Tri mungesa të sigurta për Skënderbeun, por ka dhe lajme të mira para duelit me Erzenin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2024 | 13:20

Tri mungesa të sigurta për Skënderbeun, por ka dhe lajme të mira para duelit me Erzenin

Skënderbeu vuan ende pasojat e ndeshjes së luajtur në Korçë kundër Kukësit, pasi një pjesë e mirë e lojtarëve kanë shqetësime të krijuara nga kushtet atmosferike në atë takim.

skenderbeu

Veç mesfushorit ganez, Randi Dumfur, që po merr asistencë mjekësore në spital dhe tashmë është në një gjendje të stabilizuar, mungesa të sigurta të Skënderbeut në transfertën e Erzenit do të jenë ato të mesfushorit Dean Liço dhe mbrojtësit të majtë, Klevis Shaqe.

I pari ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, ndërsa i dyti pësoi një dëmtim në kavilje. Edhe disa lojtarë të tjerë kanë shfaqur shenja të mbartura nga i ftohti, duke pasur probleme me grykët.

Bëhet fjalë për Ermir Rashicën, Marko Ramosin dhe Mario Rabiun. Të tre lojtarët janë bashkuar vetëm dje me ekipin në stërvitje, teksa gjendja e tyre po mbahet nën kontroll nga mjekët e Skënderbeut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"