STATISTIKAT/ Siti nuk shënoi gol në shtëpi për herë të parë prej 2021

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2024 | 12:48

STATISTIKAT/ Siti nuk shënoi gol në shtëpi për herë të parë prej 2021

Mançester Siti nuk shënoi një gol në një ndeshje të Premier Ligës në “Etihad” për herë të parë që prej humbjes 0-2 ndaj Kristal Palasit në tetor 2021.

city arsenal

– Përpara barazimin 0-0 me Arsenalin, “qytetarët” kishin shënuar në 47 ndeshje radhazi të kampionatit në shtëpi.

– Arsenali i kishte humbur të teta vizitat e tyre të mëpërparshme në “Etihad” me një rezultat të përgjithshëm 22-4.

– Pep Guardiola e ka mposhtur Arsenalin 16 herë në karrierën e tij me Mançester Sitin, duke e pasur “viktimën” e dytë të preferuar, vetëm pas Bërnlejt, që e ka mundur 17 herë.

– Erling Haland nuk ka arritur të shënojë në 12 nga 17 paraqitjet e tij të fundit për klubin dhe kombëtaren.

– Arsenali i kishte fituar të teta ndeshjet e tij në Premier Ligë për vitin 2024, duke shënuar 33 gola dhe duke pësuar vetëm katër. Por dje kjo seri u ndërpre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"