Të Rinjtë, U-17: Tirana pa frena, bind Elbasani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2013 | 11:37

Të Rinjtë, U-17: Tirana pa frena, bind Elbasani

Përmbysje bardheblu, shkëlqen Halili
APOLONIA – TIRANA 1-2
GOLAT: Naçi 37’/ Halili 70′, 79′
APOLONIA: Balo, Lizaj, Berisha, Mehmeti, Troka, Velo, Memetaj, Çelaj, Tomorri, Haxhiraj, Naçi. Trajner: O.Çuko
TIRANA: Dalloshi, Huriu, Baja, Kuka, Demaj, Doka, Sadiku, Koldoshi, Halili, Qema, Morina. Trajner: L.Sengla
GJYQTARË: B.Grepi, R.Mersinasi, S.Gugja (Durrës)

Tirana ka arritur dje në Fier fitoren e tretë radhazi për këtë kampionat. Edhe këtë herë ka spikatur sulmuesi Grend Halili, i cili ka arritur të shënojë dy gola në portën e Apolonisë, duke u dhënë tri pikë shumë të rëndësishme bardhebluve. Tashmë skuadra e Luan Senglës udhëheq me pikë të plota renditjen, duke u shkëputur dy pikë nga ndjekësi më i afërt, që është Elbasani. Ndeshja në Fier ka qenë e bukur dhe me shumë rivalitet. Apolonia ka arritur që të shënojë e para në minutën e 37-të me anë të Naçit. 40 minutat e para janë mbyllur 1- 0, teksa ka spikatur mesfushori Memetaj i Apolonisë. Në pjesën e dytë, edhe pse filloi më mirë për vendësit, ishin bardheblutë që shënuan dy gola, duke i befasuar fierakët. Tirana, duke mos u pajtuar me disavantazhin, sulmon me shumë forca dhe përmbys gjithçka në fund. Halili është heroi për miqtë, teksa shënon dy herë dhe nderon paratërinjtë tiranas.
Mikel Mbriçaj

Verdheblutë nuk falin
ELBASANI – PARTIZANI 2-0
GOLAT: Hidri 55′, Stojku 65′
ELBASANI: Dashi, File, Cani, Shehi, Pangarika, Kalemi, Veli, Hida, Karaj, Stojku, Shabani. (U aktivizuan: Dushku, Musaku, Peqini, Bullari, Hidri). Trajner: S.Dalipi
PARTIZANI: Selmani, Hasanaj, Rami, Orhanasi, Myftari, Taipi, Qesari, Bajramaj, Mersini, Vllacaj, Lika. (U aktivizuan: Gjoshi, Shehu, Çekaj). Trajner: N.Çoçlli
GJYQTARË: O.Yzeiraj, E.Hatija, Q.Shehaj (Patos)

Nuk kanë falur paratërinjtë elbasanas në shtëpinë e tyre, teksa kanë mundur pastër Partizanin me rezultatin 2-0. Ka qenë një lojë më e mirë e vendësve, të cilët me këtë fitore kanë kapur vendin e dytë. Avantazhi ka ardhur në minutën e 55-të, ku shënoi i sapofuturi në lojë, Hidri. Më pas, i përhershmi Stojku dyfishoi shifrat në minutën e 65-të. Partizani nuk pati forcën e duhur.
Vladimir Mema

Shkëndija e bën sefte
SHKËNDIJA E TIRANËS – LAÇI 4-0
GOLAT: Noka 34′, Ivani 52′, Ropi 68′ (11-m), Gjergji 73′
SHKËNDIJA E TIRANËS: Mehidri, Moqi, Domgjoni (Gjergji 41′), Kastrati, Ropi, Noka, Haruni (Pati 45′), Osmanallaj (Tota 73′), Koka (Babaj 59′), Mici (Bali 59′), Ivani. Trajner: L.Pinari
LAÇI: Halili (Haxhiu 65′), Balozi, R.Lika, K.Lika, Yzeiraj (Beqiri 59′), A.Stojani (A.Lika 53′), Bushpepa, Baboçi, Mardhoqi, Doçi, M.Stojani (Balloshi 63′). Trajner: N.Tarazhi
GJYQTARË: M.Shabanaj, K.Rushku, J.Andrea (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Moqi, Koka, Gjergji/ Mardhoqi

