Pre e sulmeve racist në Spanjë, reagon Vinicius: Po kthehemi si shekuj më parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2023 | 13:07

Pre e sulmeve racist në Spanjë, reagon Vinicius: Po kthehemi si shekuj më parë

Sulmuesi i Realit të Madridit, Vinicius Zhunior, vazhdon të jetë pre e sulmeve raciste në Spanjë, duke bërë që policia spanjolle dhe prokuroria të vihen në lëvizje.

VINICIUS 2

Prej javësh në adresë të tij ka pasur ofendime gjithfarëlloj, që kanë ndikuar jo pak te sulmuesi 22- vjeçar, i cili është edhe golashënuesi më i mirë i Realit të Madridit në këtë sezon me 14 rrjeta.

Rasti më i fundit i sjelljeve me natyrë raciste ndaj tij ishte të dielën e kaluar në takimin në La Liga në Majorka. Teksa ai po nënshkruante autografe, në sfond dëgjoheshin britma “majmun, majmun”.

Sulmuesi brazilian ka shënuar edhe në takimin ndaj Al-Ahlit një nga 4 golat e fitores së Madridit, teksa vetë ai ka reaguar me anë të një postimi të ashpër në rrjetet sociale.

“Duhet të nisim sa nuk është vonë që të çojmë para drejtësisë e të ndëshkojmë të tillë persona. Në të kundërt rrezikojmë të kthehemi si shekuj më parë”, ka qenë mesazhi i Vinit në rrjetet sociale.

Për rastin e tij ka folur edhe kolegu te Reali, Rodrigo Goesh. Sipas tij, çështja e racizmit në futboll është mjaft e ndërlikuar. “E kuptoj fare mirë situatën me Viniciusin, por për fat të keq kjo punë po kthehet në modë. E shoh të vështirë që situata ta ndryshojë”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"