Pikantet e Erzeni-Tirana/ Tifozët bardheblu “zhveshin” lojtarët e tyre, kryeqytetasit rekordmenë penalltish

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2024 | 13:31

Pikantet e Erzeni-Tirana/ Tifozët bardheblu “zhveshin” lojtarët e tyre, kryeqytetasit rekordmenë penalltish

Takimi nis me një minutë vonesë. Kjo siç duket për faktin qëduhet të niste në orë të njëjtë me takimet e tjera.- Interesimi nga ana e tifozëve linte për të dëshiruar, pasi numri ityre nuk i kalonte 300. Sakaq, grupimi ultras i bardhebluve vjenpak minuta me vonesë, në limitet e golit të Abazajt.

WhatsApp Image 2024-04-19 at 15.56.25

-Në minutën e 10-të të ndeshjes ka ankth në fushë, me lojtarin eErzenit, Emanullah Blazeviç që mbetet pa frymë pas një përplasjeje. Jorgji thërret menjëherë mjekët, teksa në ndihmë të atyre tëErzenit vijnë edhe të Tiranës. Për fat të mirë, pas ndihmës mjekësore lojtari çohet në këmbë dhe vijon lojën.

– Tekniku i Erzenit, Alfred Deliallisi, tregon se nuk i ka harruar reflekset si futbollist, teksa në një moment vepron bukur me këmbë për t’i dhënë një top lojtarëve të skuadrës së tij.

– Në kohën kur lojtarët e Erzenit po protestonin për penalltinë në dëm të tyre, portieri Hasanbelli duket se i bën “presion” Abazajtqë kishte topin në duart e tij. Më pas, topin e merr Hoxhallari dhedukej se do ta gjuante ai, por në fund është sërish Abazaj qëekzekuton dhe nuk gabon.

– Lojtarët e Tiranës dhe Erzenit bëjnë një mini – nxemje para nisjes së pjesës së dytë, mesa duket për të ngrohur edhe pak muskujt.

– Gjatë kohës që lojtarët e Erzenit po futeshin në fushën e lojës pas pushimit të pjesës së parë, disa tifozë të Erzenit i kërkuan mëshumë impenjim lojtarëve. “Keni gjak ju apo jo, luani futboll aty”,ia bëhu njëri prej tyre.

– Abazaj mërzitet me Haxhiun, ku pas një kundërsulmi priste topin e tij për të dalë vetëm me portierin. Mirëpo, mesfushori preferon Patrik, me rastin që sfumohet. Edhe në dy momente të tjera Abazaj mërzitet me shokët e ekipit për mos dhënien e topit.

– Në fund të ndeshjes lojtarët e Tiranës duartrokiten dhe “zhvishen” nga tifozët, të cilët morën ndonjë bluzë si dhuratë në fund.-

Në hollin e stadiumit, Najdovski bën shaka me Jonuzajn për atë gol të shënuar nga ky i fundit, duke i folur në shqip. “Çfarë golimaestro”, ndërsa të dy më pas po qeshnin.

-Tirana është skuadra më e mirë te pika e bardhë e penalltisë.Në “Elbasan Arena” mori penalltinë e dhjetë këtë kampionat, duke e shënuar sërish me një realizim 100 përqind. Dy penalltika marrë kundër Tirana dhe në të dyja rastet, ka qenë Leon Kozi që ka pritur 11 metrat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"