (Kavajë)

Përballja mes Teutës dhe Shkëndijës së Tiranës është mbyllur me rrjeta të paprekura. Teknikët respektivë, Begeja për Teutën dhe Furrxhiu për Shkëndijën, kishin hedhur në fushë formacionet më të mira, por loja mjaft e fortë nuk ka lejuar që të dalë asnjë fitimtar. Skuadrat do të krijonin rastet e tyre për shënim, por finalizimi nuk ishte i duhuri. Meritë këtu kanë edhe portierët.
Leonidha Musaj

Poker i kavajasve
OLIMPIKU – BESA 1-4
GOLAT: Baze 15′ (11-m)/ Çela 6′, 65′, Hoxha 27′, Habilaj 80′
OLIMPIKU: Novakaj, Kaimi, Trimi (Malkollari 41′), Bushi, Daja, Baze, Metaj (Rami 67′), Curri, Sefa, Avdillari, Lekgegaj (Vata 41′). Trajner: A.Baze
BESA: Dajsinani, Shaba, Uku, Brahimaj, Efica (Gjuzi 66′), Hoxha, (Habilaj 67′), Mërhori, Deliu, Bizhdili, Çela (Shima 78′), Sula (Berberi 41′). Trajner: I.Duro
GJYQTARË: A.Stolaj, A.Subashi, E.Faja (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Baze, Bushi, Daja

Skuadra kavajase ka mposhtur Olimpikun në transfertë me rezultatin 4-1. Vendësit kanë qenë në një ditë mjaft të errët, ndërsa futbollistët kavajas kanë shënuar katër gola. Që në minutën e 6- të Çela kaloi në avantazh Besën. Ky i fundit u bë sërish protagonist në pjesën e dytë, ndërsa Hoxha dhe Habilaj vulosën fitoren. Për Olimpikun shënoi Baze me penallti.
Abdulla Dushku

LAÇI – APOLONIA 3-1
GOLAT: Bushpepa 60′, Jushi 62′, 77’/ Berisha 26′
LAÇI: Halili, Yzeiraj, Jushi, Gjoni, Mërdhoqi, Baboçi, Doçi, Stojani, K.Lika, Bushpepa, R.Lika. (U aktivizuan: Përgjoka, M.Stojani, Preçi, Haxhiu, Kaçi). Trajner: N.Tarazhi
APOLONIA: Balo, Haxhiraj, Lizaj, Metohu, Velo, Troka, Mehmemti, Mehmetaj, Zeqo, Berisha, Hëna. (U aktivizuan: Tomorri, Hysi, Gashi, Dosti). Trajner: O.Çuko
GJYQTARË: B.Qato, L.Koçi, S.Guzja (Durrës)
Vladimir Prenga

POGRADECI – KUKËSI 2-0
GOLAT: Liçkollari 27′, Manellari 63′
POGRADECI: Baçi, Tota, Çollaku, Mukollari, Kelo, Manellari, Liçkollari, Yzellari, Laraku, Veizi, Selko. Trajner: F.Fetollari
KUKËSI: Batusha, Lleshi, Elezaj, Haxhiu, Mici, Domi, Matmuja, Gallazaj, Duraku, Petku, Demhasa. Trajner: A.Belaj
GJYQTARË: A.Zdrava, E.Gjoni, U.Korra (Elbasan)
Pëllumb Starova

TOMORI – ALBPETROLI 2-1
GOLAT: Dragoti 45′ (11-m), 70′ (11-m)/ Hyka 37′
TOMORI: Çela, Koroni, Sherifi, Xherimeja, Myrtaj (Papa 54′), Dragoti, Ferra, Ajdinaj, Shinko, Drabo, Ramadani. Trajner: S.Dule
ALBPETROLI: Gjikondaj, Saliaj, Mehmeti, Ferko, Mici, Xhafaj, Lapshi (Lakrori 48′), Asimetaj, Hyka, Luzi, Zyka. Trajner: E.Yzeiri
GJYQTARË: M.Dyrmishi, G.Çela, K.Hitollari (Poliçan)
KARTONË TË VERDHË: Xherimeja, Zyka, Mici, Lakrori
Bojken Dalipaj

KASTRIOTI – SHKODRA 0-1
GOLAT: Vistalaj 78′
KASTRIOTI: Lika, B.Dollaku, Kuka, L.Dollaku, Balla, Merlika, Kullaj, Bakiu, Ruçi, Caca. Trajner: A.Kuka
SHKODRA: S.Kurtaj, Vistalaj, Troshani, Hoxhaj, Sadiku, Sakilaj, Bandula, Gjeçaj, A.Kurtaj, Çoçja, Zeqiraj. Trajner: R.Piraniqi
GJYQTARË: R.Zeneli, L.Prifti, M.Sina (Durrës)
Murat Aruçi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"