Thuajse i gjithë stafi i Kombëtares në tribunë për derbin, Silvinjo: Shumë rivalitet, ndeshje mjaft konkurruese

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2023 | 23:14

Thuajse i gjithë stafi i Kombëtares në tribunë për derbin, Silvinjo: Shumë rivalitet, ndeshje mjaft konkurruese

Dueli mes Tiranës dhe Partizanit në Superiore ka tërhequr vëmendjen e tifiozëve, por padyshim edhe të trajnerit të kombëtares shqiptare, Silvinjo. Ky i fundit, ka qenë bashkë me asistentët e tij në tribunën e “Air Albania” për të ndjekur duelin mes dy ekipeve që luftojnë për titullin kampion.

silvinjo doriva zabaleta bulku

Silvinjo ishte i shoqëruar nga Doriva, Zabaleta dhe Ervin Bulku, me këtë të fundit i cili vazhdon të jetë asistent i tij në stafin e përfaqësueses. Tekniku brazilian ka postuar edhe një status në rrjetet sociale rreth këtij vëzhgimi, duke e cilësuar si pjesë të rëndësishme të punës.

“Unë, Doriva dhe Zabaleta ishim sot duke ndjekur barazimin 1-1 mes Tiranës dhe Partizanit në kampionatin shqiptar. Shumë rivalitet në një ndeshje mjaft konkurruese mes dy liderëve të klasifikimit. Një periudhë e rëndësishme e vëzhgimit si pjesë e punës. Forca Shqipëria”, shkruante SIlvinjo në postimin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"