Nga eksperienca në Botëror te aventura me Laçin, Babatunde kalon provën e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2022 | 18:17

Nga eksperienca në Botëror te aventura me Laçin, Babatunde kalon provën e parë

Mesfushori Majkël Babatunde konsiderohet si goditja e madhe e Laçit në merkaton e verës. Ish-mesfushori i kombëtares së Nigerisë hyri në fushë si zëvendësues në 15 minutat e fundit dhe me aq hapësirë që pati e kaloi provën dhe dha sinjale se Laçi ka afruar një lojtar kualitativ.

babatunde

Problem mbetet arritja e formës optimale, pasi Babatunde erdhi te Laçi pas një viti pa angazhime me klube. CV-ja e lojtarit është e pasur, teksa ka luajtur në Botërorin e 2014-ës me Nigerinë,  por edhe cilësia nuk i mungon, gjë të cilën ai e tregoi në disa momente të fundit të ndeshjes me Iskrën.

Mbase në ndeshjen e kthimit në Podgoricë trajneri Duro do t’i japë më shumë minuta në dispozicion 29- vjeçarit, që me aktivizimin e tij sikur i dha më shumë frymëmarrje ekipit në ndërtimin e aksioneve nga qendra e mesfushës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"