Nga Redon Xhixha te Qazim Laçi dhe Marseja e Gatuzos, ja 7 kundërshtarët e mundshëm të Milanit në Ligën e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2023 | 23:59

Nga Redon Xhixha te Qazim Laçi dhe Marseja e Gatuzos, ja 7 kundërshtarët e mundshëm të Milanit në Ligën e Europës

“Ne do të shkojmë në Europa League për ta fituar atë”. Është fraza e përsëritur disa herë nga protagonistët te Milani menjëherë pas suksesit ndaj Njukastëll, që i lejoi kuqezinjtë të qëndronin në Europë.  

milan

Milani do ta nisë nga raundi i 1/16-ave,  teksa shorti i së hënës i cili do të hidhet në orën 13:00, në Nion, do të përcaktojë sfiduesin e 19 herë kampion i Italisë. 

Vazoja që përmban emrin e kundërshtarit të ardhshëm përbëhet nga 7 klube, ato që përfunduan në vendin e dytë në grupet e tyre përkatëse të Europa League.  

Më konkretisht Frajburg, Marseja e Xhenaro Gatuzos, Sparta E Pragë ku aktivizohet Qazim Laçi, Ren, Tuluz, Karabaku i Rexhon Xhixhës dhe Sportingu i Lisbonës. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"