Të Rinjtë, U-17: “Marshojnë” Tirana dhe Pogradeci

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2013 | 10:20

Të Rinjtë, U-17: “Marshojnë” Tirana dhe Pogradeci

Tirana i falet Halilit ndaj kavajasve
TIRANA – BESA 1-0
GOLAT: Halili 63′
TIRANA: Cara, Nuriu, Bajo, Kuka, Demaj, Koldashi, Sadiku, Doka, Halili, Çema, Morina. (U aktivizuan: Ponavia, Joti, Hoxha, Prendi). Trajner: L.Sengla
BESA: Dajsinani, Cara, Shaba, Uku, Bizhdili, Brahimaj, Mërhori, Sula, Efica, Hoxha, Çela. (U aktivizuan: Gjuzi, Metolli, Shima, Deliu). Trajner: I.Duro
GJYQTARË: L.Haxhiu, E.Karaj, A.Subashi (Tiranë);
KARTONË TË VERDHË: Mërhori, Hoxha, Brahimaj

Një gol i Halilit u ka dhënë tri pikë të çmuara paratërinjve bardheblu në takimin e djeshëm kundër Besës, të vlefshëm për javën e dytë të kampionatit U- 17. Skuadra e drejtuar nga Luan Sengla, pas kësaj fitoreje ndodhet në krye të tabelës, bashkë me Pogradecin, që ka golavarazh më të mirë. Pjesa e parë ka qenë përgjithësisht e barabartë, por me Tiranën më kërkuese. Bardheblutë qarkulluan më shumë topin dhe në minutën e 63-të, pas një rrëmuje në zonë, është i talentuari Halili që përfiton, duke shënuar golin e avantazhit. Besa u mundua të reagonte, por nuk pati forcën e duhur në fazën sulmuese. Edhe Tirana i kishte mundësitë për të shënuar një tjetër gol, por sulmuesit gabuan para portës së Dajsinanit. Gjithçka u mbyll në shifrat minimale, 1-0, në një ndeshje ku edhe gjykimi i Haxhiut ishte korrekt. Javën e ardhshme bardheblutë do të luajnë në Fier ndaj Apolonisë.
Erjon Hamitaj

Pogradeci merr kreun
POGRADECI – DINAMO 4-0
GOLAT: Liçkollari 13′, 54′, Veizi 37′, Manellari 63′
POGRADECI: Baçi, Mulla, Yzellari, Laraku, Kozmallari, Kelo, Mukollari, Manellari, Liçkollari, Selko, Veizi. (U aktivizuan: Veizi, Çekiçi). Trajner: F.Fetollari
DINAMO: Xhafaj, Muraku, Kalemi, Stërkaj, Sina, Simo, Dremi, Tocilla, Gjuzi, Mersini, Abazaj. Trajner: Xh.Lloshi
GJYQTARË: E.Jorgji, D.Muça, U.Kora (Elbasan)

Pogradeci me hap pretendenti: dy ndeshje dhe po kaq fitore. Skuadra e drejtuar nga Festim Fetollari ka shkatërruar dje Dinamon me rezultatin 4-0. Pas triumfit në javën e parë ndaj Shkëndijës së Tiranës, këtë herë radhën për t’u mundur nga Pogradeci e kishin blutë e kryeqytetit. Liçkollari ka shënuar dy gola, ndërsa Veizi dhe Manellari vulosën fitoren pokeristike.
Pëllumb Starova

Vllaznia bie në Durrës
SHKËNDIJA E DURRËSIT – VLLAZNIA 3-1
GOLAT: Ajdini 6′, 44′, Kutrolli 20’/ Vecaj 4′
SHKËNDIJA E DURRËSIT: Gjuzi, Xhakolli, Kutrolli (Farruku 78′), Mustafai, Lika, Frroku, Pepkolaj, Ajdini, Shytermja, Cërriku, Shala. Trajner: E.Furrxhi
VLLAZNIA: Vjerrlla, Premçi (Hebaj 52′), Kukaj, Bacaj, Zogaj, Rajqeviç, Brahimi, Koça, Vecaj, Alla (Bruçi 69′), Blinishta. Trajner: A.Noga
GJYQTARË: E.Jahai, M.Troka, A.Konomi (Fier)

