SHORTI LIGA E EUROPËS/ Rivalë të fortë për Qazim Laçin dhe Xhixhën, përsëritet finalja e Tiranës. Milani “peshkon”…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 18, 2023 | 23:33

SHORTI LIGA E EUROPËS/ Rivalë të fortë për Qazim Laçin dhe Xhixhën, përsëritet finalja e Tiranës. Milani “peshkon”…

Liga e Europës ka hedhur sot në orën 13:00 shortin e fazës 1/16-ave në Nion të Zvicrës, ku nuk mungojnë duelet interesante.

Europa

Sfida që spikat është ajo mes Fejnordit dhe Romës, të cilat përsërisin sërish finalen e Ligës së Konferencës së 2022-shit në Tiranë, teksa holandezët kësaj radhe do të kërkojnë hakmarrje, gjë që nuk e arritën dot as një vit më parë në po këtë kompeticion në çerekfinale.

Milani ka gjetur francezët e Ren, një duel i fortë për kuqezinjtë e Piolit.

Fati nuk i ka buzëqeshur shumë Karabagut të Redon Xhixhës dhe Spartës së Qazim Laçit. Skuadra azere do të ketë përballë Bragën, ndërsa çekët do të masin forcat me Gallatasarajin.

Sfidat e tjera janë: Shahtjor-Marsejë, Lens-Fraiburg, Benfika-Tuluzë dhe Jang Bojs-Sporting.

SHORTI:

SHAHTJOR – MARSEJË

GALLATASARAJI – SPARTA PRAHA

BRAGA – KARABAG

BENFIKA – TULUZ

JANG BOJS – SPORTING

LENS – FRAIBURG

MILAN – REN

FEJNORD – ROMA

WhatsApp Image 2023-12-18 at 14.25.56 (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"