“Shqiptarët duan t’i bëjnë fëmijët sulmues se shohin Ronaldon e Mesin”, Bushi: Broja e dija që do bëhej i madh pasi i pashë një lëvizje te U-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2021 | 14:51

“Shqiptarët duan t’i bëjnë fëmijët sulmues se shohin Ronaldon e Mesin”, Bushi: Broja e dija që do bëhej i madh pasi i pashë një lëvizje te U-19

Ditën e sotme, Kombëtarja e Shpresave ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për dy sfidat që kuqezinjtë do të luajnë ndaj Sllovenisë dhe Kosovës.

Bushi2

Në konferencën për shtyp, trajneri Alban Bushi u shpreh:

Muçi: ”Muçi është në listën tonë dhe do jetë me ne. Nëse ka dëmtime apo mungesa të rëndësishme tek ekipi A, atëherë Reja merr lojtarë te ne. Nuk kemi sulmues alternativë, pasi sulmuesit kanë qenë problemi kryesor te ne këtë edicion. 4 sulmuesit që ne kemi pasur në plan siç janë Tuci, Bullari, Çuni dhe Gjata nuk janë prej fillimit të sezonit dhe kemi improvizuar. Karricën e futëm si sulmues që është mesfushor. Sulmues të vetëm kemi Muçin dhe do të jetë problem nëse nuk do të jetë, por ai do të jetë me ne”.

Afrimi i Bajrami: ”Adrian Bajrami është një lojtar i rëndësishëm, si për U-21 ashtu edhe për Kombëtaren A në të ardhmen është vetëm i datëlindjes 2002. Ka qenë një punë mjaft e mirë e bërë nga Federata e Futbollit për ta afruar këtë lojtar me Shqipërinë, pasi ka pasur tentative edhe nga Zvicra. I uroj mirëseardhjen dhe i uroj suksese me ekipin shqiptar”.

Lëvizjet në listë: ”Normalisht lëvizjet në listë ndikojnë negativisht, por ne kemi bërë mirë edhe me lojtarët që kemi pasur. Prandaj është edhe ekip Kombëtar dhe ne mundohemi të afrojmë sa më shumë lojtarë. Kemi shumë lojtarë datëlindje 2002 dhe janë edhe për sezonin e ardhshëm me Shpresat. Alternativat janë të shumta. Nuk është se kemi pasur probleme, pasi jemi paraqitur mirë kohët e fundit me ekipin Komvbëtar dhe jam i gëzuar. Lojtarët na kanë ndjekur, kanë sakrifikuar dhe kanë bërë maksimumin pavarësisht se kundërshtari ka qenë i një niveli më të lartë se ne. Por gjithmonë them që jemi Shqipëria, një ekip modest, i vogël duhet të japim 200% për të mundur ekipe si Sllovenia dhe Çekia”.

Objektivat: ”Objektivi ynë është vendi i dytë, por ekipet e tjera në letër janë më të forta. Në letër ne jemi ekipi i katërt së bashku me Kosovën. Kemi lojtarë shumë cilësorë. Por në momentin që kemi mungesa, kemi probleme për të arritur atë që kemi thënë. Kur kemi gjithë grupin, mendoj që do të bëjmë shumë mirë. Nuk mund të kemi objektiva si Franca e Anglia. Objektivi ynë i parë është dërgimi i lojtarëve tek ekipi i parë. Ne po marrim edhe rezultate. Me Slloveninë është ndeshja më e rëndësishme. Po fituam atje do të flasim ndryshe. Po sakrifikuam mund t’ia dalim të fitojmë. Unë kam besim se mund t’ia dalim”.

Andorra: “Fillimi i mirë është gjysma e punës. Edhe Andorra është e fortë, nuk ka qenë e lehtë, pavarësisht se kemi fituar dy herë. Kanë barazuar me Anglinë, kanë mundur Turqinë. Ne gjithashtu kemi hallet tona. Këto fitore i bëjnë mirë këto fitore, e rrisin grupin dhe optimizmin. Duhet ta mendojmë që duhet të japim 200% për të fituar kundër Sllovenisë. Po ecëm me këtë mendim do të jemi shumë të suksesshëm. Suksesi më i madh do jetë që të kalojnë 4-5 lojtarë në ekipin A, që e kanë kualitetin të bëhen pjesë e kombëtares së madhe”.

Lojtarët e kampionatit shqiptar: ”Ua kemi dhënë mundësinë të gjithë lojtarëve të kampionatit. Ata që luajnë janë marrë, si lojtarët e Kukësit Tafas e Peposhi. Kishim edhe Prengën e Laçit që ka marrë pak minuta kohët e fundit. Jemi munduar t’i alternojmë, të marrim nga kampionati ynë dhe nga jashtë”.

Ndryshime në formacion: ”Do të fusim lojtarët që janë më mirë në formë dhe mendoj që grupi më i madh do të jetë ai që ka luajtur me Slloveninë. Mund të kemi disa ndryshime të vogla, por edhe mund të mos kemi”.

Dy ndeshjet më të rëndësishme të grupit: ”Çdo ndeshje është e rëndësishme për ne, për lojtarët. Kur vesh fanellën e Shqipërisë është e rëndësishme, edhe të stërvitesh e jo më të luash. Ka ndeshje prapë, nuk janë vetëm këto të dyja. Janë edhe 4 ndeshje të tjera më pas. Do jemi në lojë, pasi të gjitha ekipet janë të forta dhe do marrin pikë njëra-tjetrës. Objektivi është ndeshja e parë me Slloveninë. Nëse fitojmë kemi shumë shanse për vendin e dytë. Në mars, Shqipëria është pushim dhe mund të marrim edhe lojtarë si Kumbulla e Broja”.

E ardhmja: ” Jam mirë te Shqipëria U21 dhe ndihem krenar dhe kam përgjegjësi që drejtor Shqipërinë. Për momentin jam i fokusuar këtu ëndrra ime është që të kualifikohem në Europian me këtë ekip.

Përplasje me Kosovën për lojtarët: ”Kemi kontaktuar lojtarë të Kosovës, para se ata të bënin zgjedhjen e tyre. Disa kanë shkuar te Kosova dhe është normale mendoj. Nëse do të kishim një Kombëtare, mendoj se do të kishim një ekip shumë të fortë. Edhe ndeshja me Kosovën është shumë e rëndësishme. Do mundohemi të fitojmë, por më e rëndësishme është ndeshja e parë”.

Konkurrencë me Kosovën: ”Me Kosovën kemi konkurrencë sikur me ekipet e tjera. Nuk është diçka më ndryshe si të tjerat, si një derbi”.

Aftësi për të nuhatur sulmuesit: ”Normalisht një sulmues e dalloj më lehtë. Shqiptarët duan t’i bëjnë fëmijët sulmues sepse shohin Mesin e Ronaldon. Kemi pak mbrojtës, vetëm Pëllumbin dhe Selmanin. Alternativat e tyre janë moshë e vogël. Brojën e kam parë që do bëhet lojtar i madhe vetëm me një lëvizje te Shqipëria U-19 kur ishte Nevil Dede trajner”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"