Ndonëse e ka pasur të vështirë fillimin e ndeshjes, Shkëndija e Tiranës ka arritur të shënojë katër gola në portën e Laçit. Përtej rezultatit, miqtë kanë bërë një prezantim dinjitoz, duke rrezikuar disa herë me anë të M.Stojanit dhe Bushpepës. Ka qenë Dionis Noka, ai që ka zhbllokuar shifrat për Shkëndijën, ndërsa Ivani, Ropi me penallti dhe Gjergji në fund plotësuan fitoren.
Abdulla Dushku

Tris i Vllaznisë
VLLAZNIA – FLAMURTARI 3-0
GOLAT: Brahimi 52′, Pusi 63′, Vecaj 73′
VLLAZNIA: Hoxha, Premçi (Kraja 60′), Kukaj (Bruçi 74′), Balaj, Zogaj, Vecaj, Rajçeviç, Hoti (Brahimi 46′), Demaj (Blinishta 53′), Hebaj, Pusi. Trajner: A.Noga
FLAMURTARI: Sali, Lazaj, Zotaj, Hajdini, Dule, Mysylimi, Xhaferraj, Shkurti, Sino, Deliaj, Shehi. Trajner: G.Mezani
GJYQTARË: E.Gjoka, E.Hoxha, B.Pjetrushi (Lezhë)

Vllaznia ka fituar pastër ndaj Flamurtarit, me shifrat 3-0. Golat kanë ardhur vetëm në pjesën e dytë, pasi në 40 minutat e para, pavarësisht epërsisë së shkodranëve, gjithçka u mbërthye në shifrat 0-0. Është Brahimi në minutën e 52-të, që ka shënuar golin e parë për kuqeblutë. Pas këtij momenti lojtarët vendës janë çliruar dhe kanë realizuar sërish me Pusin dhe Vecajn.
Admir Uruçi

Teuta i falet Gripshit
TEUTA – POGRADECI 3-0
GOLAT: Gripshi 20′ (11-m), 33′, 56′
TEUTA: Vata, Lila, Mitralozi, Hajdini, Kalemi, Hoxha, Ndraxhi, Vica, Trimi, Hyka, Gripshi. (U aktivizuan: Pistolja, Përkeqi, Mara). Trajner: G.Begeja
POGRADECI: Baci, Molla, Laraku, Yzellari, Kozmallari, Kelo, Mukollari, Manellari, Liçkollari, Xheizi, Selko. (U aktivizuan: Çekiçi, Menkshi, Hajrullai). Trajner: F.Fetollari
GJYQTARË: I.Myrdaja, E.Qerimaj, K.Shemaj (Shkodër)
KARTON I VERDHË: Molla

Paratërinjtë e Teutës mposhtën dje në Durrës 3- 0 Pogradecin. Takimi u dominua tërësisht nga vendësit, të cilët nëse do të tregoheshin më të kujdesshëm, mund të shënonin edhe gola të tjerë. Për Teutën spikati sulmuesi Gripshi, që hapi serinë e golave në minutën e 20-të, kur ekzekutoi saktë një 11-metërsh. I njëjti autor tundi rrjetën pogradecare edhe dy herë të tjera.
Roland Gjini

Kukësi me pesë “yje”
KUKËSI – OLIMPIKU 5-3
GOLAT: Ngjeçi 18′, Demhasa 30′, 78′, Haxhiu 40′, 55’/ Baze 5′, Metaj 14′, Sefa 86′
KUKËSI: Batusha, Lleshi, Gërmizi, Matmuja, Haxhiu, Gjuta, Domi (Jonuzi 67′), Demhasa, Buna (Meçka 70′), Ngjeçi (Mici 70′), Elezi. Trajner: A.Bela
OLIMPIKU: Bushi, Novalaj, Spahiu (Malellari 70′), Gjalpi, Kaimi, Trimi, Hoxha, Daja (Sefa 70′), Baze, Mehmeti, Metaj; Trajner: A.Baze
GJYQTARË: K.Prenga, M.Çuni, V.Nikolli (Laç)
KARTON I VERDHË: Meçka 75′

