Të Rinjtë, U-17: Derbi, Tirana gjunjëzon Dinamon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2013 | 12:33

Të Rinjtë, U-17: Derbi, Tirana gjunjëzon Dinamon

Bardheblutë s’përmbahen, bëjnë poker
TIRANA – DINAMO 4-0
GOLAT: Rada 17′ (11-m), Bego (aut) 55′, Horanlli 79′, Lleshi 80′
TIRANA: Hasalliu, Kasneci, Llagami, Haxhiaj, Myrtaj, Doko, Rada, Lleshi, Jazaj, Peçi, Sala. (U aktivizuan Horanlli, Hoxha, Xhepa). Trajner: L.Sengla
DINAMO: Xhafaj, Jaçe, Mujollari, Bego, Braçaj, Muçmata, Rada, Shkurta, Arifi, Mersini, Basha. (U aktivizuan: Qato, Zefi, Dedja). Trajner: Xh.Lloshi
GJYQTARË: O.Kuka, M.Shazivari, A.Bame (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Kasneci, Haxhia/ Shkurta, Mersini, Mujollari

Tirana ka shkatërruar Dinamon me rezultatin e thellë 4-0, në derbin e kryeqytetit për paratërinj. Ekipi i trajnerit Luan Sengla, edhe pse jo në pozita komode në klasifikim, dje ka treguar se vazhdon të ketë ambicie për t’u ngjitur në vendet e nderit. Ndaj Dinamos ekipi bardheblu ka zhvilluar një ndër ndeshjet më të mira deri më tani. Takimi është zhbllokuar nga pika e bardhë e penalltisë, teksa Rada gjuajti saktë duke mposhtur portierin Xhafaj. 40 minutat e para u mbyllën 1-0. Në pjesën e dytë janë shënuar dhe tre gola të tjerë, që mbajnë firmën e Begos, Horanllit dhe Lleshit. Interesant është fakti se dy të parët kanë qenë pjesë e Dinamos U- 17 gjatë fazës së parë, por pas pushimit të kampionatit kanë kaluar te skuadra bardheblu. Ndërkohë, blutë e drejtuar nga Xhaferr Lloshi, ndryshe nga sa pritej, dje zhgënjyen me lojën e tyre. Gjithsesi, pas 16 javësh kampionat, Dinamo është në vendin e pestë me 30 pikë.
Erjon Hamitaj

Vllaznia, pa frena
LUSHNJA – VLLAZNIA 0-2
GOLAT: Çinari 9′, Ahmeti 55′
LUSHNJA: Hila, Çela, Zaimi, Rrogozi, Liçka, Dervishi, Goroveshi, Ismaili, Zeqo, Qela, Hasalla. (U aktivizuan: Muça, Pepa). Trajner: A.Hysko
VLLAZNIA: Harucaj, Rrustemaj, Tahiraga, Krymi, Hakaj, Shkambi, Myftia, Çinari, Dyca, Ahmeti, Hasani. (U aktivizuan: Jakaj, Kopliku, Raboshta). Trajner: E.Çaku
GJYQTARË: Xh.Mema, R.Mersinasi, L.Koçi (Durrës)

Vllaznia kampione në fuqi, por gjithashtu edhe kryesuese e renditjes tek U-17, e ka nisur me fitore fazën e dytë të kampionatit. Pavarësisht dëshirës dhe vullnetit të lushnjarëve të vegjël, në fund përvoja e shkodranëve ka triumfuar. Në fakt, që në start miqtë bën diferencën, teksa Çinari kaloi Vllazninë në avantazh, ndërkohë që në minutën e 55-të Ahmeti vulosi fitoren.
Feriz Ferizaj

Shkëndija T., e dyta
BYLISI – SHKËNDIJA E TIRANËS 2-3
GOLAT: Xhafa 63′, 76’/ Kadriu 34′, Ivani 52′ (11- m), Trebicka 69′
BYLISI: Gjikondi, Hasani, Zyka, Ferko, Kollozi, Fejzaj, Pashaj, Xhafa, Anastasi, K.Mehmeti, Molaj. Trajner: K.Byzyka
SHKËNDIJA E TIRANËS: Merdanaj, Ndreu, Biduli, Teqja, Lila, Kalaja, Mema, Kadriu, Myzyri, Trebicka, Ivani. Trajner: L.Pinari
GJYQTARË: O.Veizaj, E.Hotaj, O.Shehaj (Patos)

Shkëndija e Tiranës ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Bylisit në transfertë, duke u konfirmuar si forca e dytë e kampionatit. Loja ka qenë mbresëlënëse nga të dy ekipet, teksa janë shënuar pesë gola. Bylisi, edhe pse ka treguar shpirt të lartë gare, nuk ka arritur që të marrë pikë. Për miqtë shënuan Kadriu, Ivani dhe Trebicka, ndërsa për vendësit Xhafa dy herë.
Mario Gjika

