Partizani firmos me Hyshmerin dhe Mitraj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2013 | 15:48

Partizani firmos me Hyshmerin dhe Mitraj

Hyshmeri me Liken, prezantohet te PartizaniMitraj me ProdaninPartizani ka bërë dy goditjet e radhës në merkaton e kësaj vere. Një mesfushor dhe një lojtar me tipare sulmuese i janë shtuar organikës së të kuqve, ndërkohë që janë prezantuar nga drejtori i përgjithshëm, Eduard Prodani, dhe trajneri Hasan Lika. Fjala është për elbasanasin Renato Hyshmeri dhe tiranasin Aldo Mitraj. I pari ka luajtur sezonin e kaluar me Teutën, madje ishte pjesë e durrsakëve edhe në dy ndeshjet e Ligës së Europës ndaj Dacias së Moldavisë, ndërsa i dyti ka qenë pjesë e Tomorit, që zbriti një kategori më poshtë. Hyshmeri ka nënshkruar një kontratë 2-vjecare me Partizanin, duke iu bashkuar ish-trajnerit të vet te “djemtë e detit”. Mitraj kishte disa kohë që stërvitej me të kuqtë, por zyrtarizimi i tij ka ardhur vetëm të martën.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"