Sërish shok skuadre me Selmanin, Domgjoni me kokën pas: Faleminderit Laçit, kemi ndarë shumë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2020 | 20:03

Sërish shok skuadre me Selmanin, Domgjoni me kokën pas: Faleminderit Laçit, kemi ndarë shumë…

David Domgjoni përshëndeti për herë të fundit shokët e skuadrës së Laçit dhe klubin kurbinas pasi sot u prezantua si lojtari më i ri i turqve të Menemensporit.

1

Qendërmbrojtësi 22-vjeçar falenderoi presidentin e Laçit Pashk Laskaj për besimin e dhënë, shokët e skuadrës, të cilëve u uron suksese në këtë sezon.

Domgjoni luajti për 1 vite me Laçin ku u aktivizua dhe në ndeshjet e Europa Ligës. Te Menemenspori, ai do të jetë sërish shok skuadre me ish-kapitenin e Laçit, portierin Gentian Selmani.

2

Lamtumira e David Domgjonit drejtuar Laçit:

Jam shume i lumtur qe nga sot jam pjese e klubit @menemenspor , shpresoj qe besimin e dhene nga klubi ta shperblej duke ber maksimumin per te arritur objektivat e klubit… E gjitha kjo nuk do ishte e mundur pa ndihmen,kurajon dhe mbeshtetjen e pa fundsishme te familjes time te cilet me kane qendruar gjithmone afer..???Faliminderit shume ekipit te @k.f.laci_official ne krye me presidentin Pashk Laska, trajerave me te cilet kam punuar dhe kam mesuar shum gjera qe do ti kem gjithmone ne mendje per vazhdimsine… Dhe ne fund nje falenderim i madh per te gjith shoket e ekipit me te cilet kemi ndar gezimet dhe hidherimet bashke duke qen te bashkuar ne cdo moment si nje familje e vertete??. Ju uroj qe ky vit te ju eci sa me mbare ne te gjitha sferat e jetes

david

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"