Postuar: Prill 20, 2023 | 18:45
VIDEO EKSKLUZIVE/ Pamje të reja nga sherri në derbi, ja momenti kur plas grushti midis lojtareve të Partizanit dhe Tiranës
Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në përfundim të gjysmëfinales së basketbollit për femra midis Partizanit dhe Tiranës, ku lojtaret e të dyja skuadrave u kapën me duar me njëra-tjetrën.
Një sherr që në fillim u bënë protagoniste Antoniette Bannister e Partizanit dhe Ebi Dishnica e Tiranës, nxiti dhe lojtaret e tjera që të bëheshin pjesë e kësaj përleshjeje.
Me anë të pamjeve të siguruara nga “Panorama Sport”, shikohet momenti se si nisi e gjithë ngjarja, që më pas agravoi të dyja ekipet.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"![](https://www.panorama.com.al/sport/wp-content/static/klikoperkepanoramaonline.jpg)