“Racizëm ndaj lojtarëve me ngjyrë”, Besëlidhja reagon pas sherrit në Partizani-Tirana: Kanë goditur dhe amerikanët tanë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2023 | 18:06

“Racizëm ndaj lojtarëve me ngjyrë”, Besëlidhja reagon pas sherrit në Partizani-Tirana: Kanë goditur dhe amerikanët tanë

Sherri në sfidën midis Partizanit dhe Tiranës në kampionatin e femrave të basketbollit ka sjellë reagimin e Besëlidhjes.

WhatsApp Image 2023-04-20 at 08.19.14 (1) (1)

Me anë të një reagimi, lezhjanët, të cilët janë në finalen e kampionatit të basketbollit për meshkuj kundër Tiranës, ajo i ka kërkuar FSHB-së dhe klubeve organizatorë që të merren mesa të rrepta për ndeshjet e ardhshme.

Gjithashtu, Besëlidhja ka kërkuar dhe që FSHB të përzgjedhë arbitra profesionistë, pasi janë ankuar se në ndeshjen e fundit gjyqtarët kanë lejuar sipas tyre lojën e pisët.

“Duke marrë shkas nga ndeshja e parë finale mes Besëlidhjes dhe Tiranës, problematikat e ndodhura gjatë ndeshjes, si dhe nga ndeshja e fundit e femrave Partizani-Tirana dje ku kanë ndodhur incidente dhune mes lojtareve dhe stafeve të dy ekipeve, kërkojmë nga ana e FSHB si organizatorja kryesore e Kampionatit të Basketbollit, të marrë masa dhe t’u kërkojë ekipeve organizatore shtrëngimin e masave të sigurisë si dhe lajmërimin e forcave të policisë për mbarëvajtjen e ndeshjes pa probleme dhe pa incidente.

Gjithashtu kërkojmë nga ana e FSHB që të bëjë përzgjedhje me seriozitet profesional të arbitrave të ndeshjes, pasi në ndeshjen e fundit arbitrat Edison Gjoni dhe Olti Kasmi me gjithë protestat tona të vazhdueshme kanë lejuar lojën e pisët jashtë rregullave të basketbollit, duke mos i ndëshkuar dy lojtarët e Tiranës, Strazimir dhe Alimani të cilët kanë sharë, fyer dhe goditur me grushte dhe bërryla lojtarët amerikanë gjatë lojës, por edhe jashtë lojës, duke i provokuar lojtarët amerikanë me ngjyrë dhe me fyerje raciste gjatë gjithë ndeshjes. Kjo ka ndodhur me qëllim dhe orientim nga stoli i Tiranës si dhe nga tifozët e Tiranës.

Arbitrat e ndeshjes me mosveprimet e tyre kanë lejuar lojën e egër dhe më shumë përplasje, gjë që ishte në kundërshtim me rregulloren e FSHB. Për këtë arsye, nisur dhe nga incidentet e djeshme në ndeshjen e femrave Partizani-Tirana, lojtarët tanë amerikanë kanë kërkuar mbrojtje nga Ambasada Amerikane në Shqipëri, pasi janë ndjerë të kërcënuar nga lojtarët dhe tifozët e Tiranës.

Për këtë arsye ju FSHB si organizatore e Kampionatit duhet të reagoni me masa ndëshkuese sa më shpejt dhe të garantohet loja e pastër dhe pa incidente dhune të cilat dëmtojnë imazhin e Kampionatit. Tonë.

Në dijeninë tonë, pas kërkesës së sportistëve tonë amerikanë dhe të Partizanit të femrave, Ambasada Amerikane do dërgojë përfaqësuesit e tyre prezent në ndeshje, për të garantuar jetën e qytetarëve të saj, të cilët janë ankuar se ndjehen të kërcënuar.

Ju bëjmë kërkesë dhe njëherë që arbitrat e ndeshjes mos të lejojnë gjatë ndeshjes fyerje e provokime raciste nga lojtarët në drejtim të lojtarëve amerikanë me ngjyrë”, shkruan Shoqata Eagles Basket.

PANORAMASPORT.AL

shoqata (1)

shoqataa (1)

LEXO EDHE: EKSKLUZIVE/ Skandal në basketboll! Kërcet grushti në derbin e femrave në kryeqytet, Partizani-Tirana përfundon me skena dhune

VIDEO EKSKLUZIVE/ Pamje të reja nga sherri në derbi, ja momenti kur plas grushti midis lojtareve të Partizanit dhe Tiranës

VIDEO/ “Goditje nga djem kundrejt lojtareve amerikane”, Partizani publikon pamje të reja nga sherri në derbi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"