Shpërthejnë tifozët e Luftëtarit: Teatër i shëmtuar, fajtorët të largohen sa më parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2018 | 23:17

Shpërthejnë tifozët e Luftëtarit: Teatër i shëmtuar, fajtorët të largohen sa më parë

Humbja 5-0 në Letoni dhe barazimi 3-3 në “Elbasan Arena” ka ngjallur dyshime të shumta. Luhatjet e forta të koeficentëve të basteve ngrenë shumë pikëpyetje në lidhje me golat e shënuara.Të shumta kanë qenë aludimet e tifozëve, të cilët akuzojnë skuadrën gjirokastrite për trukim.

25

“Shqiponja Bluzi” janë acaruar së tepërmi pas barazimit me gola. Nëpërmjet një njoftimi në faqen e tifozëve, ata kërkojnë largimin e të gjithë fajtorëve për këtë situatë. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë cilësuar të turpshëm “teatrin” e Luftëtarit në fushën e lojës.

luft5 luft4 luft3 luft2 luft1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"