Skënderbeu merr portierin kosovar, Troshupa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2015 | 20:04

Skënderbeu merr portierin kosovar, Troshupa

troshupaPortieri kosovar, Denis Troshupa, është lojtari më i ri, që është bashkuar me skuadrën. Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e Skënderbeut në “Facebook”

Portieri është bashkuar sot me një pjesë te grupit ne “Tropikal Resort”dhe do të stërvitet nën urdhërat e Bozhiqit, së bashku me Shehin dhe Llapanjin.

Troshupa në edicionin e fundit ishte pjesë e Hajvalisë, ekip në të cilin la përshtypje shumë pozitive. 21-vjeçari nga Prishtina në këtë vit u rikthye në Kosovë, pasi më parë ka jetuar në Poloni, duke u aktivizuar edhe te skuadra Ruch Ryki.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"