Kukësi ka arritur një fitore me shumë gola ndaj Olimpikut, në një ndeshje që është mbyllur në shifrat 5-3. Fillimisht kanë qenë miqtë ata që realizuan dy herë me Bazen dhe Metajn, që në 14 minutat e para. Kuksianët e kanë përmirësuar dukshëm lojën dhe brenda pjesës së parë e kanë përmbysur rezultatin në 3-2. Demhasa dhe Haxhiu kanë shënuar nga dy gola, ndërsa një gol Ngjeçi.
Jonuz Hallaçi

Besa ndalet në shtëpi
BESA – SHKËNDIJA E DURRËSIT 0-1
GOLAT: Shytermeja 42′
BESA: Dajsinani, Cara (Deliu 59′), Uku, Shaba (Berberi 44′), Brahimaj, Efica, Bizhdili, Sula (Habili 67′), Merhori (Metolli 59′), Çela, Hoxha. Trajner: I.Duro
SHKËNDIJA E DURRËSIT: Gjuzi, Cërriku, Mustafa, Xhakolli, Shala, Përkolaj, Uka, Karuli, Ajdini, Frroku, Shytermeja; Trajner: E.Furxhi
GJYQTARË: K.Sheko, T.Kasaj, B.Seferaj (Vlorë)
KARTONË TË VERDHË: Cara, Bizhdili, Metolli/ Ajdini, Karuli

Shkëndija e Durrësit ka marrë tri pikë të arta në Kavajë, edhe pse ka qenë një lojë krejtësisht e barabartë. Të dy ekipet kanë bërë një paraqitje të pëlqyeshme, por ndryshimi i vetëm qëndron në faktin se vendësit, sa nga dëshira, aq edhe nga nxitimi, humbën raste ideale shënimi me Çelën dhe Hoxhën. Atë që nuk e bëri Besa, e plotësoi më së miri Shkëndija, që shënoi me anë të Shytermejës.
Feriz Ferizaj

Poker i Dinamos në triumfin e parë
DINAMO – SKËNDERBEU 4-2
GOLAT: Dreni 22′, 30′, Mersini 65′, Menko 77′ (aut)/ Kalemi 5′ (aut), Gjançi 7′
DINAMO: Xhafaj, Sina, Kalemi, Muraku, Mulaj, Gjuzi, Dreni, Sino, Qato, Abazaj, Mersini. (U aktivizuan: Demollari, Nazari, Pojaku, Shazivari). Trajner: Xh.Lloshi
SKËNDERBEU: Dermeni, Zyberi, Peleshi, Menko, Kote, Nisa, Tona, Lika, Maro, Gjançi, Menko. (U aktivizuan: Osmani, Stërmolli, Myrteza, Foto). Trajner: G.Liçi
GJYQTARË: K.Shkurta, A.Stojku, E.Mustafaj (Tiranë)

Pas tri javësh, Dinamo ka marrë tri pikët e para në kampionatin U-17. Skuadra e drejtuar nga Xhaferr Lloshi ka mposhtur në shifrat 4-2 Skënderbeun, duke bërë autokritikë pas humbjes së një jave më parë në Pogradec. Blutë treguan supremacinë e tyre përballë korçarëve, duke përmbysur rezultatin. Në 7 minutat e para të lojës, shifrat kanë qenë në disfavorin e Dinamos pas autogolit të Kalemit dhe golit të Gjançit. Skënderbeu e nisi në mënyrën më të mirë, por Dreni për Dinamon shënoi dy herë në portën e miqve, duke e mbyllur pjesën e parë 2-2. Në 40 minutat e dyta ka një dominim total të bluve, të cilët e gjejnë golin e avantazhit me anë të Mersinit dhe më pas në fundin e ndeshjes, autogoli i Menkos vulos fitoren 4-2. Dinamo renditet tashmë në vendin e 11-të me 4 pikë, ndërkohë që në javën e ardhshme do të luajë në transfertë kundër Laçit, që deri më tani ka pësuar vetëm humbje.
Erjon Hamitaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"