Tirana e Partizani, në krye të grupeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2013 | 10:20

Tirana e Partizani, në krye të grupeve

Dje është zhvilluar dita e dytë e trofeut “Loro Boriçi”, për vitlindjet 1997 dhe 1996. Në këtë ditë të dytë nuk ka pasur shumë surpriza dhe rezultatet deri diku kanë qenë të parashikuara. Kështu, në takimin e parë, mes Tiranës dhe Dinamos të vitlindjeve ’97, nuk ka pasur fitues. Edhe pse bardheblutë kanë kaluar të parët në avantazh në minutën e 18-të të takimit me anë të Dokës, të besuarit e trajnerit Spahiu kanë arritur të barazojnë gjithçka në startin e pjesës së dytë. Në minutën e 59-të është Marku që barazon shifrat, duke bërë që skuadrat në ndajnë nga një pikë në këtë takim dhe të jenë me pikë të barabarta në krye të tabelës së renditjes. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të këtij grupi mes Partizanit dhe Shkëndijës, fitues kanë dalë këta të fundit, që drejtohen nga Luan Pinari. Golat e Agollit në pjesën e parë dhe Ivanit në të dytën i kanë dhënë fitoren e parë kësaj skuadre. Në ndeshjen e vitlindjeve ’96, Dinamo dhe Shkëndija kanë barazuar në shifrat 2-2. Për blutë golat janë shënuar nga Basha dhe Arifi, ndërsa janë kundërpërgjigjur lojtarët e shkollës së mjeshtërisë me Golecin dhe Micin. Ndërsa takimi tjetër mes Tiranës dhe Partizanit është fituar nga të kuqtë në shifrat 2-0, me golat e Hasës së Bermetës. Partizani kryeson renditjen në grupin e tij. Ndeshjet e luajtura në kompleksin stërvitor në Kamzë kanë pasur interesim të madh dhe kanë dhuruar emocione për të pranishmit.

TIRANA A – DINAMO A 1-1
GOLAT: Doka 18` / Marku 59`
TIRANA: Dallashi, Domi, Shpuza, Bekteshi, Mërtiri, Doda, Kurtaj, Merdosti, Kaloshi, Doka, Veseli. Trajner: A.Gallo (U aktivizuan: Arapi, Joti, Dylça, Azuni, Meta, Qepuri, Memoçi, Loka)
DINAMO: Macaj, Kaçaj, Marku, Pula, Shuba, Gjuzi, Lalaj, Hasa, Palluqi, Lici, Mumajesi. Trajner: I.Spahiu (U aktivizuan: Baze, Rama, Hima, Zeqellari)
GJYQTARË: K. Shkurta, D. Matera, J. Gjata (Tiranë)

PARTIZANI A – SHKËNDIJA A 0-2
GOLAT: / Agolli 8`, Ivani 70`
PARTIZANI: Mazniku, Zefi, Marku, Osma, Kapedani, Lolo, Nuro, Kumanova, Mersini, Tanko, Bojka. Trajner: A.Duro (U aktivizuan: Ademi, Trungu, Taka, Allaraj, Bardhi, Pajo, Biba, Hajdërmataj)
SHKËNDIJA: Merdanaj, Ndreu, Lila, Teqja, Myzyri, Mema, Kalaja, Kadriu, Agolli, Drizi, Lokaj. Trajner: L.Pinari (U aktivizuan: Çaushdelo, Mema, Lani, Shtimja, Biduli, Dini, Upe, Brahimllari)
GJYQTARË: E. Jahaj, G. Sulko, A. Subashi (Tiranë)

DINAMO B – SHKËNDIJA B 2-2
GOLAT: Basha 63`, Arifi 79` / Goleci 19`, Mici 73`
DINAMO: H.Xhafa, Nora, Arbana, Shkurta, Rada, Xhabrahimi, Petro, Qato, Muraku, Mersini, Përvataj. Trajner: Xh.Llozhi (U aktivizuan: Muçmata, Basha, Arifi, Mujollari, Abazi, Braçaj, Bego)
SHKËNDIJA: Hasanaj, Kastrati, Kaçupaj, Moqi, Selmani, Gjeçi, Duka, Tufa, Babaj, Bali, Goleci. Trajner: K.Sterjo (U aktivizuan: Mehidri, Mici, Haruni, Pati, Koka, Noka, Ropi, Gjergji)
GJYQTARË: K. Shkurta, J. Gjata, A. Subashi (Tiranë)

TIRANA B – PARTIZANI B 0-2
GOLAT: / Hasa 52`, Bermeta 76`
TIRANA: Hysaku, Kopaçe, Llagami, Myrtaj, Kasneci, Haxhiaj, Rada, Doka, Lleshi, Jozaj, Peci. Trajner: L.Sengla (U aktivizuan: Hasani, Bejleri, Demaj, Shala, Çema, Hoxha, Halili, Prendi, Cani)
PARTIZANI: Pinari, Vllacaj, Zagani, Lila, Bejtja, Shehu, Hoda, Hasa, Marku, Qordja, Bermeta. Trajner: A.Duro (U aktivizuan: Zaimi, Vata, Lena, Muço, Ruçi, Sulaj, Myslimi)
GJYQTARË: G. Sulko, D. Matera, E. Jahaj (Tiranë)
Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"