Qordja nderon të kuqtë
SKËNDERBEU – PARTIZANI 0-1
GOLAT: Qordja 62′
SKËNDERBEU: Harti, Zyfo, Dajko, Koxhaj, Tona, Shabanllari, Gjançi, Hoxhaj, Kote, Stermolli, Korça. (U aktivizuan: Pino, Isa, Fejzolli). Trajner: G.Liçi
PARTIZANI: Zaimi, Vllacaj, Lila, Bermeta, Bejtja, Vata, Lena, Marku, Sula, Qordja, Hasa. (U aktivizuan: Shehu, Oruçi, Myslimi).Trajner: A.Duro
GJYQTARË: G.Kamolli, A.Doce, E.Demiraj (Pogradec)
KARTONË TË VERDHË: Kote/ Bermeta (2), Vata
KARTON I KUQ: Bermeta

Partizani ka fituar ndaj Skënderbeut në Korçë me rezultatin minimal 1-0. Në pjesën e parë vendësit janë hedhur në sulm, duke krijuar mjaft raste të pastra, por janë treguar të pasaktë përballë portës. Fillimisht Korça dhe më pas Kote nuk arrijnë të shënojnë. Atë që nuk bënë korçarët, e bëri më së miri në minutën e 62-të Qordja, i cili shënoi duke i dhënë fitoren Partizanit.
Llazi Saro

Në Vlorë nuk ka fitues
FLAMURTARI – BESA 0-0
GOLAT: S’ka
FLAMURTARI: Rrapaj, Velo, Gjinaj, Hoxha, Gravani, Veliaj, Dervishaliaj, Shehu, Llambro, Livanaj, Aliaj. (U aktivizuan: Sali, Veizi, Mehemeti). Trajner: D.Sadedini
BESA: Clini, Kullolli, Rrogoxhina, Gavri, Kashami, Osmani, Gixho, Kapedani, Roci, Çela, Deliu. (U aktivizuan: Shquli, Muço, Mlica). Trajner: Y.Teliti
GJYQTARË: K.Ziu, K.Kotis, E.Mustafa (Tiranë)

Sfida mes Flamurtarit dhe Besës nuk ka pasur fitues. Takimi i zhvilluar dje në kompleksin stërvitor të Pyllit të Sodës ka qenë i shoqëruar me një rivalitet të madh. Një rol të rëndësishëm luajtën repartet e mbrojtjes për të dy ekipet. Veçanërisht spikatën portierët Rrapaj dhe Clini, të cilët pritën pa fund. Aliaj, Livanaj e Shehu u bënë protagonistë me rastet e humbura.
Altin Pavllo

Tension në Elbasan
ELBASANI – SHKËNDIJA E DURRËSIT 1-1
GOLAT: Hoti 65’/ Shytermeja 78′
ELBASANI: Kalemani, Kasa, Bërdufi, Gorica, Beqiri, Bodurri, Alla, Stojku, Veli, Mema, Hoti. (U aktivizuan: Tupi, Kalemi, Hida). Trajner: S.Dalipi
SHKËNDIJA E DURRËSIT: Hoxha, Nezha, Behari, Llaha, Konduri, Deliallisi, Xhakomi, Uka, Vishkulli, Henza, Shytermeja. (U aktivizuan: Shemaj, Cërriku, Pepa). Trajner: A.Domi
GJYQTARË: D.Dosti, G.Halilaj, K.Berberi (Berat)

Elbasani dhe Shkëndija e Durrësit janë ndarë në një barazim 1-1. Hoti do të kalonte në avantazh Elbasanin në minutën e 65-të, por kur dukej se loja po administrohej nga vendësit, një gol i dyshimtë ka sjellë barazimin, gjë që ka irrituar edhe tifozët elbasanas. Pavarësisht protestave, nuk ka pasur kthim pas dhe me mbarimin e lojës pati sërish tension, por ndërhyri policia.
Vladimir Mema

Tomori s’fal në shtëpi
TOMORI – APOLONIA 2-1

GOLAT: Rustaj 60′, Tabaku 70’/ Majaci 77′
TOMORI: Shehu, Vrioni, Dragoti (Tabaku 50′), Koroni, Gremshi, Hoxha, Elezi, Rustaj, Dodoveci, Selamaj, Buba. Trajner: B.Fatia
APOLONIA: S.Henza, Velo, Hyseni, Turtulli, Metohu, Sulaj, Lizaj, G.Henza, Troka, Belliu, Majaci. Trajner: M.Miho
GJYQTARË: Sh.Balliu, E.Qama, Xh.Olldashi (Polican)

