Reali gjen zëvendësuesin e Ançelotit, gati të ulet në pankinë ish-futbollisti i madrilenëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2023 | 8:50

Reali gjen zëvendësuesin e Ançelotit, gati të ulet në pankinë ish-futbollisti i madrilenëve

Pankina ka marrë nuanca “kameleoniane” te Reali në muajt e fundit e ku egoja e Ançelotit për të drejtuar kombëtaren e Brazilit në vitin 2024, e cila koincidon me përfundimin e kontratës në “Santiago Bernabeu” i shton pasiguritë mes bashkëpunimit “Don Karlo”-Real.

cabi alonso

Prestigjiozja gjermane “Bild” tregon objektivin kryesor në “lupën” e presidentit Perez, fjala është për Ksabi Alonson. Ish-lojtari i “mbretërorëve” zhvilloi sezon fantastik në krye të Leverkusenit, duke i marrë “aspirinat” nga zona e ftohtë e deri në kualifikimin e Kupave të Europës.

Kaq ka mjaftuar në interpretimin e Perezit që ta vështrojë Ksabin si opsionin e duhur në “timonin” e nënkampionëve të La Ligës në sezonin që lamë pas. Alonso, sa herë që i është cekur pjesa e së ardhmes, nuk ka dalë nga “kornizat” e së pritshmes, duke pohuar se ndihet i lumtur te Leverkuseni.

Në listën e “mbretërorëve” spanjollë gjenden edhe “gurë” të rëndë në spektrin e trajnimit si Zinedin Zidan dhe Murinjo, pa anashkaluar Arbeloan.

Pikërisht ky i fundit gjendet në hapat e parë profesionalë, por njohja nga brenda e grupit mund të japë indikacione serioze rreth zgjedhjes përfundimtare, gjithmonë nëse Ançeloti i “jep duart” Madridit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"