Skënderbeu bie në kryeqytet, Tirana mbetet e pamposhtur (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2016 | 0:12

Skënderbeu bie në kryeqytet, Tirana mbetet e pamposhtur (VIDEO)

E fiton Tirana kryendeshjen e javës së shtatë të Kategorisë Superiore. Bardheblutë mposhtën 2-1 Tiranën në një 90-minutësh spektakolar në “Selman Stërmasi”.

Tirana feste pas Skenderbeut

Mervill kaloi në epërsi të zotët e shtëpisë me një supergol në të 14-n, ndërsa Moise dyfishoi dy minuta pas pushimit. Goli i Liridon Latifit shtatë minuta para fundit rihapi ndeshjen, por nuk u mjaftoi miqve korçarë për të shmangur disfatën e parë këtë sezon.

Ndërkohë Tirana mbetet e pamposhtur në këtë kampionat së bashku me Kukësin, me të cilin ndan vendin e dytë me 13 pikë në pritje të Partizanit që nesër pret Flamurtarin.

Festa bardheblu

Minutë pas minute

90+4′ Dëgjohet fishkëllima e fundit e Enea Jorgjit. Përpjekjet e fundit të Skënderbeut nuk japin rezultat, Tirana fiton 1-0.

Tirana feston

90+3′ Tirana bën edhe ndërrimin e tretë për të fituar sekonda të çmuara. David Domgjoni i merr vendin e Mervillit, autorit të golit të parë

90+1′ Mervill ndëshkohet me të verdhë për një faull në mesfushë.

86′ Salihi bën një faull të rrezikshëm ndaj Karabecit. Karton i verdhë për sulmuesin shkodran të Skënderbeut.

84′ Daja kryen ndërrimin e dytë duke nxjerrë nga loja autorin e golit të dytë, Moise, për Erion Vucajn.

Latifi

83′ GOL! Skënderbeu rihap lojën me Liridon Latifin. Mesfushori korçar përfiton nga një përgjumje e mbrojtjes së Tiranës dhe, i gjendur i vetëm në zonë, nuk e ka të vështirë ta shtyjë topin pas shpinës së Ilion Likës. 2-1.


80′ Argjend Mustafa është i ndëshkuari i parë te Skënderbeu, Mesfushori kosovar nuk tolerohet më nga gjyqtari pas disa ndërhyrjeve të parregullta radhazi.

77′ Ndëshkohet edhe Erion Hoxhallari për vonesë të lojës. Kartoni i tretë për mbrojtësin bardheblu, që humb kështu ndeshjen e radhës ndaj Luftëtarit në transfertë.

75′ Trajneri Agostineli e mbyll me ndërrimet. Xhejms Adenji i lë vendin sulmuesit të ri Ardit Hoxhaj.

Fanatics vs Skenderbeu

74′ Erando Karabeci ndëshkohet për një faull ndaj Salihit në mesfushë. Kartoni i parë i verdhë në një ndeshje të dominuar nga loja korrekte.

67′ Tirana bën zëvendësimin e parë. Jashtë loje Muzaka, në fushë Ruben Akua.

59′ Skënderbeu shpërdoron një rast të artë për të rihapur ndeshjen. Serxho Zhunior i ka të gjitha mundësitë ta çojë topin në rrjetë pas një pasimi të zgjuar të Xhejmsit brenda zonës. Por braziliani i sapofutur në lojë gabon krejtësisht duke gjuajtur mbi traun e portës. Shpëton Tirana.

55′ Agostineli kryen edhe ndërrimin e dytë; Masato Fukui i bën vend brazilianit Serxho Zhunior.

2-0

47′ GOL! Tirana thellon avantazhin. Moises i mjaftojnë diçka më tepër se dy minuta pas pushimit për të thyer Orges Shehin, pas një pasimi të marrë nga Mervill.

46′ Skënderbeu zbret në fushë me një ndryshim pas pushimit. Nimaga ulet në stol dhe vendin e tij e merr Orelesi në mesfushë.

Statistikat pjesa I

Statistikat e pjesës së parë

Pjesa e parë

45+1′ Përfundon pjesa gjysma e parë e lojës. Tirana 1, Skënderbeu 0. Skuadrat në dhomat e zhveshjes.

45′ Ilion Lika bllokon një aksion të rrezikshëm të Skënderbeut, duke i dhënë zgjidhje një situate që mund të bëhej problematike për Tiranën.

40′ Radas provon me të djathtën nga një goditje e lirë në një pozicion diagonal pranë zonës. Megjithatë Ilion Lika është i vëmendshëm dhe grushton topin duke larguar rrezikun.

31′-37′ Lojë e shpejtë veçanërisht në mesfushë, por që ndërpritet vazhdimisht me faulle të shkaktuar nga të dyja skuadrat.

30′ Tjetër mundësi e shpërdoruar nga skuadra bardheblu. Një aksion i shpejtë përfundon me një të majtë të pasaktë të Moise nga brenda zonës.

22′ Moktar Cise “ha” një gol praktikisht të bërë. Pasi del i vetëm përballë Shehit, sulmuesi gjuan jashtë në mënyrë të pabesueshme.

Mervill gol

14′ GOL! Tirana në avantazh. Përpjekjet e bardhebluve shpërblehen me një gol të bukur të Mervill. Hoxhallari krijon hapësirë në krahun e majtë dhe gjen në zonë Cisenë. Ky kthen topin për mesfushorin 18-vjeçar, i cili mposht Shehin me një të djathtë spektakolare nga jashtë zone.


10′ Moise depërton në zonë dhe përpiqet të kalojë Vangjelin, por mbrojtësi i Skënderbeut me këmbëngulje ia merr topin duke zgjidhur një situatë që mund të bëhej e vështirë.

3′ Kërcënimin e parë e japin miqtë. Fukui përfiton nga një përgjumje e mbrojtjes bardheblu dhe gjuan brenda zonës duke krijuar iluzionin e golit. Megjithatë, vetëm rrjetë e jashtme.

1′ Nis loja, me topin e parë që e luajnë korçarët nga mesi i fushës.

Para ndeshjes

Tirana 2 – 1 Skënderbeu (Mervill 14′, Moise 47′ / Latifi 83′)

Tirana (4-3-3): Lika; Kërçiku, Muça, Teqja, Hoxhallari; Karabeci, Muzaka (Akua 67′), Mervill (Domgjoni 90+3′); Taku, Moise (Vucaj 84′), Cise.
Trajner: Ilir Daja

Skënderbeu (4-4-2): Shehi; Vangjeli, Radas, Osmani, Mici; Fukui (Serxho Zhunior 55′), Nimaga (Orelesi 46′), Mustafa, Latifi; Xhejms (Hoxhaj 75′), Salihi.
Trajner: Andrea Agostineli

Gjyqtar: Enea Jorgji

KV: Karabeci, Hoxhallari, Mervill / Mustafa, Salihi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"