“Pa fat ndaj Vllaznisë”, mesfushori Rabiu: Egnatia e fortë, por ndaj tyre kthehemi te fitorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2023 | 21:15

“Pa fat ndaj Vllaznisë”, mesfushori Rabiu: Egnatia e fortë, por ndaj tyre kthehemi te fitorja

Dy humbje radhazi për korçarët kanë zbehur disi atmosferën entuziaste, që qarkullonte në klubin bardhekuq. Por përtej disfatave, grupi është sërish i bashkuar e besimplotë tek ajo që mund të bëjnë për rikthimin te rezultatet pozitive.

rabiu

Për mesfushorin nigerian, Mario Rabiu, i cili po mban një peshë të madhe të mesfushës në këtë fazë të parë të sezonit, keqardhjet janë të mëdha, jo vetëm nga ndeshjet e shkuara, por edhe sa i takon javës së kaluar kur humbën ndaj Vllaznisë.

Për nigerianin, mungesa e fatit në këtë ndeshje dhe kartoni i kuq i pjesës së parë ndryshuan fatet e një takimi, që sipas tij, ishte nën kontrollin e korçarëve. “Është mbyllur një fazë e parë e kampionatit dhe në varësi të asaj që kemi treguar në fushë, duhet dhe meritonim të kishim më shumë pikë.

U referohem ndeshjeve të humbura në Korçë me Kukësin dhe Vllazninë. Sa i takon ndeshjes së fundit, ishte një takim i përcaktuar nga fati, më shumë sesa nga ajo që treguan ekipet. Mund të them se nuk meritonim humbjen, pasi e nisëm ndeshjen mirë dhe i kishim marrë iniciativën kundërshtarit. Por kartoni i kuq në pjesën e parë na prishi planet dhe na ndryshoi gjithçka që kishim përgatitur. Gjithsesi, edhe me një të kuq qëndruam mirë dhe ndeshja po shkonte barazim. Ai autogol i pafat vendosi gjithçka, mendoj unë”, theksoi fillimisht Rabiu.

EGNATIA – Në kushtet kur faza e dytë nis me një takim tëvështirë përballë Egnatias, për nigerianin do të thotë më shumëpërqendrim. Mesfushori kërkontë lihet pas gjithçka që kandodhur në dy javët e fundit dhet’i kushtohet rëndësi ndeshjes sëfundjavës.

“Është momenti që tëlëmë pas humbjet dhe të përqendrohemi te ndeshja e radhës. Duhet që të tregojmë reagim dheshpirt gare për ndeshjen ndaj Egnatias. Luajmë ndaj një ekipi të fortë dhe tejet cilësor, por edhe ne kemi kualitetet tonanë këtë skuadër.

Ndaj kemi besim se do t’ia dalim dhe do tërikthehemi te fitorja duke nisur nga kjo javë. Ekipi ka dëshirëdhe grintë dhe kjo është ajoqë ka më shumë rëndësi. Nukkemi presion dhe vijojmë me besim drejt objektivave tanë”, përfundoi mesfushori nigerian i Skënderbeut.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"