Tomori e nisi me fitore fazën e dytë, teksa mposhti në shtëpi Apoloninë. Ishte një ndeshje e luftuar, që u zgjidh vetëm gjatë fraksionit të dytë të lojës. 40 minutat e para u mbyllën pa gola. Sulmet e beratasve shtohen drejt portës mike dhe realizohen dy gola. Është fillimisht sulmuesi Rustaj që kalon në avantazh Tomorin, ndërsa pas vetëm dhjetë minutash dyfishon Tabaku.
Elton Çela

Fitojnë… portierët
LAÇI – TËRBUNI 0-0
LAÇI: Hoxhaj, Dedgjonaj, Thana, Laska, Mërdhoqi, Dika, Bardhi, Lika, Lepuri, Trungshi, Pjetri. (U aktivizuan: Kalthi, P.Mërdhoqi). Trajner: N.Tarazhi
TËRBUNI: Aliaj, Trashani, Doni, Mataj, Bungu, Hoxhaj, Hasanaj, Gjonaj, Kapaklija, Çokaj, Nokaj. (U aktivizua edhe Kulli). Trajner: R.Piraniqi
GJYQTARË: I.Myrtja, N.Sterkaj, E.Qerimi (Shkodër)
KARTON I VERDHË: Dedgjonaj
KARTON I KUQ: Laska

Ka përfunduar në barazim pa gola sfida midis 17-vjeçarëve kurbinas dhe atyre të Tërbunit të Pukës. Ndeshja është zhvilluar nën nivelin mesatar, teksa lojtarët e Laçit janë munduar të shënojnë golin që do u jepte fitoren, por kanë qenë të pasaktë përballë portës kundërshtare. Miqtë nuk kanë mbetur pas, duke krijuar disa raste, por gjithsesi në fund kanë fituar portierët.
Vladimir Prenga

Goleadë e Shkumbinit
SHKUMBINI – GRAMOZI 5-1

GOLAT: Saja 1′, 16′, Gjuzi 27′, Elezi 36′, Jashari 79’/ Ymeri 46′
SHKUMBINI: Balia, Ballhysa, Gjevori, Gjini, Gjuzi, Sulkja, Balliu, Elezi, Saja, Lluca, Jashari. (U aktivizuan: Tufa, Koni, Kosta). Trajner: Ç.Saja
GRAMOZI: Gramo, Ymeri, Arizaj, Baci, Andrea, Hajredini, Iljazi, Hasani, Rustemi, Shametaj, Koroveshi. (U aktivizuan: Odeni, Stajo). Trajner: S.Rustemi
GJYQTARË: A.Grabo, E.Danaj, E.Gjoni (Elbasan)

Paratërinjtë peqinas kanë arritur një fitore të thellë përballë Gramozit, me rezultatin 5-1. Saja për peqinasit shënoi që në minutën e parë dhe më pas sërish ai dyfishoi rezultatin. Në pjesën e parë u shënuan edhe dy gola të tjerë nga vendësit, që kanë për autor Gjuzin dhe Elezin. Miqtë u munduan të reagojnë në pjesën e dytë, por peqinasit e administruan më së miri takimin.
Fatmir Ahmeti

Spektakël i Turbinës
TURBINA – BESËLIDHJA 5-1
GOLAT: Gica 38′, D.Bilali 52′, 70′, Sollaku 60′, Ballkoçi 62’/ Zefej 59′
TURBINA: Qosja, Duraku, Hoxholli, Sollaku, Kullolli, Lika, D.Bilali, Ballkoçi, Tata, Goca, Idrizi. (U aktivizuan: F. Bilali, Halili, Dyrmishi, Leci). Trajner: F.Bilali
BESËLIDHJA: Prendi, Zefej, Gjini, Marku, Kola, Malaj, Mosheqaj, Mikolli, Dedgjonaj, Gurri, Dodaj. (U aktivizuan: Dushku, Gjonaj, Prendi). Trajner: O.Gjurashaj
GJYQTARË: D.Muça, E.Sinanaj, A.Robo (Elbasan)
KARTONË TË KUQ: Kola 25′, Dedgjonaj 35′

Turbina ka shkatërruar 5-1 Besëlidhjen, duke treguar një nivel të lartë loje. Të ndihmuar edhe nga dalja me të kuqe që në pjesë të parë e Kolës dhe Dedgjonajt, cërrikasit e kanë pasur më të lehtë. Loja ka qenë pothuajse e dominuar nga vendësit. Bilali shënoi dy gola spektakolarë, një me goditje dënimi dhe një nga jashtë zone. Në listën e golashënuesve janë edhe Gica, Ballkoçi e Sollaku.
Vladimir Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"