Shvajnshtaiger gati, por “pancerat” kanë problem vapën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2016 | 13:59

Shvajnshtaiger gati, por “pancerat” kanë problem vapën

Kapiteni i shtrëngoi dhëmbët dhe ia doli. Bastian Shvajnshtaiger është stërvitur normalisht ditën e djeshme dhe do të jetë nën urdhrat e trajnerit Lëv sot ndaj Francës, duke ia lehtësuar disi problemin e dëmtimeve Gjermanisë, e cila në ndeshjen me Italinë humbi edhe Gomezin, Khedirën dhe Humelsin (ky për shkak të kartonëve).

1467487506994_lc_galleryImage_Germany_s_midfielder_Bast

Shvajni pësoi një goditje në gjurin e djathtë në çerekfinalen ndaj Italisë dhe ishte në dyshim, duke munguar në stërvitje deri ditën e martë. Megjithatë, ky pushim i bëri mirë kapitenit, i cili gjatë seancës stërvitore së djeshme në Evian nuk pati asnjë problem dhe dukej në formë. Gjithsesi, aktivizimi i tij pritet më shumë gjatë ndeshjes sesa titullar. Emre Xhan, por nuk përjashtohet as ndonjë surprizë me Julian Vajgël, pritet të jetë në vend të Shvajnit nga minuta e parë sot në “Velodrom”.

Por Gjermania do të ketë një problem sot, temperaturat e larta. Në Marsejë maksimalja do të shkojë 36 gradë celsius dhe pavarësisht se do të luhet në orën 21:00, kur skuadrat të zbresin në fushë, parashikohet të jetë ende shumë vapë.

Germany v Italy - EURO 2016 - Quarter Final

Lamtumirë Evian

Nisja nga Eviani drejt Marsejës për kampionët e botës ditën e djeshme ka qenë dhe dita e fundit në vendin e grumbullimit të tyre. Ata kanë marrë të gjitha valixhet dhe nuk do të rikthehen më në Evian pas ndeshjes së sotme, por do të fluturojnë drejt Parisit në rast se presin biletën në finale ose në Berlin, Mynih apo Frankfurt nëse nuk do t’ia dalin. Plani i gjermanëve në rast kualifikimi është që të qëndrojnë edhe të premten në Marsejë dhe të shtunën të fluturojnë drejt kryeqytetit francez.

Në rast se më 10 korrik ata do të marrin një tjetër rezultat pozitiv në finale, atëherë mëngjesin e së hënës ata do t’i drejtohen Berlinit për të reklamuar trofeun e kampionit të Europës, ashtu siç bënë me atë të Kupës së Botës dy vite më parë. Nëse Gjermania eliminohet sot, atëherë trajneri dhe lojtarët do të nisen drejt Mynihut ose Frankfurtit për t’u shpërndarë më parë në drejtimet e tyre personale dhe nisur pushimet. Edhe në rast dështimi në finale, do të ndiqet i njëjti itinerar: skuadra do të niset drejt Frankfurtit ose Mynihut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"