Qeveria vijon presionin, “News 24” nuk do të ndalojë denoncimin e korrupsionit! Që nga java tjetër fakte dhe prova të reja me figurë e me zë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2022 | 11:54

Qeveria vijon presionin, “News 24” nuk do të ndalojë denoncimin e korrupsionit! Që nga java tjetër fakte dhe prova të reja me figurë e me zë

News24 do të vazhdojë të denoncojë me forcë korrupsionin në çdo nivel të pushtetit në Shqipëri. Në redaksinë e televizionit po përgatiten materiale që denoncojnë me fakte dhe prova të pastra korrupsionin në fusha sensitive, ku qytetarët duhet të paguajnë para në dorë zyrtarëve të shtetit.

news24

Pavarësisht presioneve dhe shantazheve të hapura mediat e “Hysenbelliu Group” do të vijojnë të bëjnë detyrën me profesionalizëm duke përcjellë me fakte dhe dokumente realitetin ashtu siç është.

Që prej pranverës së këtij viti mediat dhe bizneset e “Hysenbelliu Group” janë vënë në shënjestër të kryeministrit Rama për shkak të vijës editoriale kritike ndaj qeverisë, duke denoncuar më profesionalizëm afera prej qindra miliona euro si ato të rrugëve të florinjta, apo tenderat e luksit për pista garash me makina të Fondi Shqiptar i zhvillimit.

Me të njëjtin profesionalizëm qytetarët do të njihen javën e ardhshme me raste korrupsioni ulëritës që faktohen më prova të pakundërshtueshme me zë dhe me figurë.

Fjala e lirë sot ka një çmim të lartë, ku kryeministri urdhëron shembje të tritol të një investimi krejtësisht të rregullt si “Prestige Resort”, pronë e “Hysenbelliu Group.”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"