Sot përballja ndaj Sllovenisë/ Kombëtarja Shpresa gati për hapin e madh, Bushi: Nëse duam të shkojmë në Europian…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2021 | 11:39

Sot përballja ndaj Sllovenisë/ Kombëtarja Shpresa gati për hapin e madh, Bushi: Nëse duam të shkojmë në Europian…

Shqipëria U-21 do të luajë sot në orën 18:30 ndeshjen e dytë radhazi në “Elbasan Arena”, këtë herë ndaj Sllovenisë, që vetëm pak ditë më parë ndali Anglinë në një barazim 2-2.

bushi

Trajneri Alban Bushi është optimist për këtë takim, teksa në një bisedë për “Panorama Sport”, ka theksuar se është shansi i fundit për të pretenduar kualifikimin. “Sllovenia është një skuadër e fortë fizikisht. Javën e kaluar ndalën Anglinë. Nuk është se kanë shumë cilësi dhe në këtë pikë mund të them se ne kemi më shumë kualitete se ata. Arma e tyre e fortë janë goditjet standarde dhe ana fizike. Do të mundohemi të luajmë me topin shpejt, duke qenë të shpejtë.

Duhet të jemi shumë të përqendruar gjatë gjithë kohës. Ky është shansi ynë i fundit, nëse duam të shkojmë në Europian. Ekipi ka moral të mirë, jemi në një formë të mirë. Kemi Muçin që bën diferencën, por edhe Dobrën, Karricën, Asllanin dhe Çelhkanë. Kemi pasur probleme për qendrën e sulmit, pasi Gjata, Bullari, Tuci dhe Çuni janë dëmtuar.

Do të mundohemi të fusim Karricën në majë të sulmit, edhe pse ai është më tepër lojtar krahu. Nikqi dhe Toçi janë ende të rinj dhe s’mund të mbajnë barrën në majën e sulmit”, ka deklaruar Bushi për gazetën. Ndërkohë, të shtunën ekipit U-21 i është bashkuar edhe sulmuesi që luan te Fiorentina, Eljo Toçi.

Ai ishte pjesë e grumbullimit me Kombëtaren U-19 në testin ndaj Malit të Zi, ku arriti të shënonte dy gola në ndeshjen e parë në Podgoricë.

sh

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"