Pikantet e Iskra-Laçi/ Ultras kurbinas në tribunë, “Deda” trajner me… letra. Ja çfarë nuk u pa në TV

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2022 | 16:39

Pikantet e Iskra-Laçi/ Ultras kurbinas në tribunë, “Deda” trajner me… letra. Ja çfarë nuk u pa në TV

Ndeshja Iskra-Laçi u zhvillua në stadiumin “DG Arena” të Podgoricës, teksa të pranishëm ishin rreth 1200 tifozë. Mes tyre pati edhe një grup prej 20 tifozësh që kishin udhëtuar nga Laçi për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës.

iskra laci

Për Iskra Danilovgrad kjo ndeshje nuk mund të luhej në fushën e vetë, pasi stadiumi ku zhvillojnë takimet e vlefshme për kampionatin malazez nuk i plotëson kriteret e UEFA-s për takime ndërkombëtare.

Ashtu si në takimin e parë në stadiumin “Elbasan Arena”, edhe këtë herë zyrtarisht trajner i Iskrës figuronte Dervish Haxhiosmanoviç. Ky i fundit është një emër i njohur në Shqipëri, pasi në sezonin 2000-2001 ka drejtuar Vllazninë duke e shpallur kampione.

Megjithatë, e vërteta e emrit të “Dedës” në protokollin zyrtar ka të bëjë me faktin se trajneri i parë i Iskrës, Milivoje Novoviç, nuk ka licencën UEFA Pro.

Kësisoj, ai nuk mund të licencohej si trajner i parë i Iskrës dhe klubi malazez kërkoi ndihmën e Haxhiosmanoviçit për dy ndeshjet ndaj Laçit.

Në momentin e golit të Mazrekajt, por edhe në fund, në stadium pati ovacione të shumta nga tribuna VIP. I vetmi moment që shkaktoi një situatë të tensionuar ishte në minutën e 53-të, kur Kojasheviç i Iskrës u zëvendësua dhe doli nga fusha duke ofenduar nga stolin e ekipit. Një situatë e çuditshme që u kap edhe nga kamerat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"