Tirana “blindon” 2 talente, firmosin për 3 vjet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2018 | 13:50

Tirana “blindon” 2 talente, firmosin për 3 vjet…

Tirana ka njoftuar “blindimin” e 2 talenteve bardheblu. Bëhet fjalë për mesfushorin Jurgen Çelhaka dhe mbrojtësin Marsel Ismaigeci.

Tirana

Të dy futbollistët firmosën kontratë 3-vjeçare dhe janë produkt i Akademisë Tirana. Kjo ishte kontrata e parë profesioniste, teksa talentet u prezantuan në faqen zyrtare të klubit dhe do të jenë në dispozicion të skuadrës për sezonin e ardhshëm.

NJOFTIMI I KLUBIT: 

Marsel Ismailgeci, 18 vjecari ka firmosur sot kontraten e pare profesioniste prane ambienteve te stadiumit “Selman Stermasi”. Kjo kontrate e ben Marsel Ismailgecin bardheblu per 3 vitet e ardhshme. Lojtari i talentuar luan ne pozicionin e mbrojtesit te majte dhe eshte nje investim i vlefshem per te ardhmen e Tiranes. Futbollisti i talentuar vjen nga Akademia e Tiranes dhe do te jete pjese e skuadres Superiore.

Ismaigeci

Jurgen Celhaka, mesfushori 18 vjecar ka firmosur sot kontraten e pare profesioniste ne ambientet e stadiumit “Selman Stermasi”. Ne 3 vitet e ardhshme Jurgen Celhaka do te jete pjese e rendesishme e projektit bardheblu. Futbollisti i talentuar vjen nga Akademia e Tiranes dhe do te jete pjese e skuadres Superior.

celhaka

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"