Shkëndija e Durrësit arriti dje një fitore me shumë vlera përballë një kundërshtari me kualitete si Vllaznia. Durrsakët, edhe pse u gjendën në disavantazh, shumë shpejt e përmbysën rezultatin. Për shkodranët shënoi Vecaj që në minutën e 4-t. Dy minuta më pas Ajdini barazoi shifrat. Kutrolli realizoi golin e avantazhit në minutën e 20-të, duke i dhënë fitoren Shkëndijës.
Roland Gjini

Në Vlorë nuk ka fitues
FLAMURTARI – TEUTA 0-0
GOLAT: S’ka
FLAMURTARI: Sali, Xhaferraj, Myslimi, Dule, Hajdini, Deliaj, Shehu, Beqaj, Zotaj, Sino, Muça. (U aktivizuan: Selami, Lazaj, Shkurtaj). Trajner: G.Mezani
TEUTA: Vata, Basha, Mitrolozi, Shala, Hajdini, Ndoxhi, Hoxha, Trimi, Vila, Hyka, Gripshi. (U aktivizuan: Pistoja, Seferi, Lila, Kalemi). Trajner: G.Begeja
GJYQTARË: E.Alliaj, E.Hatiaj, Gj.Gjata (Patos)

Flamurtari është ndaluar në fushën e vet nga Teuta, në një ndeshje që nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola. Vlonjatët e nisën mirë lojën, ku me anë të Shehut, Sinos dhe Deliajt, rrezikuan disa herë portën e durrsakëve. Megjithatë, mbrojta e miqve dhe portieri Vata ishin të vëmendshëm, duke ndalur çdo top. Ndërkohë, edhe pjesa e dytë nuk solli ndryshime në rezultat.
Altin Pavllo

Skënderbeu, vetëm “X”
SKËNDERBEU – SHKËNDIJA E TIRANËS 1-1
GOLAT: Gjançi 71’/ Koka 39′
SKËNDERBEU: Dramolli, Fejzolli, Menko, Isa, Zyber, Shabanllari, Make, Tona, Lika, Gjançi, Kote. (U aktivizuan: Osmani, Qeleshi, Myrteza). Trajner: G.Liçi
SHKËNDIJAETIRANËS: Mediri, Kastrati, Kaçupaj, Damgjoni, Ropi, A.Haruni, Noka, Osmanollaj, M.Haruni, Koka, Ivani. (U aktivizuan: Goleci, Gjeçi, Lati). Trajner: K.Sterjo
GJYQTARË: A.Mema, E.Demiraj, A.Doçe (Pogradec)
KARTONË TË VERDHË: Gjançi, Ivani
KARTON I KUQ: Kapuçaj

Mbyllet në barazim sfida e parë e Skënderbeut U-17 në shtëpi për këtë kampionat, teksa përballë Shkëndijës së Tiranës gjithçka është fiksuar në shifrat 1-1. Ndeshja nisi e bukur për korçarët, por golin e realizuan miqtë. Pas një aksioni të bukur, Koka godet brenda zonë dhe shënon. Skënderbeu reagon me vonesë dhe vetëm në minutën e 71-të arrin të barazojë rezultatin me anë të Gjançit.
Llazi Saro

Olimpiku ngec në shtëpi
OLIMPIKU – ELBASANI 0-0
GOLA: ska
OLIMPIKU: E.Bushi, Xh.Bushi (Gaxheli 41′), Gjalpi, Kaimi, Spahiu, Hoxha, Trimi, Kallaku (Metaj 56′), Baze (Novaku 56′), Lekbeqaj, Mehmeti (Shima 81′). Trajner: A.Baze
ELBASANI: Dashi, File (Kalemi 56′), Çani (Dushku 41′), Shehu, Pangarima, Stojku, Hida, Shabani, Hidri, Musaku (Peqini 23′), Karaj (Dalipi 41′). Trajner: S.Dalipi
GJYQTARË: E.Burgu, G.Vogli, I.Ujka (Fushë-Krujë)
KARTONË TË VERDHË: Trimi/ File

