Të rinjtë, Vllaznia turpëron Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2014 | 11:38

Të rinjtë, Vllaznia turpëron Tiranën

Vllaznia për U-17 dhe U-19 ka turpëruar dje Tiranën në “Skënder Halili” Paratërinjtë kanë fituar 3-1, ndërsa të rinjtë 6-1. Në ndeshjen e U-17 Vecaj ka qenë protagonist absolut, teksa ka shënuar tre gola. Nga ana tjetër, tek të rinjtë, shkodranët janë treguar të pamëshirshëm, duke shënuar plot gjashtë gola. Kabuni ka bërë “poker”, duke qenë më i miri në fushë për vendësit, dnërsa golat e tjerë janë shënuar nga Çinari dhe Hasani. Për bardheblutë e Kolës goli i shënuar nga Cake ishte i nderit.

U-17
Tirana – Vllaznia 0-3
GOLAT: Vecaj 10′, 30′, 48′
TIRANA: Dallashi, Tole, Demaj, Bajo, Nuriu, Sadiku, Doka, Prendi, Koldashi, Halili, Morina. (U aktivizuan: Abazi, Joti, Kallaku, Bunavia). Trajner: A.Gallo
VLLAZNIA: Vjerdha, Kola, Fangaj, Kukaj, Alla, Rajçeviç, Bala, Pusi, Blinishta, Vecaj, Hebaj. (U aktivizuan: Dema, Hoxha, Hoti, Kalaja, Puka). Trajner: A.Hasani
GJYQTARË: E.Kaso, A.Koçiaj, A.Vila (Tiranë)

U-19
Tirana – Vllaznia 1-6
GOLAT: Cake 42’/ Kabuni 22′, 38′, 59′, 67′, Çinari 41′, Hasani 73′
TIRANA: Saraçi, Njebza, Bogdani, Lamçe, Myrta, Bytyqi, Doku, Llagami, Malaj, Shurdhi, Cake. Trajner: A.Kola
VLLAZNIA: Sherri, Gurishta, Beci, Hakaj, Krymi, Dyca, Pjeshka, Lekaj, Kabuni, Kalaja, Qallekaj. (U aktivizuan: Çinari, Hasani). Trajner: L.Zmijani
GJYQTARË: K.Shkurta, A.Zalla, M.Shazivari (Tiranë)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"