Skënderbeu shënon më pak nga të gjithë, trajneri Gvozdenoviç do të ndryshojë skemën ndaj Egnatias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2023 | 13:36

Skënderbeu shënon më pak nga të gjithë, trajneri Gvozdenoviç do të ndryshojë skemën ndaj Egnatias

Skënderbeu vjen me mungesa të rëndësishme në ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Egnatias, që do ta luajë të shtunën në orën 17:00 në Korçë.

REYRT

Trajneri Ivan Gvozdenoviç ka filluar të ndërtojnë formacionin anti-Egnatia, ndërsa i kanë prishur jo pak planet e tij qendërmbrojtësi Elvis Prençi dhe mesfushori Dean Liço, të cilët për shkak kartonësh nuk do të jenë të gatshëm ndaj rrogozhinasve. I pari u ndëshkua me karton të kuq kundër Vllaznisë, ndërsa i dyti ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë. Duke parë këto mungesa, por edhe gjendjen jo optimale që ka pasur së fundmi mesfushori titullar, Rei Pecani, Gvozdenoviç po mundohet t’i paraprijë gjithçkaje.

Trajneri i Skënderbeut është duke menduar kalimin nga një rreshtim 3-5-2 që ka pasur më së shumti këtë kampionat, në skemën 4-1-4-1, për të pasur më shumë alternativa dhe mundësi zgjedhjeje. Gjithçka do të varet nga rikuperimi i korçarit Pecani, i cili erdhi i dëmtuar pas ndeshjes me Kombëtaren U-21. Pra, dy ditë para ndeshjes, Gvozdenoviç ka dy plane për sa i përket ndërtimit të ekipit kundër Egnatias.

SULMI – Nisur nga një fazë në kampionat me një produktivitet të ulët të golave të shënuar, në kampin bardhekuq kërkojnë të ndryshojnë diçka sa i përket repartit ofensiv. Edhe në ndeshjen ndaj Vllaznisë u pa sërish që ekipi e ka të vështirë të gjejë rrugën e rrjetës dhe mbështetet kryesisht te veprimet individuale të sulmuesve, që i ulin rrezikshmërinë përpara portës. E përkthyer në shifra, Skënderbeu ka shënuar vetëm gjashtë gola në nëntë javët e para të kampionatit, duke e bërë sulmin bardhekuq më pak produktivin.

Të gjitha ekipet e Superiores shënojnë më tepër se korçarët dhe në një situatë të tillë, trajneri Gvozdenoviç ka kërkuar nga të tijtë më shumë altruizëm dhe finalizim të saktë të aksioneve të ndërtuara. Kritikat kanë qenë kryesisht për dy sulmuesit, të cilët sipas numrit një të pankinës korçare duhet që të ndryshojnë mënyrën e lojës dhe të shërbejnë më shumë për shokët e ekipit në aksionet ofensive. Deri më tani kanë realizuar nga një herë Ermir Rashica, Dean Liço, Klevis Shaqe, Ardit Nikaj dhe Juri Merlim, ndërsa një gol ka qenë autogol i shkaktuar nga Zhozelin Behiratçe i Dinamos.1

LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"