“Super Liga është ujk i maskuar si gjyshe”, Havier Tebas: Klubet e mëdha duan të na bëjnë për budallenj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2023 | 17:52

“Super Liga është ujk i maskuar si gjyshe”, Havier Tebas: Klubet e mëdha duan të na bëjnë për budallenj

Tre klubet Juventusi, Reali i Madridit dhe Barcelona nuk kanë hequr dorë nga ideja e tyre për krijimin e Super Ligës Europiane. 

Collage Maker-10-Feb-2023-05.48-PM

Kreu i La Liga-s, Havier Tebas, ka reaguar përmes llogarisë së tij zyrtare në “Twitter”, duke e quajtur Super Ligën si një ujk të maskuar si gjyshe që përpiqet të mashtrojë futbolli europian.

“Super Liga është ujku, i cili sot e maskon veten si një gjyshe duke u përpjekur të bëjë për budalla futbollin europian. Por hunda dhe dhëmbët e tij janë shumë të mëdhenj. Katër divizione në Europë? Sigurisht, i pari prej tyre njësoj si në reformën e 2019-s. Qeverisje nga klubet? Sigurisht, vetëm të mëdhatë”, ka shkruar ai


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"