Spanja bëri blof, por fitoi kundërshtar më të lehtë e një ditë më shumë. Zbulohen dy çifte të tjera të Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2022 | 22:27

Spanja bëri blof, por fitoi kundërshtar më të lehtë e një ditë më shumë. Zbulohen dy çifte të tjera të Botërorit

Faza me eliminim direkt e Kupës së Botës ka hyrë në fazën e nxehtë dhe siç ndodh zakonisht, në ndeshjet e fundit ka edhe pak llogari. Të tilla duket se bëri Spanja, e cila i dorëzoi me humbjen e saj kreun e grupit Japonisë, duke shmangur një përballje më të fortë në fazën me eliminim direkt e duke fituar një ditë më shumë kohë për të përgatitur sfidën.

72nd FIFA World Cup Qatar 2022 Final Draw - Previews

Spanjollët do të ndeshen në turin tjetër më fituesen e Grupit F, të cilin sot e dominoi Maroku. Në këtë mënyrë, iberikët shmangën Kroacinë në rrugëtimin e tyre. Me kroatët do të ndeshen Japonezët të cilët u renditën të parët në Grupin A.

Por jo vetëm kaq, spanjollët kanë fituar një ditë më shumë kohë për të përgatitur ndeshjen e radhës, pasi po të dilnin të parët, do të luanin të hënën, ndërsa tani do të luajnë të martën takimin e tyre.

PËR RENDITJET DHE KALENDARIN KLIKONI KËTU.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"