“Snajperi” Xhixha, “piktori” me babain oficer që shënon me breshëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2022 | 22:37

“Snajperi” Xhixha, “piktori” me babain oficer që shënon me breshëri

Redon Xhixha është një nga blerjet më të goditura të Tiranës të këtyre sezoneve dhe protagonist i gjashtë javëve të para të edicionit aktual, sepse në dy ndeshjet e fundit ka shënuar pesë gola dhe shtatë në total në këto 6 takime të para të Superiores.

Xhixha Babai

Në fakt, Xhixha e ka në “gjak” shënjestrën, sepse babai i tij është oficer policie në Kurbin. Shkurt, thjeshtë dhe qartë, Xhixha, shënjestra është çështje ADN-je. Vetëm Teutës dhe Partizanit në 180 minuta i ka shënuar pesë gola.

Si për ironi të fatit, pikërisht babai i tij oficer nuk donte që i biri të bëhej “snajper”, por një piktor, siç tregoi pak kohë më parë në një intervistë për “Panorama Sport”.  “Ai ka pasur një talent të jashtëzakonshëm në pikturë. Dhe të them të drejtën doja që të vazhdonte shkollën për pikturë. Mirëpo, kishte talent dhe shumë më tepër dëshirë për futboll. Iu binda dëshirës së tij të madhe dhe nuk më zhgënjeu”, tregoi Shefqet Xhixha.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"