Reali, kur stoli i rezervave vlen sa një kampionat i tërë. Nëntë lojtarë kanë shënuar 17 gola e 22 asiste

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2023 | 19:27

Reali, kur stoli i rezervave vlen sa një kampionat i tërë. Nëntë lojtarë kanë shënuar 17 gola e 22 asiste

Ky aktuali nuk është një sezon i lehtë për Realin e Madridit. Shkak janë bërë dëmtimet e shumta që kanë trazuar jo pak ujërat. Pengesë pas pengese, Ançelotit i është dashur të drejtojë anijen e tij kundër rrymës. Që në javën e parë, një pjesë e mirë e shtyllës kurrizore të ekipit iu copëtua. Në prag të duelit kundër Bilbaos u dëmtua Kurtua.

REAL

Gjatë ndeshjes kundër Bilbaos ishte radha e Militaos të thyhet pas 50 minutash lojë. Për të dy lojtarët e njëjta diagnozë, këputje e ligamenteve të kryqëzuara të gjurit. Situatë që u përsërit vetëm pak ditë më parë për mbrojtësin tjetër David Alava. Vinicius, Kamavinga, Karvahal dhe Tçuameni gjithashtu kanë kaluar (për momentin po e bëjnë këtë) nga infermieria e bardhë. Po flasim për titullarë apriori, që i kanë hapur rrugën e mundësive atyre që në fillim të sezonit shiheshin si zëvendësues. Po flasim për lojtarë si Hoselu, Brahim Diaz, Kros dhe Modriç, të cilët nuk ishin titullarë në formacionin e parë të Ançelotit.

Dhe përgjigja e tyre ka qenë e fortë. Reali i Madridit dhe Karlo Ançeloti kanë një stol kampionati. Në këtë pikë të sezonit, me vitin 2023 që është në përfundim, ata kanë shënuar 17 gola dhe kanë dhënë 22 pasime për gol. Golashënuesit më të mëdhenj të rezervistëve ose të “Njësisë B”, janë Hoselu dhe Brahim Diaz. Sulmuesi i kombëtares spanjolle ka shënuar tetë gola (dhe dy asistime), ndërsa organizatori numëron katër gola (dhe dy asistime të tjera). Tre prej golave të shënuar nga lojtari nga Malaga kanë çelur ndeshjen (Las Palmas, Braga dhe Granada). Kundër Vijarrealit ai vulosi rezultatin. Më 14 nëntor u rikthye te goli në Berlin me një dopietë (2-3).

Pa golat e tij ndaj Getafes (2-1) dhe Sociedad (2-1), Madridi do të kishte katër pikë më pak në La Liga. Ndërsa Kros, i cili shënoi golin e Realit në derbi (3-1), dhe Fran Garsia janë protagonistë absolutë me asistet e tyre, përkatësisht me gjashtë dhe pesë. Në total, lojtarët e stolit teksa e kanë nisur takimin si titullarë kanë arritur 17 gola dhe 22 asistime, shumë pranë shifrave të sezonit të kaluar dhe me më shumë se gjysmë sezoni përpara.

Në sezonin 2022-23, i udhëhequr nga 12 golat dhe tetë asistimet e Asensios dhe golin e vetëm dhe 9 pasimet vendimtare të Sebajosit, rezervistët e Realit arritën në 23 gola dhe 26 asistime. Dëmtimet po torturojnë skuadrën e bardhë, por kjo po e lejon të gjithë skuadrën të përmirësohet. Falë kësaj, për shembull, Brahim ose Hoselu kanë dalë armë vendimtare për pjesën e dytë të sezonit.

0

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"