Në Gjermani e bëjnë çështje të mbyllur/ Pavar, gati të ndryshojë “portën” me plakushin e Sitit
Bajern-Kajli Uoker mund të cilësohet çështje e mbyllur, e ku vetëm gjetja e akordit mes palëve do t’i japë dritën jeshile arritjes së operacionit, pas marrëveshjes personale të mbrojtësit me kampionët e Bundesligës.
![]()
Pep Guardiola, sipas “mjeshtrit” të transferimeve në tregun e lojtarëve, Fabricio Romano, i ka vënë syrin Benzhamë Pavarit. Francezi nuk është i lumtur në Mynih dhe jo rrallëherë ka lënë të kuptohet se kërkon sfida të reja futbollistike. Ekziston hipoteza që Siti përveçse t’i japë në formë “dëmshpërblimi” Uokerin, plus një shumë midis 10-15 milionë euro.
Benzhamë e demonstroi në urdhrat e Tuhelit sikurse paraardhësi Nagelsman se është i aftë të kryejë me sukses pozitën edhe të shtyllës në prapavijë. Është fakt se Pep në sezonin e fundit iu largu filozofisë me lojë të shpejtë nga krahët, duke e vendosur fokusin te mesfusha e mirorganizuar dhe topat me shpinë drejt “bishës” së golit, Erling Haland.
Por me këtë lëvizje të supozuar prej burimeve konfidenciale të Romanos kuptohet se tekniku spanjoll po kërkon të risjellë frymë të re në “Etihad Stadium”. Pavar, në periudhën 2022- 2023, mund të cilësohet si ndër të paktit lojtarë që u vlerësua pozitivisht në kampin e Bajernit, pavarësisht oshilacioneve të shumta nga kolektivi, jo vetëm në Bundelsigë, duke u aktivizuar në 43 prezenca, e shoqëruar me 7 gola dhe 1 asist.
PANORAMASPORT.AL













