Reali gjen alternativën e Mbapesë, “galaktikët” nisin tratativat për sulmuesin e Bajernit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2023 | 14:43

Reali gjen alternativën e Mbapesë, “galaktikët” nisin tratativat për sulmuesin e Bajernit

Kiljë Mbape u kthye në telenovelë të vërtetë në merkaton e verës gjatë vitit që lamë pas, ndonëse si përfundim ylli francez nuk u largua nga Parisi. Sipas “Fichajes.net”, Real Madridi e ka planifikuar Kingsli Komanin si emrin ideal për të zhdukur njëherë e mirë hijet e blerjes së Mbapesë në të ardhmen.

turam koman

Por kjo është vetëm njëra anë e skenarit, pasi përpara se të mbërrijnë tek anësori, “Madrilenët” duhet të bindin fillimisht Bajernin, i cili nga krahu tjetër ka mbajtur qëndrim stoik sa herë është diskutuar e ardhmja e yjeve, refuzimin.

27-vjeçari ka kontratë me bavarezët deri në vitin 2027, çka do të thotë se Perezi duhet të hapë thesin nëse i dëshiron vërtet shërbimet e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"