Osmani dhe Vangjeli, siguria e mbrojtjes korçare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2014 | 13:10

Osmani dhe Vangjeli, siguria e mbrojtjes korçare

Shkembi, Vangjeli dhe Osmani me kapeleDuket se pas afrimeve të Osmanit dhe Vangjelit, ekipi i Skënderbeut ka blinduar akoma edhe më shumë repartin difensiv. Në dy ndeshjet e para, ekipi bardhekuq ka shënuar tre gola duke mos pësuar asnjë, por çka është më e rëndësishmja, një prej golave është shënuar nga një mbrojtës, Tefik Osmani, në sfidën e fundit me Laçin. Kjo tregon efikasitetin e këtij reparti që pritet të jetë një nga pikat e forta të ekipit të drejtuar nga trajneri Mirel Josa. Edhe në dy-tre kampionatet e fundit, reparti mbrojtës, me në krye portierin Shehi, ka qenë një nga pikat e forta të Skënderbeut, duke i çuar korçarët drejt titullit kampion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"