“Skadon” Pogradeci, e ardhmja pezull/ Klubi planifikon analizë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2023 | 21:13

“Skadon” Pogradeci, e ardhmja pezull/ Klubi planifikon analizë

Pogradeci ka “skaduar” totalisht. Me mbylljen e muajit maj, kanë përfunduar që të gjitha kontratat dhe zyrtarisht mund të thuhet se liqenorët nuk kanë as një staf teknik dhe as një ekip.

Burreli-Pogradeci-2

E ardhmja është e gjitha në “ajër” dhe gjithçka do të vendoset pas një takimi që do të zhvillojë kryebashkiaku Ilir Xhakolli me anëtarët e bordit dhe drejtuesit e klubit.

Në të pritet që të nxirren bilancet e sezonit 2022-2023, si edhe të vendosen “pikatet” për të riun. Pasi të bëhet analiza e hollësishme, do të vendoset nëse do të rinovohen kontratat me lojtarët që mbyllën kampionatin e fundit.

E njëjta gjë vlen edhe për trajnerin Samuel Nikaj dhe ndihmësit e tij. Kjo gjë do të merret vesh vetëm pas “samitit” që do të zhvillohet. Sidoqoftë, “Panorama Sport” mëson se një pjesë e organikës do të ruhet.

Cilësitë e tyre dihen dhe drejtuesit nuk kanë në plan që të humbasin elementë që janë të vlefshëm. Sa i përket financave ato mendohen të jenë pak më të cunguara se sezonin e kaluar, e megjithatë misioni do të jetë i njëjtë. Presidenca dhe bordi mendon të krijojë një skuadër konkurruese, që të mos diskutojë më rikthimin në Kategorinë e Parë.

REDI DANDALLAKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"