Pikantet e sfidës/ Lorenco Vila respekton Teutën, Daci me dedikim special

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2023 | 22:10

Pikantet e sfidës/ Lorenco Vila respekton Teutën, Daci me dedikim special

-Gjatë nxehjes mesfushori i Teutës, Erando Karabeci, ndjeu dhimbje në mes dhe për këtë mënyrë ai nuk ia doli dhe në vendin e tij u aktivizua Boçi.

bandicam 2023-12-22 18-47-48-667

-Lorenco Vila kishte disa ndeshje pa shënuar dhe pikërisht ndaj ekipit ku hodhi hapat e parë. Ai realizoi dy gola dhe natyrisht nuk festoi duke ngritur duart lart.

-Ka panik në minutën e 92- të, ku Fili arriti të realizonte golin e barazimit, por Xhaja në komunikim me VAR-in nuk e panë të rregullt. Pamjet treguan se vendimi ishte i gabuar, ku as vizat e kërkuara nga VAR-i nuk u paraqitën.

-”O Juxhin, o Juxhin, po shihe mër atë portierin e Dinamos se ka që pjesën e parë që vonon lojën”, thërret Martini nga pankina. “Ej, ej, çuna kujdes, mbylluni diagonal, kujdes topin e dytë e Mihaj”, dëgjohet të thërrasë trajneri Mehmeti.

-Numër i paktë tifozësh në Durrës, vetëm tribuna qendrore ishte deri diku e mbushur.

-Blerim Kotobelli i pezulluar dhe Ledio Beqja e ndoqën ndeshjen nga pankina, duke përkrahur shokët e tyre të ekipit.

-Në mungesë të Kotobellit, Ledio Beqjës dhe Erando Karabecit, shiritin e kapitenit e mori Asion Daja.

-Sulmuesi i Teutës, Klejdi Daci, ia dedikoi golin fizioterapistit të ekipit, Ervin Shembitraku, pasi arriti ta rikuperojë në kohë dhe ishte i bindur se do të shënonte ndaj Dinamos.

Z. QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"