Rashiti kthim surprizë dhe Ujka si tifoz, ja pikantet e Laçi-Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2023 | 17:19

Rashiti kthim surprizë dhe Ujka si tifoz, ja pikantet e Laçi-Kukësi

Pak tifozë në ndeshjen e fundit për këtë vit në Laç, me vetëm 150 të pranishëm në stadium, edhe pse e shtunë dhe orar i përshtatshëm. “Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes Laçi-Kukësi.

406966824_717306323688403_1274208800888814724_n

* Rikthim surprizë te Kukësi. Sulmuesi Atdhe Rashiti i befasoi të gjithë, teksa u preferua nga Nica në formacion ndaj Laçit. Pas polemikave me trajnerin, ai tashmë ka sheshuar gjithçka, ndërsa mungonte që prej ndeshjes me Skënderbeun më 28 nëntor.

* Lojtarët kapen shpesh me duar në zonat respektive. Arbitri kryesor, Maletaj, u tërheq vëmendjen dhe i “kërcënon” me VAR-in. “Çdo veprim shihet në VAR, kështu që tregoni kujdes”, u bën me dije Maleta.

* Mesfushori i Kukësit, Daniel Momoh, mërzitet tek ndërrimi në fundin e pjesës së parë, aq sa ndihmësi i Nicës, Oltjon Kërnaja, përpiqet ta sqarojë edhe për arsyet e zëvendësimit.

* Kapiteni i Laçit, Serxho Ujka, mungoi në këtë ndeshje për arsye kartonësh, por u përpoq të japë ndihmën e tij nga tribuna. Mesfushori dëgjohej shpesh duke dhënë direktiva për shokët e tij.

* Në fund të ndeshjes, lojtarë të të dyja ekipeve shtrihen në fushë dhe nuk janë të kënaqur me këtë barazim, që nuk i bëri punë asnjërës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"