Teuta zhvillon test me 19-vjeçarët, afrimi i ri i sulmit e nis me dopietë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2024 | 12:14

Teuta zhvillon test me 19-vjeçarët, afrimi i ri i sulmit e nis me dopietë

Ditën e djeshme, në stadiumin “Niko Dovana”, skuadra e Teutës ka zhvilluar një tjetër miqësore, këtë herë brenda familjes teksa ka sfiduar ekipin U-19. Ndeshje e cila ka shërbyer për të monitoruar edhe gjendjen fizike të lojtarëve që kanë ardhur gjatë ditëve të fundit, ndërkohë që Luzi, kundërshtari i miqësores nuk u paraqit.

teuta

Gjatë ditës së shtunë, Teuta do të nisë zyrtarisht përgatitjet anti-Partizani. Trajneri Edi Martini vuri përballë lojtarët të cilët mund të luajnë dhe ndaj Partizanit, kundër Teutës U-19, e drejtuar nga Shpëtim Kuçi në ndeshjen e kontrollit të zhvilluar në “Durrës”, e cila u mbyll 3-0.

Mesfushori Ergys Peposhi hapi serinë e golave në minutën e 13- të, teksa 17 minuta më pas ishte sulmesi Faust, i cili dyfishoi shifrat 2-0 duke gjetur kështu golin e parë me fanellën e Teutës. Në fund të 45 minutave kishte kohë dhe për një super gol sërish nga Fausti, pas një krosi nga Kruja, sulmuesi bën një roveshatë të bukur, duke shënuar golin e tretë.

NDESHJA – Loja nisi me Teutën kërkuese ku mundohen të shënojnë dhe të mbyllin takimin, por U-19 ishte e vendosur mirë prapa dhe nuk e lejonte kundërshtarin të luante. Në minutën e 13-të, ishte Peposhi i cili shënon golin e parë për durrsakët. Pas një sulmi të shpejtë mesfushori tregohet i saktë përballë Vatës. Në të 30-ën minutë pas një topi të bukur nga mesfusha për Dacin, ky i fundit del bukur përballë Vatës dhe me një parabël arrin të godasë drejt portës me një gjuajtje preçize dhe shënon për 2-0. Në fund kishte kohë dhe për një gol tjetër ku ishte sërish Fausti ai që shënoi, duke e mbyllur pjesën e parë 3-0.

sdadsasdasdasdasda

PJESA E DYTË – Ajo foli më shumë për skuadrën e Martinit, që iu afrua disa herë golit të radhës, por pa sukses. Në të 50-ën lëvizje e bukur e Arifit në zonë, pason për Boçin i cili gjuan fort, por topi kalon ngjitur me shtyllën. Një dalje e shpejtë e Krujës në të djathtë në 57- ën, i cili kroson në zonë dhe gjen Gjinollarin në shtyllën e dytë, i cili godet menjëherë dhe shënon golin e katërt për Teutën.

Më pas momente të mira për Teutën U-19 në këtë pjesë të dytë, ku tentojnë të shënojnë gol, por pa sukses, duke mos sjellë asnjë rast të rrezikshëm. Rast për Teutën U-19 me Demircanin, që lëviz bukur në krahun e djathtë, duke dribluar Qaqin, teksa lëshon një gjuajtje me të majtën, por topi ndalet nga Dema. Në minutën e 68-të, pas një daljeje të shpejtë nga krahu i djathtë, Demircani godet brenda zonës, metopin që shkon në shtyllën e majtë pingule e më pas në rrjetë, 4-1.

Provon edhe Halili me një gjuajtje nga distanca, por ndalet nga portieri Dema. Gjuajtja e sulmuesit ishte qendrore. Në të 72-ën, kundërsulm i shpejtë i Teutës ku Boçi jep një asist perfekt për Nikqin, i cili shmang Gjinollarin por grushton Vata. Nga e 75-ta, minuta mjaft të mira për Teutën, me Çyrben, që del i lirë nga e majta, provon me një gjuajtje drejt portës, por ndalet në mënyrë të mirë nga Vata. Nikqi provon të surprizojë Vatën me një gjuajtje nga jashtë zonës, por ndalet nga gardiani edhe pse në dy kohë.

Pranë golit në të 78-ën, Teuta me Boçin, i cili pas një harkimi nga këndi, provon me kokë, por topi shkon mbi traversë. Nikqi në minutën e 80-të, lëviz bukur nga krahu i djathtë, por gjuajtja e tij u ndal në shtyllë. Trajneri Martini, i cili gjatë gjithë ndeshjes qëndroi në këmbë, duke këshilluar të tijtë, në fund mbeti i kënaqur nga skuadra.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"