Telashe për Skënderbeun, dëmtohet një nga titullarët para Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2023 | 20:04

Telashe për Skënderbeun, dëmtohet një nga titullarët para Tiranës

Skënderbeu do të duhet të bëjë pa Uçe në ndeshjen e radhës ndaj Tiranës por jo vetëm kaq. Sulmuesi nigerian i Skënderbeut është dëmtuar në seancën e djeshme stërvitore në trinën e këmbës dhe për pasojë i është nënshtruar ekzaminimeve më të detajuara.

skenderbeu

Ekzaminime që kanë treguar se lojtari ka pësuar një frakturë në këmbë dhe do të duhet që të qëndrojë jashtë fushave për disa kohë. Momentalisht flitet për një periudhë një mujore, por ende asgjë nuk është e sigurt.

Uçe do të vijojë të kryejë kontrolle dhe terapi për të parë saktësisht kohën sa do t’i mungojë Skënderbeut. Kjo do të jetë një mungesë e rëndësishme për trajnerin Ivan Gvozdenoviç, i cili ka pranuar se e sheh atë si qendërsulmuesin e vetëm të mirëfilltë në dispozicion e tashmë do t’i duhet të improvizojë përsëri në repartin e avancuar.

LLAZI SARO  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"