Olimpiku dhe Elbasani kanë ndarë nga një pikë. Ka qenë një ndeshje mjaft e bukur, me plot faza interesante, ku të dyja skuadrat kanë pasur mundësi të shënojnë, por që nuk ia kanë arritur. Olimpiku ka qenë shumë më afër fitores, pasi në minutën e 6-të futbollisti Elvi Baze ka humbur një 11-metërsh. Ndërkohë, gjatë ndeshjes ka pasur edhe raste të tjera shënimi.
Abdulla Dushku

Laçi bën “vetëvrasje”
LAÇI – KUKËSI 0-1
GOLAT: R.Lika 49′ (aut)
LAÇI: Halili, Pavliqoti, Stojani, Doçi, K.Lika, Yzeiri, R.Lika, Balozi, Mërdhoqi, Bushpepa, Baboçi. (U aktivizuan: A.Lika, Bardhi, Përgjoka). Trajner: N.Tarazhi
KUKËSI: Batusha, Gjuta, Ngjeçi, Haxhiu, Elezaj, Matmuja, Bunaj, Meçka, Germizi, Lleshi, Domi. (U aktivizuan: Demhasa, Kotarja). Trajner: A.Bela
GJYQTARË: E.Gjoka, F.Borova, B.Pjetrushi (Lezhë)
KARTONË TË VERDHË: Mërdhoqi, Bushpepa/ Domi

Ka përfunduar me rezultatin e ngushtë 0-1 sfida Laçi-Kukësi për paratërinj. Ndeshja ka qenë e luftuar nga të dyja palët, por janë miqtë që gëzojnë në fund, pas një autogoli të Likës në minutën e 49-të. I riu laçian devijoi një top me kokë drejt portës së tij. Pavarësisht përpjekjeve të sulmuesve vendës, Kukësi ka arritur ta ruajë avantazhin deri në fund, duke marrë tri pikë të arta.
Vladimir Prenga

Partizani, superpërmbysje me fierakët
PARTIZANI – APOLONIA 3-2
GOLAT: Balili 55′, 69′, Mersini 71’/ Berisha 32′, Zeqo 38′
PARTIZANI: Selmani, Hasanaj, Orhanasi, Myftari, Rami, Çesari, Bregu, Bajramaj, Mersini, Lika, Vllacaj. (U aktivizuan: Balili, Shehu, Qurdedi). Trajner: N.Çoçlli
APOLONIA: Balaj, Lilaj, Hëna, Berisha, Mehmeti, Velo, Sulaj, Zeqo, Çelaj, Naçi, Haxhiraj. (U aktivizuan: Mehmetaj, Tomorri). Trajner: O.Çuko
GJYQTARË: S.Bebja, E.Zeqaj, A.Zalla (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Mersini/ Velo, Haxhiraj, Mehmetaj

Paratërinjtë e Partizanit, të drejtuar nga Nikolin Çoçlli, kanë arritur dje një fitore me përmbysje kundër Apolonisë. Edhe pse në pjesën e parë u gjendën në disavantazhin e dy golave, të kuqtë gjetën forca për të shënuar tri herë në 40 minutat e dyta. Berisha dhe Zeqo për fierakët befasuan Partizanin me golat e tyre, por gjithsesi pjesa e dytë kishte një tjetër ritëm. Tekniku Çoçlli bën zëvendësimet e duhura, teksa futja e sulmuesit Balili ndryshon lojën. Ky i fundit arrin të realizojë dy gola, duke barazuar shifrat. Apolonia shokohet dhe kur duheshin 9 minuta nga përfundimi i ndeshjes, Mersini bën heroin për të kuqtë, duke kaluar në avantazh ekipin e tij. Lojtari i talentuar i Partizanit, pasi merr një asist nga Balili, nuk gabon para portës. Në fund nuk mungojnë rastet e tjera në portën fierake, ku sërish Balili bëhet protagonist, por Bala shpëton Apoloninë.
Erjon Hamitaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"